Connect with us

Lajme nga vendi

BDI do të dalë sot me qëndrim për vendosjen e Merkos në listën e zezë të SHBA-së

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrime (BDI) sot do të dalë me një deklaratë lidhur me vendosjen e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko në listën e zezë të SHBA-së. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili vjen nga kjo parti e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, tha se partia do të ketë qëndrim dhe deklaratë lidhur me këtë.

– Dhe aty, në lidhje me këtë, vettingu është në program dhe në përgjithësi në vend do të keni një pamje nga partia, tha Besimi.

Ai nuk ka dashur të përgjigjet se si e sheh këtë situatë dhe futjen e Merkos në listën e zezë.

– Po më pyesni për një çështje politike dhe partiake. Këtë do ta merrni sot gjatë ditës nga partia, tha Besimi.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, konsideron se është mirë të merremi me rastin e Merkos dhe institucioneve tona.

Advertisement

– Çdo sinjal nga partneri ynë strategjik duhet marrë seriozisht. E për hapat politikë dhe hapat e mëtejshëm institucionalë, sigurisht që duhet të thonë partia politike të cilës i përket zoti Merko dhe institucionet kompetente, tha Mariçiq.

Advertisement

Lajme nga vendi

Matura shtetërore do të zhvillohet në shkolla

Published

on

Provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen brenda objekteve shkollore nëse shkollat kanë hapësira të mjaftueshme në të kundërtën provimet do të realizohen në hapësirat e fakulteteve të caktuara. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve thanë se tashmë kanë pranuar kërkesën e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme që matura shtetërore mos te zhvillohet në amfiteatrot e fakulteteve përveç atyre shkollave që nuk i plotësojnë kushtet.

“Të gjitha shkollat që plotësojnë kushtet hapësinore, në përputhje me Rregulloren për Organizimin e Maturës Shtetërore, që do të thotë një metër e gjysmë distancë para dhe pas nxënësit dhe anash, kanë mundësi të japin provimin në hapësirat e mëdha që kanë në shkolla, që janë korridoret apo sallat. Për shkollat e tjera që nuk kanë mundësi të tilla ose nuk i plotësojnë kushtet hapësinore, provimi shtetëror i maturës do të organizohet në lokacione të tjera”, deklaroi Daniella Jovçevska Mihajllovska, drejtore e QSHP.

Nga UNSHM-ja thanë se maturantët tashmë kanë nisur përgatitjet për këto provime duke kujtuar se materiali mësimor ose testet e viteve të kaluara bashkë me përgjigje janë publikuar nga Qendra e Provimeve.

“Tani fillojnë edhe temat projektuese, prezentimi dhe mbrojtja e temave projektuese nga ana e nxënësve dhe shumica e profesorëve veç se kanë filluar me parapërgatitjen e nxënësve për maturën shtetërore. Ai proces besoj se ka filluar mjaft mirë shkaku se nga ana e Qendrës Shtetërore Testuese janë dorëzuar testet prej çdo viti të kaluar plus me përgjigjet e sakta kështu që nxënësit e kanë hapësirën për tu përgatitur sa i përket testit dhe normal ushtrimet dhe parapërgatitjet që i marrin nga ana e profesorëve”, deklalroi Berin Muhamed, kryetar iUNSHM-së.

Dy provimet eksterne të maturës shtetërore për vitin 2024/2025 do të zhvillohen më 31 maj dhe 11 qershor. Rreth 15 mijë maturantë janë regjistruar për të dhënë provimin.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Pallati i kulturës në ZHelinë përfundon para zgjedhjeve lokale (video)

Published

on

Komuna e Zhelinës planifikon që të aplikojë në thirrjen e qeverisë për mbështetje të projekteve infrastrukturore për fazën e dytë të pallatit të kulturës. Faza e parë ka përfunduar para dy viteve ndërsa kryetari i kësaj komune Blerim Sejdiu thotë se në thirrjen që ka hapur qeveria do të aplikohet për të marrë mjete të cilët do të jenë të destinuara për të vazhduar dhe përfunduar pjesën e brendshme të pallatit të kulturës në Zhelinë. “Që ta bëjmë të qartë, në mandatin e parë është bërë tërë konstruksioni I objektit në formën karabinë, me izolim, fasadim, dyer, dritare dhe me dysheme.Tani në mandatin e dytë duam që ta vendojmë në funksion që është faza e dytë dhe përfundimtare dhe me këtë mendoj se është sukses I madh sepse të ndërtosh një pallat të kulturës, njejtë si bulevard, janë projekte gjigande ku komunat rurale nuk janë të njohura me pallate kulture.Ajo do jetë një qendër rinore multifunksionale dhe dua që rinia mos të ri në kafe por të merret me punë kreative, artistët do të mund të performojnë artin e tyre dhe mendoj se ky do të jetë një vend shumë I qëlluar për të zhvilluar kulturën në këtë komunë”, deklaroi kryetari I komunbës së Zhelinës Blerim Sejdiu.Sejdiu premton se pallati I kulturës në Zhelinë do të përfundohet para zgjedhjeve lokale në tetor të këtij viti.“Planifikoj që të përfundojmë këtë projekt para shpalljes së zgjedhjeve lokale.Në muajin shkurt kemi aplikuar, në muajin maj pres që të fillojmë me realizimin. Ky muaj do të marrë kohë për shpalljen e tenderit dhe neve mendoj se do të na ngelin katër muaj që ta realizojmë”, deklaroi Sejdiu.Gurrëthemeli për ndërtimin e së njëjtës ishte vendosur në muajin shtator të vitit 2001, me mjete të Tav Maqedonisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sjediu mesazh Taravarit:Historia nuk i njeh ata që braktisën betejat (video)

Published

on

Arben Taravari zgjedhjen më të mirë e ka bërë kur është bashkuar me koalicionin VLEN.Dhe e ardhmja është VLEN. Kështu e ka komentuar qëndrimin e fundit të Taravarit, nënkryetari i Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu kur u pyet nga Televizioni Koha se pse Taravari thotë se brenda koalicionit nuk ka koordinim.Sejdiu theksoi se Arben Taravari kur I është bashkuar këtij koalicioni ka bërë zgjidhjen më të mirë.Por, ai ka edhe një mesazh për Taravarin. Thotë se historia i mban mend vetëm ata që kanë qëndurar në beteja.Deklarata Blerim SejdiuSejdiu nuk beson se Arben Taravari do të zgjedhë opcione tjera jashtë koalicionit VLEN.

Përplasjet e fundit në koalicionin VLEN dolën në pah, kur njëri prej artnerëve Arben Taravari publikisht tha se qytetarët janë të pakënaqur me koalicionin VLEN dhe se brenda tyre nuk ka koordinim.Këto qëndrime kanë bërë që edhe përkrahësit e partive të kenë përplasje brenda tyre në rrjetet sociale. Intervistën e plotë të nënkryetarit të Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu mund ta ndiqni pas përfundimit të edicionit të lajmeve dhe në rrjetet sociale.

Continue Reading

Më të lexuarat