Lajme nga vendi
Rasti “Durmo”, ekspertët e komunikacionit përjashtojnë mundësinë që rruga dhe autobusi të jenë shkaktar të aksidentit

Gjendja e rrugës dhe gjendja e autobusit të “Durmo Turs” nuk janë shkaktar të aksidentit i cili ndodhi në vitin 2019-të në Llaskarcë të Shkupit, ku humbën jetën 16 persona dhe mbi 30 të tjerë u lënduan. Këtë mes tjerash e thanë sot në seancë gjyqësore, ekspertët të cilët e kanë përgatitur superekspertizën e komunikacionit, e cila është bërë me qëllim që t’i pastrojë mendimet e ndryshme të tre ekspertizave tjera të komunikacionit, të cilat janë bërë paraprakisht, me porosi të palëve, raporton Portalb.mk.
Ekspertët e komunikacionit, sot deklaruan se ata kanë analizuar tre faktorë si shkaktar të mundshëm të aksidentit – rrugën, autobusin dhe shoferin. Siç thanë ata, prej këtyre treve, autobusi dhe rruga nuk janë shkaktarë të aksidentit. Në fakt, ashtu siç shpjeguan ekspertët, faktorin e autobusit si shkaktar të mundshëm të aksidentit, e kanë marrë të gatshëm nga ekspertët të cilët e kanë përgatitur superekspretizën makinerike.
“Koleget e makinerisë na thanë se faktori autobus nuk ka qenë arsye për aksidentin.
Ekspertiza e eksperteve makinerik na ka ndihmuar gjatë përgatitjes së superkespertizes së komunikacionit. Faktikisht të mënjanohet dilema nëse faktori njeri ose automjeti ka qenë arsye.
Sipas tyre boshti i drejtimit, nuk ka qenë arsyeja për devijimin e automjetit”, tha eksperti, Jakub Mamuti.
Ndaj përgjigjes së tij, ndërhyu kolegu i tij, Lupço Apostollovski, i cili e plotësoi duke thënë se sipas ekspertëve të makinerisë, sistemet e autobusit nuk janë arsyeja për aksidentin.
“Jo vetëm boshti drejtues, por gjithashtu edhe sistemi i drejtimit nuk ka qenë arsye për aksidentin, ashtu sikur edhe sistemi për frenim. Këto informata i morëm nga ekspertët e makinerisë”, tha Apostollovski.
Prokurori Darko Jakimovski theksoi se ekspertët, e kanë përgatitur ekspertizën duke mos sqaruar se cilat fakte i kanë marrë parasysh.
“A shkruan një fjalë në ekspertizë se e keni marrë parasysh superekspertizën makinerike, dhe që bazohemi në mendimin e tyre”, pyeti prokurori Jakimovski, disa herë ekspertin Mamuti, pas çka mori përgjigje mohuese nga ana ekspertit.
Eksperti Lupço Apostollovski tha se mendimin e tyre të përgjithshëm nuk e bazojnë vetëm në mendimin e ekspertëve makinerik.
“Ne nuk e bazojmë mendimin tonë vetëm në bazë të mendimit të ekspertëve makinerik.
Nëse merren parasysh edhe elementet tjera, do të japim përgjigje shumë më precize për mendimin tonë”, tha Apostollovski.
Ai i numëroi arsyet pse e kanë përjashtuar edhe faktorin rrugë si arsye të aksidentit.
“Nuk ka asnjë problem në lidhje me rrugën, s’ka ndonjë gropë, pengesë ose ngjashëm, apo diçka tjetër që do të ndikonte ndaj autobusit. Kur jemi te faktori rrugë dua të theksoj edhe një punë. Ekspertizat e komunikacionit atë pjese të rrugës e definojnë si kthesë të butë”, tha Apostollovski.
Pas kësaj, prokurori e pyeti “pse merreni me faktorin shofer?” dhe nuk shpjegoni për çështjen e ekspertizës së komunikacionit në aspektin e rrugës.
Eksperti tha se në disa pjesë të ekspertizës kanë sqaruar për çështjen e rrugës.
“Në faqen 4 të mendimit ka të dhëna për rrugën dhe motin. Në faqen 5, është paraqitur rruga me incizim satelitor ku mund të shihet nëse rruga është e drejtë”, tha Apostollovski duke numëruar dhe disa faqe tjera ku mes tjerash shihen edhe gjurmët.
Kjo është seanca e dytë që dëshmojnë ekspertët që e kanë përgatitur superekspertizën e komunikacionit.
Nga seanca e parë mund të lexoni: Eksperti Mamuti: Analizuam rrugën dhe shoferin pasi ekspertët e makinerisë na thanë që autobusi nuk është shkaktar
Paraprakisht, kanë dëshmuar edhe ekspertët të cilët e kanë përgatitur superekspertizën makinerike.
Avokatët e pjesëtarëve të kompanisë “Durmo Turs”, me superekspertizën makinerike, por edhe të komunikacionit pretendojnë t’ia hedhin fajin vetëm shoferit të autobusit, duke shmangur përgjegjësinë për gjendjen e rregullt teknike të autobusit. Nga ana tjetër, avokati i shoferit të autobusit, pretendon që shoferi nuk ka faj, por ka kompania, pasi që autobusi nuk ka qenë në gjendje të rregullt teknike.
Procesi gjyqësor ka filluar në shtator të vitit 2019-të. Gjykatëse e lëndës është Diana Gruevska Ilievska.
Aksidenti i autobusit ka ndodhur më 13 shkurt 2019, kur autobusi i “Durmo Tours” i cili lëvizte në linjën e rregullt Shkup-Gostivar doli nga autostrada afër fshatit Llaskarcë. 16 udhëtarë humbën jetën dhe 37 u plagosën. Në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si dhe tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik. Tre të parët akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa të tjerët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër.
“Durmo Tours” edhe sot vazhdon të punojë dhe të bartë udhëtarë.
Lajme nga vendi
Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.
Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.
Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.
“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,” vlerëson Fetai.
Lajme nga vendi
Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.
“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.
Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.
“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.
Lajme nga vendi
Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.
Nuk ka persona të lënduar.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve