Connect with us

Lajme nga vendi

BDI përshëndet mbështetjen e VMRO-së për korridoret 8 dhe 10-D

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet mbështetjen e VMRO DPMNE-së për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D të shprehur nga ana e Hristijan Mickoskit.

Procesi deri në nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e korridoreve ndërmjet Qeverisë dhe konzorciumit Bechtel & Enka po zgjat tashmë më shumë se dy vjet dhe në procesin e hapur ishin të kyçur të gjithë.

Marrëveshja është obligim që deputetët njëzëri e miratuan dhe e obliguan Qeverinë të veprojë.

Projekti i ndërtimit të autostradave të Korridorit 8 dhe 10-D është një projekt ambicioz me rëndësi kombëtare për të ndërtuar 109 kilometra autostradë në 57 muaj (4 herë më shpejt se mesatarja e ndërtimit në vendin tonë) përmes një modeli të ri që e përdorin kompanitë më të mëdha dhe më me përvojë në botë.

Autostradat nuk mund t’i ndalë më askush dhe asgjë, por nëse deputetët vendosin ndryshe, projekti do të zgjasë dhe do të kushtojë shumë më tepër.

Advertisement

Për politikë të pakuptueshme ditore të bllokadave në Kuvend, qytetarët do të duhet të presin edhe disa vite për të vozitur nëpër autostradë dhe do të paguajnë pa nevojë miliona euro mjete shtesë, në vend që me ato mjete të ndërtohen shkolla, spitale, çerdhe, gazsjellës, hekurudha, autostrada tjera.

Advertisement

Lajme nga vendi

Tetovë, interesim I lartë për vaksinim

Published

on

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur sot dhe zhvillohet në 36 loakcione të vendit. Janë siguruar 70 mijë doza, ndërsa 32 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim.Në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë shihet një interesim i madh i qytetarëve për t’u vaksinuar.Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë thotë se, vaksinimi po zhvillohet pa pengesa, ndërsa tregon edhe arsyet pse duhet vaksinuar.Sipas saj, nëse ka interesim më të madh do të sigurohen doza shtesë. “Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit kemi një interesim të shtuar për vaksinim.Të gjithë qytetarët e interesuar aplikojnë në portalin vakcinacija.mk, pra bëhet fjalë për grupet e rrezikuara dhe marrin sms termin se kur të vijnë të marrin vaksinën. Janë siguruar vaksina për pesë grupet e rrezikuara, të sëmurit kronikë, personat e moshës mbi 60 vjeçare, puntorët shëndetësorë, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare dhe gratë shtatzëna.Për të gjithë këta, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar vaksina pa pagesë.Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, deri më tash ka siguruar 1700 doza të vaksinës kundër gripit sezonal” thotë Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë  Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se vaksinimi mbron pacientët kundër gripit sezonal dhe ka nivel të lartë të imunitetit, por edhe nëse infektohen simptomat janë më të vogla dhe gripi kalohet më lehtë. Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë të regjistruarit do të marrin porosi SMS për datën, orën e saktë dhe vendin ku duhet të paraqiten për vaksinim. Mjekët apelojnë që të gjithë qytetarët që janë pjesë e pesë grupeve të rrezikuara, në kohë të marrin vaksinën dhe të mbrohen nga viruset e ndryshme gjatë periudhës së ardhshme. / TV KOHA/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Visar Ganiu : Fëmijët ma rregulluan ditën që në mëngjes

Published

on

Fëmijët ma rregulluan ditën që në mëngjes, teksa mora pjesë në bazarin vjeshtor të organizuar nga kopshti “Fidani”. Ishte një aktivitet i jashtëzakonshëm, ku fëmijët, të udhëhequr me dashuri dhe përkushtim nga mësimdhënëset, kishin përgatitur ushqime të ndryshme dhe me entuziazëm i ofronin ato prindërve dhe mysafirëve. Drejtoresha e kopshtit, Gezime Bakiu, së bashku me ekipin e saj, kishin bërë një punë të shkëlqyer për të organizuar këtë aktivitet të bukur dhe domethënës për të gjithë komunitetin.
Mësimdhënëset, me përkushtim maksimal, qëndronin pranë fëmijëve në çdo hap, duke i ndihmuar dhe mbështetur gjatë procesit të shitjes. Atmosfera festive dhe bashkëpunimi shembullor mes stafit dhe fëmijëve e bënë këtë ditë një sukses të vërtetë. Ky aktivitet jo vetëm që pasuroi aftësitë sociale dhe praktike të fëmijëve, por kontribuoi edhe në forcimin e lidhjeve të komunitetit tonë, duke inkurajuar të gjithë të ndihen krenarë për angazhimin dhe punën e bërë./TV KOHA/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Miratohet ribalansi I buxhetit të komunës së Tetovës

Published

on

Është miratuar rebalansi i buxhetit të komunës së Tetovës për vitin 2024.
Në seancën e 40 të këshillit të komunës së Tetovës ishin 17 pika në rendin e ditës, ndërsa sipas kryetarit të këshillit të komunës së Tetovës
Naim Ismaili deri tek ribalansi I buxhetit të komunës së Tetovës ka ardhur për shkak të rritjes së bllok-dotacioneve si dhe rritjes së të hyrave vetenake.
Në ndërkohë, komuna e Tetovës ka pranuar një donacion nga kompania e telefonisë A1, ku bëhet fjalë për vendosjen e WI Fi falas në parkun e e
Xhamisë së Pashës dhe para qendrës për kulturë për qytetarët dhe vizitorët./ TV KOHA/ 
Continue Reading

Më të lexuarat