Connect with us

Lajme nga vendi

Detaje për vrasjen e 46-vjeçarit nga Haraçina, ka ardhur në kazino me 3 persona, njëri prej tyre e ka vrarë

Published

on

Sot rreth orës 8 në afërsi të një pastiçerie në Kapishtec të Shkupit, përpara një kazinos është vrarë një burrë nga Haraçina, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Sipas informative të Policisë, në orën 08.05 minuta, në kazinon e cila ndodhet në bulevardin “M.T.Gologanov” te një pastiçeri, është paraqitur se është gjuajtur me armë ndaj 46-vjeçarit nga Haraçina me inicialet N.A., i cili nuk u ka mbijetuar plagëve.

Nga ana tjetër, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit ka kryer kontroll në vendngjarjen në kazinon ku ka ndodhur vrasja.

“Sipas informatave të para, burri i vrarë është në moshë 46-vjeçare, ndërkaq në kazino ka ardhur bashkë me tre persona të tjerë, në gjendje të dukshme të alkoolizuar. Ca kohë kanë luajtur në aparate, ndërkaq më pas viktima ka filluar të përleshet verbalisht dhe të shtyhet me njërin prej personave me të cilin ka qenë bashkë në kazino. Dy të tjerët kanë tentuar t’i ndajnë, por i dyshuari ka nxjerrë pistoletën dhe disa herë ka gjuajtur ndaj të dëmtuarit. Pastaj, me kondakun e pistoletës e ka goditur disa herë në pjesën e kokës. Viktima nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.

Po kërkohet personi i cili dyshohet se e ka kryer vrasjen.

Advertisement

Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

“Do të kryhet ekspertizë e gjurmëve dhe provave të marra nga vendi i ngjarjes dhe do të bisedohet me dëshmitarët e ngjarjes. Janë siguruar incizime nga video-mbikëqyrja e objektit.

Advertisement

Lajme nga vendi

(VIDEO) Vendi i parë Gara për Gjykim të simuluar për fakultetin juridik të UEJL-së

Published

on

Studentet e Fakultetit Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë Gentiana Reka, Elona Zendeli, Era Gjakova dhe Flutra Xhemaili nën mentorimin e profesoreshës Vedije Ratkoceri arritën që fitojnë vendin e parë në garën ndërkombëtare për gjykim të simuluar në Tiranë në konkurrencë me 16 ekipe të fakulteteve juridike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.Garat u zhvilluan në dy faza, në fazën e përgatitjes dhe dorëzimit të dokumenteve për lëndët përkatëse gjyqësore, në të cilën një pjesë u diskualifikuan disa fakultete, ndërsa në fazën e dytë dhe përfundimtare, pjesa tjetër e ekipeve vazhdoi me një gjykim të simuluar verbal.
Skuadra e UEJL-së kishte një paraqitje brilante në të gjitha raundet dhe u vlerësua lartë nga juria për përgatitjen profesionale, hulumtimin e bërë dhe nivelin e lartë të shkresave të dorëzuara, prezantimin oral, bashkëpunimin e skuadrës si dhe gatishmërinë dhe mënyrën e përgjigjes ndaj pyetjeve të parashtruara si nga skuadrat kundërshtare ashtu edhe nga juria.
Ekipi i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë kishte një performancë të shkëlqyer në të gjitha fazat dhe u vlerësua me nota të larta nga juria për përgatitjen profesionale, për hulumtimin e bërë dhe për nivelin e lartë të punimeve të arritura, për prezantimin gojor, për bashkëpunimin e ekipit, si dhe për përgatitjen dhe mënyrën se si përgjigjeshin në pyetjet e parashtruara nga ekipet kundërshtare dhe nga juria. Garat u organizuan për herë të dytë radhazi nga Fondacioni Halimi, me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Tiranë.TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

(VIDEO) Promovohet libri i Shaban Sinanit “Kolosët e Sportit”

Published

on

Gazetari Shaban Sinani, sot në Tetovë ka promovuar librin e tij të rradhës në sferën e sportit. Bëhet fjalë për librin Kolosët e Sportit kushtuar ikonave të sportit ndër vite, atyre që kanë lënë gjurmë sidomos në sportin shqiptar, në mesin e tyre Shaban Tërstena, Qatip Osmani, Miftar ZIberi e këshu me rradhë. Autori është shprehur se këta sportis që kanë shënuar shumë suksese sidomos në garra ndërkombëtare duhet që të jenë motiv për sportistët e ardhshëm që të arrijnë suksese në nivele me të larta.Ai ka bërë të ditur se ky libër u dedikohet familjes së tij të ngushtë të cilët e kanë përkrahur gjatë tërë karrierës.
Në këtë promovim, ishin të pranishëm një numër I madh I puntorëve sportiv, gazetar, trajner, ish sportist të dalluar nga Tetova, Shkupi e kështu me rradhë, të cilët në fjalën e tyre theksuan se të arriturat e sportistëve shqiptarë janë të mëdha dhe është mirë që këta suksese të shënohen nëpër libra që të ngelë dëshmi edhe për të ardhmen. Ky është libri I shtatë me rradhë me autor Shaban Sinanin, ku kryesisht sikurse ky libër, edhe të tjerët kanë qenë në sferën e sportit.TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zyrtari i policisë së Maqedonisë kapet duke marrë 12 mijë euro ryshfet që ka ndërmjetësuar për marrje të banesave sociale

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski u shpreh se punonjësi i MPB-së është kapur me ryshfet prej 12.500 eurove.

Siç informoi MPB-ja, Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale në koordinim me Sektorin për polici kriminele pas denoncimit nga tre persona të dëmtuar dhe më 17.05.2024 I.M. është kapur në momentin e marrjes së 12.500 eurove, paraprakisht në mënyrë kriminalistike të përpunuara, të cilat i janë dhënë për gjoja ndërmjetësim për marrje të banesave sociale nga kategoria B.

Lidhur me veprën penale është kryer bastisje në hapësirat zyrtare të cilat i ka përdorur e denoncuara me ç’rast është gjetur dokumentacion i dyshuar më vëllimor i cili është i lidhur me veprën penale në lloj në dokumenteve të ndryshme për të cilët ekziston dyshim se janë të falsifikuara, marrëveshje të ndryshme për hua, marrëveshje për ndërmjetësim të ndarje të banesave sociale, fleta pronësore, si dhe fletore me dorëshkrime në të cili është mbajtur evidencë për personat për të cilët janë kryer punë të caktuara.

Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e saj në fshatin Bukoviq, i kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur edhe sekusetruar armë zjarri dhe municion.

Personi është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili përcaktoi masë kujdesi, marrje të dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për braktisje të Qytetit të Shkupit.

Advertisement

Sipas Prokurorisë, nga prilli i vitit 2023, duke shfrytëzuar marrëdhënie të njëjtë të përhershme dhe raste të njëjta, e dyshuara ka mashtruar tre persona, të cilëve rrejshëm u është prezantuar si shefe në stacionin policor Gazi Babë dhe anëtare e Komisionit për shpërndarje të banesave sociale. Tre personave të dëmtuar të papunë u ka premtuar se do t’ju ndërmjetësojë që të marrin banesa sociale në Lisiçe me çmim më të ulët se ai real, duke iu kërkuar që t’i paguajnë nga 12.000 euro për banesë dhe 3.000 euro për ndërmjetësim dhe përgatitje të dokumentacionit. Të hollat ua kanë dhënë disa herë, ndërsa gjatë pagesës së fundit të 12.500 euro, në afërsi të stacionit policor, është kapur menjëherë pas dorëzimit të të hollave.

Për rastin mëngjesin e sotëm, përmes profilit të tij në Fejsbuk informoi edhe ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Continue Reading

Më të lexuarat