Connect with us

Lajme nga vendi

Fillon Kongresi i pestë i gjinekologëve dhe obstetërve në Ohër

Published

on

Kongresi i pestë i gjinekologëve dhe obstetërve në Republikën e Maqedonisë së Veriut fillon sot dhe do të zgjasë deri të dielën. Do të mbahet në hotelin “Ineks Olgica” në Ohër, ndërsa organizator është Asociacioni i Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë – AGJOM.

“Kongresi është një tubim për shkëmbim shkencor, edukativ dhe social ndërmjet gjinekologëve dhe obstetërve nga vendi ynë, por edhe nga disa vende evropiane – Italia, Turqia, Malta, Portugalia, Egjipti, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Shqipëria, ndërsa është mbajtur në periudhën e javës së shëndetit të gruas, nga data 8 deri më 14 maj, do të kontribuojë në avancimin e shëndetit të gruas përmes përhapjes së njohurive të reja, promovimit të hulumtimit dhe përmes debateve dhe diskutimeve të shumta – nëpërmjet ndërveprimit me ligjëruesit dhe pjesëmarrësit, do t’i drejtojë punonjësit shëndetësor në përfundime të prekshme dhe praktike për çështjet aktuale klinike, për çështjet shëndetësore  etike dhe publike, për standardet e  trajtimit dhe rendit teknologjik”, informon organizatori.

Të shtunën nga ora 11 është parashikuar konferencë shtypi në të cilën do të mbajnë fjalim prof.dr Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, prof.dr. Gligor Tofoski, kryetar i AGJOM, si dhe prof.dr. Ana Daneva Markova, prodekane për specializime dhe subspecializime  në Fakultetin e Mjekësisë pranë USHCM-së në Shkup.

Advertisement

Lajme nga vendi

MICKOSKI: NUK KEMI INTERES PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

Published

on

Edhe përkundër asaj që i bëri thirrje opozitës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryeministri i vendit Hristijan Mickoski theksoi se kjo qeveri ka prioritet realizimin e mandatin të plotë të cilin e ka marrur prej qytetarëve. Ai e sheh si të paarsyeshme dhe në dëm të interesave të qytetarëve organizimin e zgjedhjeve e parakohshme parlamentare.

“Kjo qeveri ka mandat katër vjeçarë nga qytetarët, ka legjitimitet, duhet të përvjelim krahët dhe të punojmë për të gjithë qytetarët, nëse hyjmë në një rreth të tillë atëherë nuk do të kemi sukses që ti arrijmë qëllimet tona. Qëllimi ynë është të bëjmë diçka të mirë për qytetarët dhe atë e bëjmë çdo ditë”, theksoi kryeministri Mickoski.

Megjithatë ai u shpreh se VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në zgjedhje kurdo, por kjo nuk do të ishte në dobi të ekonomisë së vendit.

Ne jemi të gatshëm të shjkojmë në zgjedhje që nesër, por nuk qëndron aty problemi. Tani a duhet të shpenzojmë edhe 10 milion euro para të qytetarëve, të ndalojë sistemi, të mos miratojmë reforma, që edhe njëherë LSDM të përballet me një humbje edhe më të thellë se sa e kishin para katër viteve”, theksoi Mickoski, duke thënë se do të sjellin vendime të cilat janë në dobi të qytetarëve, e jo të partive.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Publikohet thirrja publike nga programi IPARD në vlerë 14 milionë euro

Published

on

Angazhimet për fermerët vazhdojnë me përdorimin e fondeve nga fondet e BE-së, me ç’rast Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural shpalli Thirrjen Publike nr. 02/2024 për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare për masën 7 të Programit IPARD 2021-2027

Mbështetja financiare në kuadër të kësaj thirrjeje publike për masën 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve” është 14,000,000.00 euro ose 862,890,000.00 denarë.

Mbështetja financiare për këtë Thirrje Publike përbëhet nga 75% fonde të siguruara nga Instrumenti i Ndihmës Paraqasëse për Zhvillim Rural të Bashkimit Evropian (IPARD) sipas Programit IPARD 2021-2027 dhe 25% fonde të siguruara nga Buxheti i Maqedonisë.

Mjetet financiare për kërkesat individuale do të ndahen si mbështetje financiare e pakthyeshme (grant) në vlerë prej:

3.1. 60% e vlerës së shpenzimeve totale të pranueshme për investimet për masën Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve.

Advertisement

Përqindja rritet deri në 70% për investimet e propozuara nga bujqit e rinj dhe/ose prodhuesit organikë të certifikuar dhe për investimet kolektive.

Përqindja e bashkëfinancimit mund të rritet edhe me 10% shtesë për investimet që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbetjeve, energjinë e rinovueshme dhe investimet të llojit për ekonomi cirkulare.

Niveli më i lartë kumulativ/kombinues i mbështetjes nuk duhet të kalojë 75%.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 20 dhjetor 2024.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Qytetarët e RMV-së vetëm nesër prej orës 9 deri në 17 mund të marrin vauçerët për inverterë

Published

on

Ministria e Energjisë do të shpërndajë vauçerë për inverter vetëm nesër gjatë orarit të punës. Qytetarët që kanë marrë vauçerë duhet ta marrin nesër nga ora 9 deri në 17, termin tjetër nuk ka. Vauçerët duhet të merren personalisht, domethënë personi që ka aplikuar. Kjo do të thotë që nëse ata nuk mund të pushojnë nga puna ose të marrin një ditë pushim nesër, vauçeri i tyre do të skadojë, transmeton Portalb.mk.

Banorët e Shkupit dhe nga komunat e rajonit planor të Shkupit, vauçerët duhet t’i marrin në qendrën sportive “Boris Trajkovski”. Në qytetet e tjera do të shpërndahen në Qendrat e Punësimit.

Kur thirrja u shpall 10 muaj më parë, Ministria e Ekonomisë tha se vauçerët do të dërgoheshin me postë për të mos krijuar turma. Mirëpo, me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së, këtë projekt e mori Ministria e re e Energjisë dhe vendosi t’i ndajë vetëm brenda një dite.

Ministria e Energjisë njoftoi pasditen e djeshme në ueb-faqen e saj se kuponët do të merren më datë 7 nëntor, e enjte. Nuk ka pasur asnjë njoftim për media apo konferencë për media që qytetarët të informohen.

Vauçerët duhet të përdoren deri më 30 Nëntor, pas këtij afati nuk janë të vlefshëm.

Advertisement

Qytetarët aplikuan për vauçerë në muajin shkurt dhe i marrin vetëm në nëntor. Për këtë projekt janë siguruar 4.1 milionë euro ose ka para për rreth 6000 vauçerë. Thirrja ka pranuar gjithsej 18.805 kërkesa pas dy thirrjeve publike. Kërkesa për shpalljen që nuk është për konsumatorët në nevojë kanë paraqitur 14.500 aplikantë dhe në shpalljen për konsumatorët të cenueshëm 4.305 aplikantë.

Sipas shpalljes publike për përkrahje financiare përmes ndarjes së vauçerëve-kupon për blerje dhe instalim të kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për konsumatorët në nevojë për vitin 2024, ofrohen vauçerë prej 27.000 denarë për personat me të ardhura të ulëta (të ardhura deri në 21.000 denarë për person beqar, 30.000 denarë për amvisëri) me dy anëtarë dhe 35.000 denarë për amvisëri me tre anëtarë). Për amvisëritë me katër anëtarë parashihet kupon prej 30.000 denarë, ndërsa për amvisëritë me pesë e më shumë anëtarë – 45.000 denarë. Gjithashtu, për konsumatorët jo të cenueshëm nga rajoni i Pellagonisë dhe Jugperëndimit janë siguruar vauçerë prej 25.000 denarë, ndërsa për rajonet e tjera nga 23.000 denarë.

Continue Reading

Më të lexuarat