Lajme nga vendi
Grubi: Vendi ynë meriton të ardhme europiane, kemi histori të bujshme guximi dhe pajtimi mes popujve

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot me rastin e Ditës së Europës tha se Maqedonia si vend ka një histori të bujshme guximi dhe pajtimi mes popujve, dy pika kyçe këto të cilat kanë sjellur progresin e shtetit.
Grubi ndër të tjera tha se Maqedonia e Veriut meriton të ardhme europiane, sepse qytetarët dhe politikanët e dënjë te këtij vendi janë të orientuar drejt politikave progressive europiane.
“Të nderuar të pranishëm, të nderuar veteranë. Kontinenti ynë, vendi ynë ka histori, histori pajtimi dhe guximi. Në vitin 1991 në kishim guximin të shpallemi si shtet i pavarur, në vitin 2001 kishin guxim të bëjmë paqe dhe të ecim së bashku drejt rrugës së progresit, kemi pasur ndër vite guximin për të nënshkruar marrëveshje paqe për fqinjësi të mirë me miqtë tanë, poashtu dëshmuar se kemi guxim edhe për të ndërmarrë mbi vete sfida që vendin ta bëjmë pjesë të BE-së. Ky vend ka qytetarë dhe politikanë që kanë frymë pro amerikane dhe pro europiane. Ne jemi të vetëdijshëm se paqja dhe perspektiva vjen kur jemi bashkë dhe punojmë së bashku për vendin tonë, sepse vendi ynë meriton të ardhme europiane.”, deklaroi Grubi, përcjell PRESSonline.al
Lajme nga vendi
LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .
Lajme nga vendi
Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.
“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.
Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.
Lajme nga vendi
Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani

MPB Maqedoni njofton se dje 17.04.2025 në ora 19:30 në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, zyrtarët policorë në Bogorodicë kanë vërejtur pesë persona të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.
“Nga liria janë privuar personat L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pasi janë marrë masat dhe aktivitetet dhe për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”, në afërsi të vijës kufitare janë privuar nga liria edhe D.T.(32) dhe 49-vjeçari V.T, të dy nga Gjevgjelia”.
“Aty pranë janë gjetur dhe sekuestruar për përpunim të mëtejshëm celularë dhe personat janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve