Lajme nga rajoni
Tre policët e rrëmbyer dalin para gjykatës në Kralevë të Serbisë
Tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga njësitë speciale serbe ndodhen në Kralevë të Serbisë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik.
Kështu ka bërë të ditur avokati serb, Çedomir Stojkoviq.
“Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendos nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh”, ka thënë ai.
Siç ka thënë ai, e gjithë kjo duhet të vendoset deri pasdite, kur skadojnë 48-orët e “ndalimit policor”.
Tre policët shqiptarë janë rrëmbyer të mërkurën nga njësitë speciale ushtarake të Serbisë, teksa po patrullonin në territorin e Kosovës, gjegjësisht në zonën kufitare në Leposaviq.
Lajme nga rajoni
Sulmoi me thikë 4 persona në Ferizaj, kapet autori kryesor. Si u arrestua gabimisht personi i gabuar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj ditën e hënë, ku një person sulmoi me thikë katër persona në tri zona të ndryshme të qytetit.
Mirëpo, lidhur me rastin, Policia fillimisht ka arrestuar një person, e i cili më pas është liruar pasi ka rezultuar se ai u arrestua gabimisht.
Lajmin e ka konfirmuar Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
“Ditën e hënë është arrestuar një person por më pas është liruar, pasi nuk ka qenë ai i dyshuari. Sot gjatë ditës është arrestuar i dyshuari tjetër, i cili është dërguar në paraburgim. Ndaj tij është iniciuar rasti ‘”Vrasje e rëndë në tentativë’”, tha ajo.
Gjithashtu, Baftiu ka bërë të ditur se i dyshuari më herët ka qenë në burg, i dënuar për vrasje. I dyshuari është me inicialet F.I, viti i lindjes 1962.
Viktimat e sulmit janë duke u trajtuar në QKUK dhe Spitalin e Ferizajt. Sulmin e ka dënuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka pohuar se lajmi për plagosjen e qytetarëve është tronditës.
“Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore. Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj.
Lajme nga rajoni
Lajçak në Zvicër, diskuton për marrëveshjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak këtë javë do të qëndroj në Zvicër, kur do të diskutojë lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe procesin e dialogut.
Kështu ka bërë të ditur Lajçak në një postim në Facebook, ku ka theksuar se fokusi i diskutimeve do të jetë dakordimi i arritur mes palëve në takimin e fundit të kryenegociatorëve.
“Për t’u kthyer në fushën time kryesore të punës, do ta nis javën në Gjenevë të Zvicrës me diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Kjo javë gjithashtu do të fokusohet plotësisht në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit tonë të fundit të kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak.
Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, më 24 tetor zhvilluan takimin e radhës në procesin e dialogut.
Pas këtij takimi Lajçak kishte bërë të ditur se në fokus ishte avancimi dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën e Normalizimit.
Lajme nga rajoni
Drogë nga Dubai në Tiranë, sekuestrohet 26 kg kanabis, arrestohet 21-vjeçari
Një 21-vjeçar, i cili tentoi të fuste lëndë narkotike nga Dubai në Tiranë është arrestuar në aeroportin e Rinasit.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policot të koduar “Fluturimi” u vu në pranga shtetasi Brice Tchantchou, 21 vjeç, banues në Luksemburg.
“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas që do të udhëtonte nga Dubai drejt Rinasit, kishte fshehur në bagazhet e tij, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas në bashkëpunim me autoritetet doganor menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fluturimi”. Gjatë kontrollit në bagazhet e 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 kilogramë e 700 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis”, thuhet në njoftim.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./vizionplus.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve