Connect with us

Lajme nga vendi

Penov: Katastrofat natyrore nuk varen nga ne, por mund të ndikojmë për minimizimin e pasojave

Published

on

Katastrofat natyrore shumë shpesh nuk varen nga ne, rrallë kur mundemi, veçanërisht ne shtetet më të vogla, të ndikojmë në rrjedhën e tyre. Por, të gjithë bashkë kemi përgjegjësi që të ndërtojmë sistem të masave i cili shtetet dhe bashkësitë e tona lokale do t’i bëjë më rezistues në lidhje me pasojat, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov në konferencën e sotme rajonale të organizuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) “Përgatitje për tërmete dhe rezistencë urbane”.

Ministri Penov nënvizoi se duke pasur parasysh atë se nuk mund të ndikojmë në shkakun, sigurisht mund të ndikojmë në minimizimin e pasojave, por, siç tha vetëm përmes sistemit të ndërtuar të masave të cilat pa kushtëzime do t’i respektojnë të gjithë.

“Çdo devijim mund të paguhet me jetë njeriu, ndërsa jeta e njeriut nuk ka çmim”, shtoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale.

Ai përkujtoi se para 60 vjetëve, kur më 14 tetor të vitit 1963 Asambleja e Përgjithshme e KB-së njëzëri e miratoi Rezolutën për të ofruar ndihmë për rikonstruim të Shkupit gati se tërësisht të shkatërruar.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, vlerëson se siguria në çdo pikëpamje do ta shënojë drejtimin në të cilin duhet të lëvizim gjatë 60 viteve të ardhshme.

Advertisement

Zëvendësja e përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së për Evropë dhe Azi Qendrore, Marina Valter, duke folur për tërmetet e para pak kohe në Turqi dhe Siri, por edhe në Shqipëri, Kroaci, Uzbekistan, Armeni, gjegjësisht në gjithë rajonin, tha se ata na kujtojnë se sa është me rëndësi që të investohet në rezistencë urbane dhe në luftën me rreziqet nga katastrofat.

Koordinatori ekzekutiv i Organizatës së Vullnetarëve të KB-së, Toili Kurbanov, theksoi se me emrat e rrugëve nga shumë qytete të botës, Shkupi është simbol i KB-së dhe se e sjell trashëgiminë e Organizatës Botërore, si dhe vullnetarëve të cilët ishin në vijën e parë që të përgjigjen në pasojat nga tërmeti në vitin 1963.

Ai e theksoi edhe rëndësinë e vullnetarëve të cilët edhe pse nuk mund të ofrojnë zgjidhje gjithpërfshirëse, janë të parët të cilët ndihmojnë në katastrofat natyrore, u japin shpresë njerëzve dhe se kjo përfaqëson një solidaritet të madh dhe të pazëvendësueshëm në botë.

Në organizim të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, në konferencë marrin pjesë mbi 30 ekspertë rajonalë nga lëmia e planifikimit urban, arkitekturës, si dhe profesionistë të cilët punojnë në sferën e parandalimit të katastrofave./www.koha.mk/

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat