Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, pa e dhënien e maturës nuk ka regjistrim as në universitet brenda vendit as jashtë tij

Published

on

Matura shtetërore është kërkesë për regjistrimin në universitete në vend si dhe universitete të huaja. Fakti që procesi është në ngërç dhe organizimi i provimit të maturës shqetëson maturantët të cilët planifikojnë të vazhdojnë arsimin e lartë jashtë vendit ku regjistrimet organizohen kryesisht në muajin qershor. Nëse nuk ka provim të maturës shtetërore, maturantët nuk do të mund të aplikojnë për pranim në ndonjë fakultet jashtë vendit e as në vend ku dokumenti për dhënien e provimit të maturës shtetërore është i detyrueshëm, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme u bën thirrje organeve për zgjidhjen e problemit, ndërsa Qendra Shtetërore e Provimeve njoftoi se nuk arritën marrëveshje me Ministrinë e Financave për të pasur paga më të larta.

“Për regjistrim në pothuajse të gjitha universitetet jashtë vendit kërkohet matura. Unioni i nxënësve të shkollave të mesme shpreh në vazhdimësi mbështetjen dhe simpatinë për grevën e punonjësve të QShP sepse kërkesat e tyre janë të justifikuara dhe meritojnë të marrin atë që kërkojnë. Greva është një e drejtë e garantuar me kushtetutë, por edhe e drejta për arsim është e garantuar me kushtetutë. Matura shtetërore është një proces shumë i rëndësishëm për shtetin dhe për ne maturantët, prandaj do të jetë më e keqja për ata maturantë që planifikojnë të regjistrohen jashtë vendit, sepse aty matura është edhe parakusht për regjistrim në fakultet. Në SHBA, për shembull, universitetet kërkojnë që notat t’i dërgohen sa më shpejt që kandidati të mundet”, thotë për Meta.mk Luka Paviçeviç, kryetar i Unionit.

Ai thekson se institucionet duhet të përfaqësojnë interesin e shkollës dhe të punojnë në gjetjen e një rruge që do të jetë në interes të nxënësve të shkollave të mesme dhe në interes të grevistëve.

“Ne në Union apelojmë që të veprohet me arsye dhe racionalitet dhe të gjejmë zgjidhje për këtë problem. Punonjësit e QShP-së nuk e meritojnë të kenë të ardhura kaq të ulëta, por fajin nuk e kanë maturantët që do të humbinmë shumë. Ne bëjmë thirrje për maturi dhe arsyeshmëri”, thotë Paviçeviq.

Advertisement

Maturantët nga vendi zgjedhin gjithnjë e më shumë të studiojnë në një nga katër universitetet dhe tre institutet në Slloveni. Sipas disa vlerësimeve, në këtë vend studiojnë rreth 5000 studentë nga Maqedonia. Regjistrimi në universitet në Slloveni nuk është klasik, por fillimisht në periudhën 15 janar deri më 15 maj plotësohet dhe dorëzohet aplikacion elektronik, i ashtuquajturi shprehja e interesit. Sipas kësaj, shihet se për cilat studime ka interes më të madh. Inspektimi se ku ka interes, për cilat programe studimi do të zgjasë deri më 15 maj. Mund të aplikoni për maksimum tre programe studimi në universitete të ndryshme. Pas datës 15 maj duhet të dorëzohen dokumentet, gjegjësisht të plotësohet dosja për çdo kandidat dhe ndër dokumentet e nevojshme është edhe ajo për dhënien e provimit të maturës shtetërore.

Ndryshe, Emilia Boshkovska, këshilltareë në QShP, tha se kanë pasur bisedë telefonike me përgjegjësit në Ministrinë e Financave, por nuk kanë marrë premtim për paga më të larta.

“Nuk kemi pasur takim, por në telefon na kanë thënë se u vjen keq që rrogat tona kanë qenë kaq të ulëta dhe se kontrata jonë kolektive ka qenë më pak e favorshme se Ligji për Administratën. Kjo do të thotë se nuk do të ketë rritje të pagave tona. Duke qenë se kërkesës sonë nuk i janë përgjigjur pozitivisht, greva vazhdon”, tha për Meta Boshkovska.

Ajo theksoi se nëse deri të premten nuk marrin zyrtarisht përgjigje pozitive nga Ministria e Financave, do të sigurohen që të gjendet një zgjidhje sipas së cilës do të ndryshohen datat e maturës.

“Nëse do të fillojmë punën nga e hëna, me shumë punë mund të arrijmë në këto data që janë planifikuar tani (27 maj dhe 10 qershor). Nëse jo, kalendari do të duhet të ndryshohet”, thotë ajo.

Advertisement

Matura shtetërore këtë vit do t’i përshtatet gjendjes së arsimit dhe do t’i lehtësohet kësaj gjenerate të maturantëve që u prekën më shumë nga ndërprerjet e procesit mësimor për shkak të kërcënimeve me bombë.

Në të njëjtën kohë, volumi i provimit ekstern duhet të zvogëlohet këtë vit. Do të ketë 60 deri në 80 pikë, në vend të 80 deri në 100 pikët paraprake, që do të thotë se do të ketë ulje të numrit të pyetjeve. Gjithashtu është planifikuar të ketë banka pyetjesh për provimet interne dhe këto provime do të sjellin më shumë pikë gjatë regjistrimit në fakultet.

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat