Connect with us

Lajme nga vendi

Përfaqësuesit e Asociacionit për Fibrozë Cistike në takim me ministrin e Financave

Published

on

Përfaqësuesit e Asociacionit për Fibrozë Cistike sapo u thirrën në mbledhje me ministrin e Financave. Pacientët me fibrozë cistike protestojnë sot para Ministrisë së Financave, sepse, siç thonë, nuk kanë përgjigje nga institucionet kompetente, se deri ku është puna me furnizimin e ilaçit “trikafta” për të gjithë që kanë nevojë.

Kryetari i Asociacionit për Fibrozë Cistike, Fiki Gaspar në deklaratë për mediat më parë sqaroi se protesta do të jetë para Ministrisë së Financave, sepse vlerësojnë se nëse sigurohet buxheti, punët do të jenë shumë më të shpejta.

Jozyrtarisht, siç shtoi Gaspar, në Qeveri ka kaluar, edhe 18 pacientë të marrin ilaç.

“Kjo është për tu përshëndetur, por, ne bëjmë thirrje se e kërkojmë për të gjithë pacientët. Që të mos ketë pasiguri dhe frikë te pacientët. Nëse është e saktë, do të ketë frikën nëse janë në atë numër, kur do të vijë për ta”, nënvizoi Gaspar.

Për momentin, ilaç “trikafta” marrin 12 persona.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Janevska: Nga viti i ardhshëm do të përcaktohen kuotat e fakulteteve sipas analizës së tregut të punës

Published

on

Nga viti i ardhshëm, kuotat e institucioneve të arsimit të lartë do të përcaktohen në bazë të analizës së tregut të punës dhe të dhënave të Agjencisë për Punësim, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në emisionin “Stadiumi” në Kanalin 77.

Siç thuhet në njoftim, ministrja theksoi se këtë vit nuk ka pasur kohë për të ndërhyrë në konkurs, sepse ai ishte përgatitur nga menaxhmenti i mëparshëm dhe për shkak të afatit të shkurtër, Qeveria e re duhej ta miratonte.

Sipas Janevskës, vendi nuk ka nevojë për aq shumë juristë, për dallim nga mësimdhënësit e matematikës, fizikës dhe kimisë.

Këtë vit nuk kemi pasur kohë të ndërhyjmë në konkurs, sepse ai ishte përgatitur nga menaxhmenti i mëparshëm dhe për shkak të afatit të shkurtër, Qeveria e re duhej ta miratonte pa mundësi korrigjimesh. Por analiza ka filluar. Duhet të zvogëlohen disa kuota, për shembull, Maqedonia nuk ka nevojë për aq shumë juristë, ka nevojë për mësimdhënës të matematikës, fizikës, kimisë dhe ne do t’i stimulojmë të rinjtë me bursa që të zgjedhin profesione që janë të pakta, tha Janevska.

Ministria e Arsimit dhe Kulturës shton se po mendon të vendosë provimet pranuese në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, por kjo do të diskutohet më tej.

Advertisement

– Janevska foli edhe për buxhetin për shkencën, të cilin, siç tha ajo, Qeveria synon ta rrisë nga 0,3 për qind të bruto-produktit të brendshëm në 1 për qind dhe se kjo do të ndodhë gradualisht, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aksion i policisë në një klub nate në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, kapen 8 shtetase të huaja të moshës 22 deri në 32-vjeç

Published

on

Mbrëmë (20.07.2024) në periudhën nga ora 00:00 deri në 02:00, policët e SPB Tetovë kryen një kontroll në një klub nate në rrugën rajonale Tetovë – Shkup. Gjatë kontrollit në objekt u gjetën tetë shtetase të huaja të moshës nga 22 deri në 32 vjeç nga Rusia, Moldavia dhe Shqipëria, të cilat kishin keqpërdorur qëndrimin e tyre, pra qëndronin në shtet në kundërshtim me qëllimin e deklaruar. Ato janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin e policisë për procedurë të mëtejshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lëndohet rëndë elektriçisti nga Reçica e Vogël, duke kryer punime në një shtëpi bie në kontakt me një linjë të tensionit të lartë dhe pëson djegie

Published

on

MPB ka njoftuar se me datë 19.07.2024 në orën 10:10, në SPB Tetovë është raportuar se në Qendrën e Urgjencës në Tetovë është sjellë me djegie H.I. (60) nga Reçicë e Vogël e Tetovës. Sipas raportit, ai kishte ardhur në kontakt me një linjë të tensionit të lartë gjatë punës për instalimin e rrjetit elektrik në një shtëpi në ndërtim në Kallnik të Tetovës dhe kishte pësuar djegie. Inspektimi në vendngjarje është kryer nga një ekip i SPB Tetovë dhe një inspektor i punës.

Continue Reading

Më të lexuarat