Lajme nga vendi
Mbahet seanca konstituive e grupit të punës për reformën zgjedhore | VIDEO

Grupi i punës për reforma zgjedhore ka mbajtur sot seancën konstituive ku kryetar u zgjodh Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-kryetar i KShZ-së.Ky grup punues fillimisht do të fokusohet në miratimin e ndryshimeve që kanë të bëjnë me rekomandimet dhe vërejtjet e OSBE/ODIHR-it dhe më pas pritet të përpilohet një kod i ri zgjedhor.
“Unë jam optimist për mënyrën e punës sepse shoh që përfaqësues në këtë grup punues janë persona të cilët janë nga kjo fushë dhe të cilët kohë të gjatë punojnë në këtë materie dhe shpresoj se, do të dalim me propozim dhe do të arrijmë t’i respektojmë afatet që janë të përcaktuara me disa standarde evropiane që këto ndryshime të zbatohen në periudhë 6 muaj para zgjedhjeve” – tha Aleksandar Novakovski, kryetar i grupit të punës.
I pyetur nëse në kuadër të këtij grupi punues do të ndryshohet edhe modeli zgjedhor, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, , tha se kjo nuk është prioritet.
“Të gjitha vërejtjet që janë vënë në raportit e OSBE/ODIHR-it do të inkorporohen. Sot biseduam për modalitetin se si do të jepen zgjidhje këto dhe do të diskutohen nga ana e ekspertëve por edhe nga ana e institucioneve tjera dhe mendoj që do të kenë zgjidhje konkrete ligjore për këtë punë” – deklaroi Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë.
Ndërkaq, përfaqësuesi i BDI-së Arbër Ademi, tha se janë të hapur që mbi bazë të argumenteve të diskutojmë për çfarë do lloj modeli.
“Në radhë të parë na duhet konsensus, konsensus i gjerë ndëretnik e ndërpartiak i cili do të pasqyrojë realitetin heterogjen të shoqërisë. Sot nuk u lëshuam në diskutime që kanë të bëjnë me modeli zgjedhor dhe ky grup punues nuk është i themeluar ekskluzivisht të diskutojë vetëm për këtë çështje, por edhe shumë çështje të tjera që janë të një rëndësie jetike” – tha Arbër Ademi.
VMRO – DPMNE, nuk i është përgjigjur ftesës që të merr pjesë në këtë grup punues. Megjithatë, ata propozojnë që në kuadër të ndryshime në kodin zgjedhor, të vendoset modeli me një njësi zgjedhore. Ministri Lloga i bëri thirrje VMRO-DPMNE që t’i bashkëngjiten grupit punues dhe aty t’i parashtrojnë të gjitha propozimet dhe iniciativat për reforma në legjislacionin zgjedhor.
Lajme nga vendi
LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .
Lajme nga vendi
Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.
“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.
Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.
Lajme nga vendi
Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani

MPB Maqedoni njofton se dje 17.04.2025 në ora 19:30 në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, zyrtarët policorë në Bogorodicë kanë vërejtur pesë persona të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.
“Nga liria janë privuar personat L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pasi janë marrë masat dhe aktivitetet dhe për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”, në afërsi të vijës kufitare janë privuar nga liria edhe D.T.(32) dhe 49-vjeçari V.T, të dy nga Gjevgjelia”.
“Aty pranë janë gjetur dhe sekuestruar për përpunim të mëtejshëm celularë dhe personat janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve