Lajme nga vendi
Nuk duhej flamuri europian në ligjet për korridoret | VIDEO

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Dejvid Gir, thotë nuk ishte rasti tani që flamuri europian të vendoset mbi ligjet që lidhen me ndërtimin e korridoreve. Gir madje rithekson se praktika me vendosjen e flamurit europian përdoret shumë shpesh për miratimin e disa ligjeve, që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me praktikat evropiane dhe legjislacionin evropian.
“E ngrita çështjen për përdorimin e flamurit europian për shkak se shumë shpesh përdoret ky flamur. Kjo është një çështje që ne e kemi paraqitur në raportin vjetor të komisionit Europian dhe e kemi thënë shumë qartë se përdorimi i flamurit europian duhet të përdoret vetëm në raste të veçanta dhe me konsultime paraprake, adekuate, kur bëhet fjalë për ndonjë ligj që duhet të harmonizohet me legjislativin dhe praktikën e BE-së, në nuk është ai rast tani”, pohoi Dejvid Gir, ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, transmeton Televizioni KOHA.
Ndërkohë, një debat i ashpër u zhvillua mbi ligjet e nevojshme për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D në Komisionin për çështje europiane. Në një moment Bllagica Llasovska nga VMRO-DPMNE pa marrë fjalë, filloi të fliste në foltore ndërsa kryetari i Komisionit Arbër Ademi vazhdimisht e luste që të largohet nga foltorja. Atmosfera pjesërisht u qetësua kur Ademi i dhuroi lule deputetes Gordana Siljanovska Dafkova për ditëlindjen e saj, ndërsa opozita komentoi se më mirë të hidhen lule se filxhanë për kafe.Debati filloi me shqyrtimin e amendamenteve për ligjin për marrëdhënie pune, që i dorëzoi VMRO-DPMNE, por i gjithë debati u shndërrua në replika dhe kundër replika.
Deputetët e opozitës përsëri me akuza se me flamurin europian për këto ligje, shkelet Kushtetuta dhe konventat europiane, dhe me këtë po mbrohen interesat e biznesit. Akuzave iu përgjigj Daniella Koleva nga LSDM, e cila tha se VMRO-DPMNE vetëm përhap gënjeshtra për ta penguar projektin më të madh shtetëror. Me pajtueshmëri me shkrim, punëtorët do të mund të punojnë siç punuan deri më tani.
Bajram Kadria nga BDI tha se ligjet kanë flamur europian jo vetëm që të mbrohen ligjet por edhe paratë në vlerë prej mbi 1 miliardë euro që po investohen në ndërtimin e korridorit dhe se të njëjtat duhet të kenë edhe flamur amerikan. Me replikë doli Lefkov duke akuzuar për korrupsion. Pas debatit për ligjet e duhura për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D në Komision ku debati zgjat më së shumti 2 ditë, të njëjtat kthehen në seancë plenare për miratim. /Televizioni KOHA/
Lajme nga vendi
Qeveria do t`i vlerësojë mediat nëse publikojnë lajme pozitive, negative apo neutrale!

Qeveria është në kërkim të një firme që do të bëjë softueerin për “press clipping” respektivisht që do t`i grumbullojë lajmet e publikuara dhe do t`i kategorizojë si pozitive, negative apo neutrale. Do të monitorohen të gjitha mediat duke llogaritur edhe ato online dhe mediat e shtypura.
Në specifikacioni teknik të tenderit, të publikuar në ueb-faqen e Byrosë për furnizime publike, pa buxhetin e parashikuar, thuhet se firma që do të zgjidhet, duhet të mundësojë shërbime për vlerësimin e ndikimit mediatik, selektimit, përpunimit dhe distribuimin e lajmeve të publikuara në mediat e shtypura, elektronike, të internetit dhe në rrjetet sociale.
Softueri duhet të mundësojë të dhëna për median, kush e ka publikuar lajmin dhe emrin e autorit të lajmit.
Afati përfundimtar për për paraqitjen e kompanive të interesuara është 4 Prilli.
Ndërkohë, në periudhën kur ishte shpallur ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçanë, Qeveria me shumën prej 22.8 milion denarë apo 371.000 euro ka lidhur marrëveshje me “Market Vision” dhe “IPSOS”, të cilët për dy vitet e ardhshme duhet ta masin rejtingun e Qeverisë tek qytetarët.
Lajme nga vendi
Ganiu: Në mandatin e dytë në një mënyrë kam qenë “thes boksi” në mes BDI-së dhe Izet Mexhitit

I pyetur nëse do të rikandidojë për mandatin e tretë si kryetar i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se kjo varet nga sondazhet e koalicionit VLEN.
Ganiu në “Daily Click” tha se gjithmonë ka dashur që këtë funksion ta kryejë me dy mandate, por që në mandatin e dytë ka pasur obstruksione nga ish pushteti ekzekutiv.
“Unë do të dëshiroja, por sigurisht nëse i kaloj ato, do të thosha barriera në thonjëza, sondazhet që do t’i bëjnë si VLEN, do të thotë nëse aty qëndroj mirë, më mbështesin qytetarët, atëherë do të kandidoj. Ndryshe, dëshira ime ka qenë gjithmonë që të përfundoj me dy mandate, por ky mandati i dytë, me të vërtet kam qenë i bllokuar si Çair nga të gjitha anët, sepse e dini se kemi qenë kundërshtar i pushtetit qendror.
Çairi në një anë ishte bastion i BDI-së, nga ana tjetër është dhe bastion i Izet Mexhitit, kështu që unë në një mënyrë kam qenë “thes boksi” gjatë gjithë kohës, kështu që kam qenë i penguar që të kryejë shumë nga investimet kapitale që ishin planifikuar”, tha mes tjerash Ganiu.
Lajme nga vendi
Taravari: Gjendja e pacientëve është e mirë, 8 prej tyre sot i lëshojmë në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari derisa njoftoi sot për gjendjen e pacientëve të lënduar gjatë tragjedisë së Koçanit, u shpreh se në Spitalet e Shkupit po kurohen 22 pacientë , 8 prej të cilëve gjatë ditës së sotme pritet të lëshohen në shtëpi, shkruan Alsat.
“Në klinikat e Shkupit po kurohen 22 pacientë… Sot i lëshojmë 8 pacientë, kështu që në Shkup në të gjitha spitalet do të ngelin vetëm 14 pacientë. Kemi lajme të mira edhe për pacientët të cilët mjekohen dhe shërohen jashtë vendit, mbeten vetëm 91 pacientë jashtë vendit, sepse sot kthehen 9 pacientë, 3 prej Hungarie, 2 prej Italie, 1 prej Athine, një prej Beogradit dhe një prej Suedie”, deklaroi Arben Travari, ministër i Shëndetësisë duke njoftuar se edhe gjatë ditës së nesërme pritet kthimi edhe i dy pacientëve të tjerë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve