Connect with us

Lajme nga vendi

Gjendja e rrugëve LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë  të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Duke filluar nga data 08.4.2023, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është i hapur për komunikacion të automjeteve me peshë të lejuar deri 3,5 tonë.

Nga 08.05.2023 do të fillojnë aktivitetet ndërtimore: Vendosja e rrethojës mbrojtëse në autostradën A2, seksioni Shkup – Tetovë, nga ana e firmës NSHN BITEM SHPKNJP Shkup sipas Marrëveshjes së lidhur ndërmjet Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe firmës realizuese NSHN BITEM SHPKNJP Shkup.  Në rrugën në të cilën do të kryhen punimet ndërtimore do të ketë regjim të përkohshëm të qarkullimi.

Advertisement

Nga 26.4.2023 filluan aktivitetet ndërtimore në Rrugën Shtetërore A1, në drejtim nga Demir Kapija në Negotinë, për të cilën do të ndryshohet regjimi i qarkullimit me mbylljen e plotë të autostradës në kryqëzimin Demir Kapi dhe qarkullimi do të ridrejtohet në Rrugën Rajonale R1102.

Duke filluar nga data 06.03.2023, në autostradën A1, aksi Petrovec – Katllanovë, do të fillojnë aktivitetet ndërtimore, për këtë arsye ka ndryshuar mënyra e lëvizjes së automjeteve. Qarkullimi po zhvillohet pa probleme dhe rekomandohet qasje e kujdesshme.

Sipas informacioneve të DGT Zhikoll, për shkak të punimeve ndërtimore në rrugën shtetërore A2, aksi rrugor Milladinovc-Hipodrom, komunikacioni  në autostradë do të zhvillohet sipas regjimit kohor.

Nga data 03.11.2022 filluan punimet ndërtimore në rrugën shtetërore A4, Bllacë – Shkup. Punimet ndërtimore fillojnë me mbylljen e plotë prej 11 + 056 km deri në 12 + 369 km dhe riorientimin e komunikacionit nëpër rrjetin e komunikacionit përreth.

SH.N. Ilinden – Strugë njofton se në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, në seksionin nga fshati Trebenishtë – Ohër prej datës 13.10.2022 është vendosur regjim i ndryshuar i komunikacionit. Pjesëmarrësit në komunikacion rekomandohen që t’i respektojnë sinjalizuesit e vendosur dhe ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

Advertisement

Në rrugën rajonale R1102, gjegjësisht seksioni Veles – Gradsko, për shkak të punimeve ndërtimore, aksi në fjalë do të jetë i mbyllur për qarkullim nga data 28.09.2022. në 9 muajt e ardhshëm komunikacioni do të zhvillohet sipas regjimit të përkohshëm të komunikacionit.

STRABAG AG njofton: Në bazë të Miratimit për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore A1 – aksi Veles-Negotinë, të dhënë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me numër 11-rr-46/4, nga 21.07.2022, që ka të bëjë për ndërtimin e pjesës së re Gradsko (si pjesë e autostradës A1), në pjesën e lartpërmendur do të kryhen punime ndërtimore edhe në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa do të zbatohet ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit.

Regjimi i përkohshëm do të zbatohet në të dyja akset rrugore të autostradës E-75, në zonën e ndërtimit të unazës së re Gradsko edhe atë në drejtim të pikës kufitare Bogorodicë dhe në drejtim të vendkalimit kufitar Tabanoc. Komunikacioni do të zhvillohet nëpër korsinë për komunikacion, ndërsa nuk do të mund të lëvizë në korsinë e tejkalimit.

SHN Granit SHA Shkup njofton se në pajtim me miratimin e lëshuar për regjim të përkohshëm të komunikacionit gjatë ndërtimit të autostradës A4, segmenti VK “Bllacë” – Shkup ( qarkorja “Stenkovec”) Nënaksi 1 – zgjerimi i rrugës ekzistuese A4 nga VK “Bllacë” deri në fshatin  Bllacë  në nivelin e autostradës dhe ndërtimi i një pjese të autostradës me qarkore për lidhje me rrugë lokale për në fshatin Bllacë, para pikës kufitare “Bllacë” nga 17.06.2022. në vendin e punimeve të ndërtimit zhvillohet regjim i përkohshëm i qarkullimit të dyanshëm me sinjalizues përkatës.  Komunikacioni po zhvillohet pa ndalesa.

Sipas informatës nga Shoqata e Ndërtimtarisë Pellagonia SHA Gostivar, prej të martës 05.09.2022 do të fillojnë aktivitetet ndërtimore për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në km 19+500 (afër fshatit Glloboçicë) dhe 24+000 (afër fshatit Llukovë) në rrugën rajonale R1001 aksi Strugë – Dibër. Komunikacioni po zhvillohet në mënyrë alternative dhe është rregulluar me semaforë.

Advertisement

“Stenton gradba SHPK” njofton për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore A1, segmenti Gradsko-Prilep (Farishë-Prilep), konkretisht pas urës në lumin Raec drejt Pletvarit për shkak të aktiviteteve ndërtimore nga data 02.03.2022. në lidhje me projektin Rehabilitimi i rrugës shtetërore A1, pjesa Farish-Prilep dhe do të zgjasë në12 muajt e ardhshëm. Për shkak të punimeve ndërtimore do të ketë ndryshim të qarkullimit në dy korsi, drejtuesit e mjeteve duhet t’i respektojnë sinjalizuesit e vendosur në rrugë dhe të lëvizin me shpejtësi të ulur gjatë kalimit në aksin ku po zhvillohen punimet.

Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes.

Advertisement

Lajme nga vendi

Tetovë, interesim I lartë për vaksinim

Published

on

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur sot dhe zhvillohet në 36 loakcione të vendit. Janë siguruar 70 mijë doza, ndërsa 32 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim.Në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë shihet një interesim i madh i qytetarëve për t’u vaksinuar.Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë thotë se, vaksinimi po zhvillohet pa pengesa, ndërsa tregon edhe arsyet pse duhet vaksinuar.Sipas saj, nëse ka interesim më të madh do të sigurohen doza shtesë. “Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit kemi një interesim të shtuar për vaksinim.Të gjithë qytetarët e interesuar aplikojnë në portalin vakcinacija.mk, pra bëhet fjalë për grupet e rrezikuara dhe marrin sms termin se kur të vijnë të marrin vaksinën. Janë siguruar vaksina për pesë grupet e rrezikuara, të sëmurit kronikë, personat e moshës mbi 60 vjeçare, puntorët shëndetësorë, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare dhe gratë shtatzëna.Për të gjithë këta, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar vaksina pa pagesë.Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, deri më tash ka siguruar 1700 doza të vaksinës kundër gripit sezonal” thotë Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë  Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se vaksinimi mbron pacientët kundër gripit sezonal dhe ka nivel të lartë të imunitetit, por edhe nëse infektohen simptomat janë më të vogla dhe gripi kalohet më lehtë. Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë të regjistruarit do të marrin porosi SMS për datën, orën e saktë dhe vendin ku duhet të paraqiten për vaksinim. Mjekët apelojnë që të gjithë qytetarët që janë pjesë e pesë grupeve të rrezikuara, në kohë të marrin vaksinën dhe të mbrohen nga viruset e ndryshme gjatë periudhës së ardhshme. / TV KOHA/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Visar Ganiu : Fëmijët ma rregulluan ditën që në mëngjes

Published

on

Fëmijët ma rregulluan ditën që në mëngjes, teksa mora pjesë në bazarin vjeshtor të organizuar nga kopshti “Fidani”. Ishte një aktivitet i jashtëzakonshëm, ku fëmijët, të udhëhequr me dashuri dhe përkushtim nga mësimdhënëset, kishin përgatitur ushqime të ndryshme dhe me entuziazëm i ofronin ato prindërve dhe mysafirëve. Drejtoresha e kopshtit, Gezime Bakiu, së bashku me ekipin e saj, kishin bërë një punë të shkëlqyer për të organizuar këtë aktivitet të bukur dhe domethënës për të gjithë komunitetin.
Mësimdhënëset, me përkushtim maksimal, qëndronin pranë fëmijëve në çdo hap, duke i ndihmuar dhe mbështetur gjatë procesit të shitjes. Atmosfera festive dhe bashkëpunimi shembullor mes stafit dhe fëmijëve e bënë këtë ditë një sukses të vërtetë. Ky aktivitet jo vetëm që pasuroi aftësitë sociale dhe praktike të fëmijëve, por kontribuoi edhe në forcimin e lidhjeve të komunitetit tonë, duke inkurajuar të gjithë të ndihen krenarë për angazhimin dhe punën e bërë./TV KOHA/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Miratohet ribalansi I buxhetit të komunës së Tetovës

Published

on

Është miratuar rebalansi i buxhetit të komunës së Tetovës për vitin 2024.
Në seancën e 40 të këshillit të komunës së Tetovës ishin 17 pika në rendin e ditës, ndërsa sipas kryetarit të këshillit të komunës së Tetovës
Naim Ismaili deri tek ribalansi I buxhetit të komunës së Tetovës ka ardhur për shkak të rritjes së bllok-dotacioneve si dhe rritjes së të hyrave vetenake.
Në ndërkohë, komuna e Tetovës ka pranuar një donacion nga kompania e telefonisë A1, ku bëhet fjalë për vendosjen e WI Fi falas në parkun e e
Xhamisë së Pashës dhe para qendrës për kulturë për qytetarët dhe vizitorët./ TV KOHA/ 
Continue Reading

Më të lexuarat