Connect with us

Lajme nga vendi

Zv. drejtori i burgut të Idrizovës: Nuk kam pasur kërcënime, nuk i di arsyet e djegies së veturës

Published

on

Zv. drejtori i Burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi thotë se nuk e dinë arsyen për djegien e veturës zyrtare të cilën e ka përdorur. Ai thotë se nuk ka pasur ndonjë kërcënim paraprak, ndërsa autoritetet që kanë bërë ekspertizën thonë se shkak i zjarrit mund të jetë edhe instalimi elektrik i veturës.

“Mbrëmë rreth orës 20.45 kam hyrë në xhami, në ora 21.15 është dhënë alarmi se jashtë digjet një automjet. Kanë ndihmuar banorët në shuarjen e zjarrit. E kemi paraqitur rastin në organet e rendit të cilët kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekspertizën.

Sipas ekspertëve, të dhënat fillestare flasin se zjarri është shkaktuar vetë si pasojë e ndonjë difekti elektronik. Nuk mund të them se ky rast ka të bëjë me rastin e disa ditëve më parë kur një polici të burgut i cili kishte kërcënime ju dogj automjeti, pasi nuk kam pasur ndonjë kërcënim nga dikush, por këtë duhet ta konfirmojnë ekspertët dhe policia”, deklaroi për “Alsat” Femi Jonuzi, zv. drejtor i Burgut – Idrizovë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë rastin dhe thonë se i kanë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Advertisement

Lajme nga vendi

(VIDEO) Rritet çmimi i sigurimit të veturave! 15,44% për makinat me mbi 44 kilovat fuqi

Published

on

Ky është mendimi i Refik Tahirit, punonjës në një kontroll teknik, pas vendimit të djeshëm të kompanive të sigurimeve për ta shtrenjtuar për 15.44% sigurimin e veturave që janë mbi 44 kilovat fuqi. Tahiri thotë se për këtë janë njoftuar dje dhe kjo u ka shkaktuar problem me klientët pasi që para 2-3 ditëve i kanë informuar me çmimet e vjetra.

“Nuk kishim informacione nga byroja për sigurimet shtetërore që është, vetëm se kemi parë që kemi çmime të ndryshme në sistem.
-A mund të na e sqaroni pak, kjo vetëm për veturat apo edhe për automjetet tjera dhe sa % është rritur?
-Për të gjitha kategoritë e veturave. Këtu e kam bërë një statistikë vetëm ata vetura që janë deri 44 kilovat fuqi nuk kanë ndryshuar çmimet. Mbi 44 kilovat çdo kategori e veturave ka ndryshuar çmimi edhe atë një çmim drastik nga 15% në sigurim”, tha Refik Tahiri, punonjës në kontroll teknik.

Për këtë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, i cili tha se është e papranueshme rritja e shumës së policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve.

“Kjo mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë, apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimeve, sepse tarifa me ato rritje është dorëzuar dy herë në Qeveri dhe po dy herë nuk është miratuar në seancën e Qeverisë. Kjo është një mënyrë manipuluese me të cilën, jashtë procedurës së paraparë, kompanitë e sigurimeve gjejnë mënyrën për të rritur çmimin e auto-sigurimeve në kurriz të qytetarëve. Ky është një shembull i shtetit të thellë që duhet çrrënjosur”, tha Bytyqi.

Sipas Agjencisë për supervizion të sigurimit, rritja e çmimit të polisave për sigurim të detyrueshëm të automobilave është hap i paarsyeshëm i kompanive të sigurimit. Për këtë arsye ASS i informoi dhe dërgoi propozim deri te Ministria e financave, në suaza të kompetencave ligjore, të iniciojë përgatitjen dhe sjelljen e tarifës së re të premisë për sigurim të detyrueshëm nga përgjegjësia automobilistike, dhe me këtë të kufizojë shumën e shtesës për shpenzime që do të mundësojë uljen e çmimit të polisave për sigurim të detyrueshëm nga përgjegjësia automobilistike.

Advertisement

Ministria e Financave sot ka thirrur Komisionin e Sigurimit të Autopërgjegjësisë, i cili ka mbajtur seancë për shqyrtimin e të gjitha aspekteve të miratimit të këtyre vendimeve. Duke vepruar kështu, nga Ministria informojnë se është konstatua se të hënën në një seancë të re duhet të shqyrtohet Raporti i Byrosë Nacionale të Sigurimeve për justifikimin dhe korrektësinë e miratimit të vendimeve nga kompanitë e sigurimeve dhe ndërmarrjen e hapave përkatëse, në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ekskluzive: Zyrtari i BDI-së Rafiz Haliti ka blerë parcelë 1.2 milionë euro në zemër të Tetovës ? (DOKUMENTE)

Published

on

Burime të Zhurnalit nga Tetova kanë sjellur në redaksinë tonë dëshmi të cilat tregojnë për pasurim të ish deputetit dhe nënkryetarit të BDI-së, Rafis Haliti. Këto dëshmi, burimet tona thonë se tregojnë që Haliti ka blerë një parcel në zemër të Tetovës.

Bëhet fjalë për pasuri që më herët ka qenë pronë e kompanisë Avtoprogres, e cila me denocianilizim i ka kaluar pronarëve të vërtetë.

Në bazë të dokumenteve të dërguara, rezulaton se Haliti parcelën në fjalë e ka blerë në vlerë prej 1.2 milionë eurove.

Blerja fillestare ka ndodhur në fillim të vitit, respektivisht më 4 janar 2024, kurse më pas me akt noterial, Rafis Haliti ia ka bë dhuratë djalit të tij. Burimet e Zhurnal kanë dërguar edhe emrin e noterit në zyrën e të cilit në Tetovë është bë transferi i pasurisë.

 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Plani strategjik i VLEN-it

Published

on

Në mbrëmjen e 24 prillit, teksa Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI-ja përhapte triumfalizëm, provokonte para selisë së VLEN-it, për shkak të diferencës prej 37 mijë votash në favor të tyre, liderët e opozitës shpallën fitoren me narrativën se ata janë përfaqësuesi i vetëm legjitim i shqiptarëve.

Ata drejtpërsëdrejti theksuan se dallimi është rezultat i blerjes së votave të bashkësive më të vogla etnike dhe familjeve maqedonase të rrezikuara shoqërore. Ajo që tërheq vëmendjen është teza e Izet Mexhitit në postimin e tij në Facebook se gjithçka po shkon sipas planit dhe se VLEN po hyn në fazën tjetër të strategjisë për fitoren finale më 8 maj. Duke pasur parasysh se Mexhiti ishte nënkryetar i BDI-së dhe e di shumë mirë se si funksionojnë makineritë e tyre, ne u përpoqëm të hetojmë se çfarë parasheh plani strategjik i VLEN-it. Gjegjësisht, një javë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, strategët e fushatës së Arben Taravarit thuhet se kanë vendosur të ndryshojnë taktikë. Ndonëse kanë fshehur kontigjente votuesish që kanë shprehur vullnetin për të votuar Taravarin më 24 prill, vlerësimi është se nëse do të dilnin në pah në raundin e parë, do të binin pre e BDI-së, që do t’i bënte presion me instalimet dhe kërcënimet e tyre policore kundër familjeve të tyre për t’i votuar më 8 maj. Kështu ata zgjodhën taktikën e “syve të rremë”.

Për shkak se me kandidimin e Osmanit, BDI-ja me vetëdije punoi kundër mundësisë që me mbështetjen e tyre Taravari të hynte në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, vendosën të bëjnë “game change”. Për të mos vënë në pikëpyetje fitoren në zgjedhjet parlamentare, me vetëdije i dhanë krye BDI-së. Sipas burimeve të larta në opozitën shqiptare, kjo i jep atyre një avantazh në disa drejtime. Së pari, ata nuk i rrezikuan votuesit dhe mbështetësit e tyre që kanë besim tek ata, së dyti, zbuluan se në cilat mjedise sociale BDI i dëboi votuesit me metoda jodemokratike, së treti i japin BDI-së një perceptim të rremë të brendshëm se ata kanë përparësi. Tani selia e VLEN-it e di saktësisht se ku duhet të veprojë, për të bërë një kthesë dhe për të tronditur BDI-në dhe partnerët e tyre të koalicionit më 8 maj.

Continue Reading

Më të lexuarat