Connect with us

Lajme nga vendi

Shkatërrohet një grup i organizuar kriminal ndërkombëtar, parandalohet kontrabanda e 105 kilogramë kokainë në Greqi të organizuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Published

on

Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë, Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Krimninalistike në bashkëpunim me Shërbimin për Luftë kundër Drogës në Selanik, Republika e Greqisë është realizuar rasti me tregti të palejuar me drogë narkotike kokainë, gjatë së cilës në Selanik janë sekuestruar 105 kilogramë kokainë dhe janë privuar nga liria dhjetë persona, edhe atë shtatë persona shtetas të Greqisë dhe tre persona shtetas të Republikës së Shqipërisë, kurse  në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë privuar nga liria katër persona, shtetas të RMV-së.

Siç njoftoi MPB, rasti u realizua si rezultat i shkëmbimit disa mujor të informatave dhe të bashkëpunimit të suksesshëm të vendosur me Shërbimet për Luftë kundër Tregtisë me Drogë në Selanik, për persona të cilët si anëtarë të grupit të organizuar kriminal ndërkombëtar kanë ndërmarrë një mori të veprimeve me qëlllim të furnizimit dhe transportit të drogës narkotike kokainë nga Ekuadori deri në portin e Selanikut, me qëllim pastaj kokaina të distribuohet në më shumë vende.

Kokaina në portin e Selanikut ka arritur e fshehur në tre kontejnerë të ngarkuar me banane në Ekuador, të cilat janë pororsitur dhe janë paguar nga subjekti juridik në Shkup. Pronar dhe drejtues i subjektit juridik është A.K. (70) nga Shkupi, i cili gjatë vitit 2022 ka regjistruar subjekt juridik në marrëveshje me S.G. (58) nga Gjevgjelia, me qëllim i njëjti të shfrytëzohet për importin e pemëve nga Amerika Jugore.

Pas arritjes në Selanik, kontejnerët u morën nnga një automjet mallrash me tabela të regjistrimit të Gjevgjelisë, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë M.M. (30), i cili ka qenë i angazhuar nga ana e S.G. Pasi M.M. i ka ngarkuar kontejnerët, ai me automjetin e mallrave është drejtuar në magazinën në afërsi të Selanikut. Pas një kohe të shkurtër, nga ana e Sherbimit të Drogave në Selanik në magazinë janë gjetur automjeti dhe në të janë sekustruar 105 kilogram kokainë. M.M. ka tentuar të arratiset, por pasi sot (10.05.2023) përmes zonës së gjelbër të kufirit shtetëror ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë ka hyrë në territorin tonë, ai është privuar nga liria nga ana e nëpunësve  tanë policorë.

“Në orët e mbrëmjes të datës 08.05.2023 dhe në datën 09.05.2023 nga ana e Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë, Sektorit për Tregti të Paljeuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Departamentit për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Shkup, NJPB Gjevgjeli dhe Drejtorisë së Doganave të RMV-së, me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale plotësuese, janë ndërmarrë një varg i aktiviteteve dhe masave dhe në bazë të urdhëresva për bastisje në shtëpi dhe në objekte afariste nga Gjykatës në procedurë paraprake të Gjykatës Penale Shkup, janë kryer bastisje në shtëpinë ku qëndron A.K. dhe në adresën e të cilit është regjistruar subjekti juridik ku i njëjti është pronar dhe drejtues. Gjatë bastisjeve është gjetur dhe sekuestruar dokumentacion nga ana e subjektit juridik në lidhje me furnizimin dhe transportin e pemëve nga Amerika Jugore, telefona celularë, të holla dhe sende tjera të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën e mëtejme”, bëjnë të ditur nga MPB.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe marrë dokumente nga personat juridikë në lidhje me furnizimin dhe importin e armëve nga Amerika Jugore, telefona celularë, para dhe gjëra të tjera të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën e mëtutjeshme.

Personat janë privuar nga liria dhe gjatë ditës së sotme nga ana e Njësititi për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Shkup Prokurorit Publik nga PTHP për NKOK do të ngritet kallëzim penal sipas nenit 215 paragrafi 3 i KP.

Advertisement

“Minsitria e Punëve të Brendshme vazhdon me luftën e pakompromis në parandalimin e kontrabandës me narkotikë dhe me bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me policitë e shteteve tjera në drejtim të asgjësimit të kësaj dukurie negative”, thuhet në kumtesë.

Paraprakisht, siç informoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, nga policia në Selanik sot në konferencë për shtyp njoftuan se në Greqi janë arrestuar dhjetë persona, janë sekuestruar 104 kilogramë e 665 gramë kokainë, si dhe 280.000 euro.

Kokaina në Selanik ka arritur nga Amerika Latine, e fshehur në pjesë të posaçme të një kontejneri me banane, ndërsa nga porti u transportua në një depo, që përdoret nga anëtarët e rrjetit kriminal. Burime nga policia greke kanë bërë të ditur për MIA-n se nga depoja një pjesë e drogës duhej të arrijë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa me gjasë prej andej të dërgohet në vendet e tjera evropiane.

Advertisement

Lajme nga vendi

Matura shtetërore do të zhvillohet në shkolla

Published

on

Provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen brenda objekteve shkollore nëse shkollat kanë hapësira të mjaftueshme në të kundërtën provimet do të realizohen në hapësirat e fakulteteve të caktuara. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve thanë se tashmë kanë pranuar kërkesën e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme që matura shtetërore mos te zhvillohet në amfiteatrot e fakulteteve përveç atyre shkollave që nuk i plotësojnë kushtet.

“Të gjitha shkollat që plotësojnë kushtet hapësinore, në përputhje me Rregulloren për Organizimin e Maturës Shtetërore, që do të thotë një metër e gjysmë distancë para dhe pas nxënësit dhe anash, kanë mundësi të japin provimin në hapësirat e mëdha që kanë në shkolla, që janë korridoret apo sallat. Për shkollat e tjera që nuk kanë mundësi të tilla ose nuk i plotësojnë kushtet hapësinore, provimi shtetëror i maturës do të organizohet në lokacione të tjera”, deklaroi Daniella Jovçevska Mihajllovska, drejtore e QSHP.

Nga UNSHM-ja thanë se maturantët tashmë kanë nisur përgatitjet për këto provime duke kujtuar se materiali mësimor ose testet e viteve të kaluara bashkë me përgjigje janë publikuar nga Qendra e Provimeve.

“Tani fillojnë edhe temat projektuese, prezentimi dhe mbrojtja e temave projektuese nga ana e nxënësve dhe shumica e profesorëve veç se kanë filluar me parapërgatitjen e nxënësve për maturën shtetërore. Ai proces besoj se ka filluar mjaft mirë shkaku se nga ana e Qendrës Shtetërore Testuese janë dorëzuar testet prej çdo viti të kaluar plus me përgjigjet e sakta kështu që nxënësit e kanë hapësirën për tu përgatitur sa i përket testit dhe normal ushtrimet dhe parapërgatitjet që i marrin nga ana e profesorëve”, deklalroi Berin Muhamed, kryetar iUNSHM-së.

Dy provimet eksterne të maturës shtetërore për vitin 2024/2025 do të zhvillohen më 31 maj dhe 11 qershor. Rreth 15 mijë maturantë janë regjistruar për të dhënë provimin.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Pallati i kulturës në ZHelinë përfundon para zgjedhjeve lokale (video)

Published

on

Komuna e Zhelinës planifikon që të aplikojë në thirrjen e qeverisë për mbështetje të projekteve infrastrukturore për fazën e dytë të pallatit të kulturës. Faza e parë ka përfunduar para dy viteve ndërsa kryetari i kësaj komune Blerim Sejdiu thotë se në thirrjen që ka hapur qeveria do të aplikohet për të marrë mjete të cilët do të jenë të destinuara për të vazhduar dhe përfunduar pjesën e brendshme të pallatit të kulturës në Zhelinë. “Që ta bëjmë të qartë, në mandatin e parë është bërë tërë konstruksioni I objektit në formën karabinë, me izolim, fasadim, dyer, dritare dhe me dysheme.Tani në mandatin e dytë duam që ta vendojmë në funksion që është faza e dytë dhe përfundimtare dhe me këtë mendoj se është sukses I madh sepse të ndërtosh një pallat të kulturës, njejtë si bulevard, janë projekte gjigande ku komunat rurale nuk janë të njohura me pallate kulture.Ajo do jetë një qendër rinore multifunksionale dhe dua që rinia mos të ri në kafe por të merret me punë kreative, artistët do të mund të performojnë artin e tyre dhe mendoj se ky do të jetë një vend shumë I qëlluar për të zhvilluar kulturën në këtë komunë”, deklaroi kryetari I komunbës së Zhelinës Blerim Sejdiu.Sejdiu premton se pallati I kulturës në Zhelinë do të përfundohet para zgjedhjeve lokale në tetor të këtij viti.“Planifikoj që të përfundojmë këtë projekt para shpalljes së zgjedhjeve lokale.Në muajin shkurt kemi aplikuar, në muajin maj pres që të fillojmë me realizimin. Ky muaj do të marrë kohë për shpalljen e tenderit dhe neve mendoj se do të na ngelin katër muaj që ta realizojmë”, deklaroi Sejdiu.Gurrëthemeli për ndërtimin e së njëjtës ishte vendosur në muajin shtator të vitit 2001, me mjete të Tav Maqedonisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sjediu mesazh Taravarit:Historia nuk i njeh ata që braktisën betejat (video)

Published

on

Arben Taravari zgjedhjen më të mirë e ka bërë kur është bashkuar me koalicionin VLEN.Dhe e ardhmja është VLEN. Kështu e ka komentuar qëndrimin e fundit të Taravarit, nënkryetari i Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu kur u pyet nga Televizioni Koha se pse Taravari thotë se brenda koalicionit nuk ka koordinim.Sejdiu theksoi se Arben Taravari kur I është bashkuar këtij koalicioni ka bërë zgjidhjen më të mirë.Por, ai ka edhe një mesazh për Taravarin. Thotë se historia i mban mend vetëm ata që kanë qëndurar në beteja.Deklarata Blerim SejdiuSejdiu nuk beson se Arben Taravari do të zgjedhë opcione tjera jashtë koalicionit VLEN.

Përplasjet e fundit në koalicionin VLEN dolën në pah, kur njëri prej artnerëve Arben Taravari publikisht tha se qytetarët janë të pakënaqur me koalicionin VLEN dhe se brenda tyre nuk ka koordinim.Këto qëndrime kanë bërë që edhe përkrahësit e partive të kenë përplasje brenda tyre në rrjetet sociale. Intervistën e plotë të nënkryetarit të Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu mund ta ndiqni pas përfundimit të edicionit të lajmeve dhe në rrjetet sociale.

Continue Reading

Më të lexuarat