Connect with us

Lajme nga vendi

Komisioni për Çështje Evropiane e përfundoi debatin për ndryshimet e propozuara të Ligjit për ndërtim

Published

on

Komisioni kuvendor për Çështje Evropiane sot e përmbylli debatin për amendamentet e shtruara për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar, si pjesë e pakos së ndryshimeve të pesë ligjeve lidhur me ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d, të shënuara me flamur evropian.

Seanca e Komisionit duhet të vazhdojë nesër me debatin për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për shpronësim, ndërsa pjesë e rendit të ditës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projektit për autostradën Trebenisht – Strugë – Qafthanë) dhe Korridorit 10d (aksi i autostradës Prilep – Manastir).

Si pjesë e pakos së ndryshimeve për ndërtimin e korridoreve paraprakisht Komisioni për Çështje Evropiane i votoi ndryshimet e ligjeve për marrëdhënie pune, për ndërtim dhe për planifikim urbanistik, të gjitha me procedurë të shkurtuar dhe për to është debatuar edhe në seancë plenare.

Advertisement

Lajme nga vendi

LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Published

on

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .

Continue Reading

Lajme nga vendi

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Published

on

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.

“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.

Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani

Published

on

MPB Maqedoni njofton se dje 17.04.2025 në ora 19:30 në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, zyrtarët policorë në Bogorodicë kanë vërejtur pesë persona të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.

“Nga liria janë privuar personat L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pasi janë marrë masat dhe aktivitetet dhe për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”, në afërsi të vijës kufitare janë privuar nga liria edhe D.T.(32) dhe 49-vjeçari V.T, të dy nga Gjevgjelia”.

“Aty pranë janë gjetur dhe sekuestruar për përpunim të mëtejshëm celularë dhe personat janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Continue Reading

Më të lexuarat