Connect with us

Lajme nga vendi

Bekim Murati: Kompanitë të aplikojnë për subvencionimin e rrogave

Published

on

Të gjitha kompanitë mikro të vogla dhe të mesme mund të aplikojnë për masën subvencionimi i rrogave,Për më tepër detaje në linkun e mëposhtëm…!

https://av.gov.mk/konkurse-per-masat-aktive.nspx
https://av.gov.mk/per-punedhenesit.nspx

THIRRJE PUBLIKE PËR SUBVENCIONIMIN E PUNËSIMIT
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon Thirrje Publike për personat e papunë dhe punëdhënësit e interesuar që të marrin pjesë në masën aktive Subvencionimi i punësimit, qëllimi i së cilës është të mbështesë punësimin e personave të papunë të cilët e kanë të vështirë të kyqen në tregun e punës.
Punëdhënësve u jepet ndihmë financiare për pagesën e rrogës bruto në shumë prej 19.000,00 denarë në muaj, në kohëzgjatje prej 6 muajsh, me obligim që personin ta mbajnë në marrëdhënie pune edhe për 12 muaj shtesë.
Personat e papunë dhe punëdhënësit e interesuar mund të aplikojnë deri më datën 12.6.2023.
Informacione më të detajuara mund të merren në Klubet e Punës të 30 Qendrave të Punësimit, në kontakt telefonin 02-3111-850 lok. 5010 dhe në ueb faqen www.av.gov.mk
https://av.gov.mk/konkurse-per-masat-aktive.nspx
https://av.gov.mk/per-punedhenesit.nspx

Advertisement

Lajme nga vendi

Policia jep detaje për vdekjen e 18-vjeçarit nga Tetova, është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë

Published

on

Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH zgjodhi nënkryetarët dhe sekretarët partiakë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarët partiakë, mëson INA.

Nënkryetarë janë zgjedhur: Bujare Abazi, Gëzim Kadriu dhe Bekim Pocesta

Sekretar i Përgjithshëm: Blerant Ramadani

Sekretar Organizativ: Gadaf Uzairi

Të sapozgjedhurit do kryejnë këto detyra si ushtrues detyre deri në kongresin e ardhshëm partiak.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“Monstra” në Strasburg, avokatët dorëzojnë tre ankesa

Published

on

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri u dënuan me burg 15 dhe 9 vjet burg. Sami Luta u lirua nga akuza, në mungesë të fakteve. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat