Lajme nga rajoni
Humbja e thellë e opozitës, Flutura Açka: Fajtorët të ikin në shtëpi, e trishtueshme për ne, humbësat dhe babadumsat
Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve vendore, ku Partia Socialiste ka fituar në pjesën më të madhe të vendit. Ajo kërkon që fajtorët të ikin në shtëpi.
“E trishtueshme për ne: humbësat dhe babadumsat.
Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam.
Pjesë e humbjes sonë janë edhe showman-wt dhe show-woman-et e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi.
Keni moral të flisni ende ju për demokraci?!”, deklaron Açka.

Lajme nga rajoni
Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin
GJKKO ka lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta.
Ndërkohë, një ditë më parë, Metës iu pranua kërkesa për të lënë kafazin e qelqtë dhe të qëndrojë pranë avokatit të tij gjatë seancës.
Ndryshe nga Apeli që për çështjen e saj, Saida Dollani i tha dil nga kafazi, edhe këtë kërkesë GJKKO e refuzoi.
Lajme nga rajoni
Ka ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
Flora Brovina është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ajo ishte mjeke pediatre, poete dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Kosovë.
Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Flora Brovina ishte një nga figurat kryesore në organizimin e ndihmës për civilët dhe viktimat e dhunës. Ajo themeloi dhe drejtoi Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, e cila ofronte ndihmë mjekësore dhe psikologjike për viktimat e dhunës seksuale dhe të të drejtave të njeriut.
Në vitin 1999, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s, Brovina u arrestua nga autoritetet serbe dhe u dënua me 12 vjet burg për “aktivitet terrorist”. Ajo u lirua më 1 nëntor 2000, pas ndërhyrjes ndërkombëtare dhe largimit të forcave serbe nga Kosova. Flora Brovina u bë anëtare e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike në Kosovë (PDK) në qershor 2002 dhe e kryesisë së partisë në tetor 2006. Ajo u rizgjodh në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 2004, 2007 dhe 2010.
Lajme nga rajoni
Filloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar seanca ku do të paraqiten deklaratat përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.
Të pesë të akuzuarit përballen me akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tre vjet për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, ndërsa për Kuçin ka kërkuar nëntë muaj burgim.
Këto kërkesa janë kundërshtuar nga ekipet e Mbrojtjes, të cilat kanë kërkuar që Gjykatësi i Vetëm t’i shpallë të gjithë të akuzuarit të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, gjatë deklaratave përfundimtare ka argumentuar se nuk ka ekzistuar ndonjë grup që ka tentuar të pengojë drejtësinë. Sipas saj, provat e paraqitura nga Prokuroria për të mbështetur akuzat janë të pabazuara.
Mbrojtja ka theksuar gjithashtu se veprimet për të cilat akuzohet Thaçi nuk kanë pasur ndikim në procesin gjyqësor, duke nënvizuar se ish-presidenti akuzohet për tentativë ndërhyrjeje dhe jo për kryerjen e veprës penale.
Të gjitha ekipet e Mbrojtjes kanë përfunduar parashtrimet e tyre. Seanca pritet të vazhdojë sot nga ora 10:30, sipas kohës lokale në Kosovë, me përgjigjet dhe komentet e palëve.
Pas përfundimit të deklaratave të palëve, Gjykatësi i Vetëm do të shqyrtojë argumentet dhe provat e paraqitura para se të merret vendimi për këtë çështje.
-
Lajme nga vendi2 months agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

