Lajme nga vendi
Korridoret 8 dhe 10 D/ Spiroski: Kontrata ka klauzolë konfidencialiteti!

“Kontrata me Bechtel-in dhe Enka-n megjithatë ka disa modifikime, por ka edhe një klauzolë konfidencialiteti pra pika 1-12, ku thuhet se asnjë e dhënë nuk mund të publikohet pa pëlqimin e kontraktorit”. Këtë e ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Nezavisen”, Darko Spiroski – kreu i “IRD Engineering” në Maqedoninë e Veriut, kompania që do të mbikëqyrë ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10d.
“Kontrata me Bechtel-in dhe Enka-n megjithatë ka disa modifikime, por ka edhe një klauzolë konfidencialiteti, pra pika 1-12, ku thuhet se asnjë e dhënë nuk mund të publikohet pa pëlqimin e kontraktorit. Kështu që unë nuk mund të flas për detajet e kontratës, por në përgjithësi në konferenca për shtyp dhe ministri i Transportit dhe drejtori i ndërmarrjes publike kanë thënë – ky është FIDIC i kuq i modifikuar. Do të thotë ekzekutimi, pra kur punon kontraktori do të maten sasitë. Puna jonë (IRD) është të matim gjatësinë e rrugëve si dhe të kontrollojmë cilësinë e punimeve të kryera”, ka deklaruar mes tjerash në intervistë Spiroski.
Ai thekson se për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D ka një studim fizibiliteti, dhe se e njëjta është përgatitur nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
“Në bazë të atij studimi fizibiliteti, i cili është rishikuar edhe nga “Grant Thorton” (tani flas në emër të investitorit), është marrë vendimi për të vazhduar më tej me niveli i dimensionimit të infrastrukturës, pra ndërtimi i autostradës. Pra, studimi është baza për marrjen e një vendimi për investim. Sa i përket kontratës që është lidhur, ekzistojnë dy lloje të kontratave – njëra është FIDIC e kuqe dhe tjetra FIDIC e verdhë”, thekson Spiroski.zhurnal.mk
Lajme nga vendi
LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .
Lajme nga vendi
Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.
“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.
Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.
Lajme nga vendi
Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani

MPB Maqedoni njofton se dje 17.04.2025 në ora 19:30 në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, zyrtarët policorë në Bogorodicë kanë vërejtur pesë persona të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.
“Nga liria janë privuar personat L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pasi janë marrë masat dhe aktivitetet dhe për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”, në afërsi të vijës kufitare janë privuar nga liria edhe D.T.(32) dhe 49-vjeçari V.T, të dy nga Gjevgjelia”.
“Aty pranë janë gjetur dhe sekuestruar për përpunim të mëtejshëm celularë dhe personat janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve