Connect with us

Lajme nga vendi

VMRO-DPMNE: KOVAÇEVSKI SI KA NËN KONTROLL DISA DEPUTET | VIDEO

Published

on

Grupi i Punës për ndryshimet Kushtetuese vazhdon me punë. Pritet finalizimi i Rregullores dhe Metodologjisë për mënyrën e punës në ditët në vijim.VMRO-DPMNE nuk delegoi përfaqësues në këtë grup pune dhe mbetet në qëndrimin e në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.Nga opozitasot kanë komentuar dorëheqjen e Kryeministrit Kovaçevski dhe nëse ka nën kontroll deputetët socialdemokrat për të votuar “pro” ndryshimeve kushtetuese.

“Është e saktë se Kovaçevvski ka dorëzuar dorëheqjen, kurse Talat Xhaferi e ka grisur. Mos ta gënjejnë opinionin, le të tregojë Kovaçevski se si i është grisur dorëheqja dhe si shkoi në SHBA dhe në fund le të thotë para opinionit se cilët janë deputetët e LSDM-së nga Njësia Zgjedhore 1 dhe 2 dhe disa nga Njësia Zgjedhore 4 që kanë thënë se nuk do të votojnë për ndryshimin e kushtetutës” – tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Kryetarja e Grupit të Punës, Margarita Caca Nikolovska, dje sqaroi se nuk ka një afat kur duhet të përgatitet Nisma për ndryshimin e Kushtetutës, por paralajmëroi se pasi të konstatohen parimet do ta intensifikojnë punën.Për disa javë të ardhshme, Qeveria, pret vërtetimin e tekstit, I cili do të publikohet, do të futet në debat publik dhe do të dorëzohet në Kuvend.Grupi I punës, numëron 23 anëtarë. 10 janë ekspertë të së drejtës kushtetuese dhe ish-gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, 10 përfaqësues të partive politike dhe nga një përfaqësues nga kabinetet e Presidentit, Ministrisë së Jashtme dhe Sekretariatit për Cështje Evropiane.

 

Advertisement

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Vrasja e mjekut në Zhelezarë, tre të arrestuar

Published

on

Është arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen e mjekut amë në Zhelezarë, me çka shkon në tre numri total i të arrestuarve që dyshohen të kenë lidhje me këtë rast. Ministri Teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njoftoi se hetimi për vrasjen e shkaktuar me thikë po vazhdon edhe më tej. “Sipas informacioneve të mia është arrestuar edhe një person, pra gjithsej 3 persona. Kërkimi ka përfunduar në orët e vona të natës, vazhdohet me veprime të tjera hetimore që të mund të konfirmohet gjendja faktike”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër Teknik i punëve të brendshme.
Ministri Teknik, Toshkovski gjatë ditës së djeshme njoftoi se janë ndërmarrë 20 veprime hetimore, janë kontrolluar mbi 50 kamera, sipas të cilave, siç tha ministri, është konstatuar se motivi i vrasjes nuk lidhej me profesionin që ushtronte mjeku i vrarë. Më 21 mars në orët e vona të mbrëmjes, mjeku amë është gjetur brenda makinës së tij me 9 plagë thike në trup. Atë e kanë gjetur djemtë e tij, të cilët kishin filluar ta kërkonin që kur babai i tyre nuk ishte kthyer në shtëpi në kohën e
paraparë.TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari për marrëveshjen e Selës me Ahmetin: Nëse mendojnë që BDI-ja duhet të vazhdojë në pushtet është e drejt e tyre legjitime

Published

on

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se në rast se krahu i Selës në ASH vendos që të shkojë vetë në zgjedhje, ai është i gatshëm të jep vulat e partisë dhe të nënshkruaj propozimet e tyre, përcjell TV21.

“Nëse është arsyeja vulat pse shkojnë me BDI-në, unë para se ta mbajnë Kuvendin sot ju them përsëri, në qoftë se e mbani qëndrimin ende se mund të shkoni vetë, unë jam këtu që t’i pranojë listat me emrat që do t’i propozojnë ato për t’i nënshkruar dhe për t’i vulosur që të dalin me logon e ASH-së”, tha Taravari.

I pyetur për marrëveshjen e mundshme të ASH-krahu i Selës me BDI-në, ku ASH-së pretendohet se i premtohen 5 deputetë, Taravari the se e respekton vendimin e secilit.

“Shumë legjitime. Pavarësisht se si janë marrë vesh, unë e respektoj mendimin e çdo kujt. Unë këto dyshime i kam pasur edhe më parë, që ka afërsi dhe e kam thënë publikisht, ka afërsi të disa funksionarëve të ASH-së e BDI-në, por kjo nuk është diçka që është e jashtëzakonshme. Ata ashtu mendojnë, mendojnë që BDI-ja duhet të vazhdojë me pushtet dhe është shumë legjitime”, deklaroi Taravari.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Osmani: Mendoj që kjo do të jetë një ndër fitoret më të mëdha që kemi pasur si bllok

Published

on

Në takimin me punonjësit në arsim dhe studentët, kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani ka argumentuar se pse kandidohet si president.

“Dalim me idenë e presidentit të parë shqiptar dhe kërkojmë mbështetjen e gjithëve atyre të cilët kanë qenë të privuar nga mundësia për të pasur president, për shkak se këtu ka pasur monopole etnike dhe politike në 30 vitet e fundit, të cilët po i rrënojmë një nga një, mision pas misioni, duke e demonopolizuar shtetin dhe duke krijuar barazi të plotë. Asnjëherë duke tentuar që të dominojmë mbi të tjerët, por duke e kërkuar hisen tonë që secili të ketë mundësi të barabartë. Mendojë që kjo do të jetë një ndër fitoret më të mëdha që kemi pasur si bllok.

Ministri Osmani potencoi se këto zgjedhje do jenë jashtëzakonisht të rëndësishme. “Kujtoj që jemi në një udhëkryq të rëndësishëm historik, ku parashikueshmëria strategjike do të jetë përcaktuese se si do të jetë e ardhmja jonë e përbashkët. Një karakteristikë e veçantë e këtyre zgjedhjeve, dhe do të flas nga perspektiva partiake, për herë të parë po ridefinohet skena politike. Deri më tani, kemi pasur dy blloqe të mëdha politke, multietnike, që kanë pretenduar të udhëheqin shtetin, dhe keni pasur partitë politike shqiptare duke garuar, duke qenë partneri i vogël i blloqeve të mëdha”, tha ministri Osmani.

Continue Reading

Më të lexuarat