Lajme nga bota
Përplasen dy helikopterë ushtarakë të SHBA-së

Dy helikopterë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përplasën mes vete gjatë një misioni stërvitor mbi Kentaki të mërkurën mbrëma, tha një zëdhënëse e Ushtrisë.
Ende nuk dihet nëse ka pasur viktima nga ky aksident, sipas raportimeve nga Reuters dhe New York Times. Zëdhënësja e Ushtrisë, Nondice Thurman, tha në orët e para të së enjtes se nuk dihet gjendja e pjesëtarëve të ekuipazhit.
Ndërsa, guvernatori i Kentakit tha se pritet të ketë fatalitete dhe kërkoi nga publiku të luten për të gjithë të prekurit.
“I kemi marrë disa lajme të këqija nga Fort Campbell, pas raportimeve të hershme për një përplasje helikopterësh dhe priten fatalitete”, tha ai në një postim në Twitter.
We’ve got some tough news out of Fort Campbell, with early reports of a helicopter crash and fatalities are expected. @kystatepolice, @KentuckyEM and local officials are responding. We will share more information as available. Please pray for all those affected.
— Governor Andy Beshear (@GovAndyBeshear) March 30, 2023
Incidenti ndodhi në orën 22:00 të së mërkurës (në orën 4:00 të mëngjesit të së enjtes sipas kohës lokale në Kosovë), kur dy ekuipazhe të ushtrisë amerikane po fluturonin me helikopterë të llojit HH60 Blackhawk.
Pas përplasjes, helikopterët raportohet të jenë rrëzuar në Trigg të Kentakit, në perëndim të bazës ushtarake Fort Campbell./REL
Lajme nga bota
Ari mbërrin vlerë rekorde

Ari ka mbërritur në vlerë rekorde, në kohën kur nervozizmi ka prekur të gjitha tregjet dhe ekonominë botërore.
Siç ka shkruar “The Guardian”, çmimi në mëngjesin e së martës ka mbërritur në 3148.8 dollarë për ons (28 gramë).
Krejt kjo ndodhi në prag të 2 prillit, të asaj që po quhet si “dita e çlirimit” nga presidenti amerikan Donald Trump. Trumpi i sheh tarifat si mënyrë e mbrojtjes së ekonomisë së brendshme nga “gara jo e drejtë botërore”. Ai ka premtuar shpalosjen e një plani të tarifave të mërkurën. Tarifat që do t’i shpalosë ai, pritet të prekin të gjithë botën.
Ngritja e çmimit në vlerë rekorde përbën po ashtu tremujorin më të fuqishëm të arit që nga viti 1986.
Lajme nga bota
Shpërthen vullkani në Islandë, nisin menjëherë evakuimet

Vullkani Sunddhnúksgígar në Islandë ka shpërthyer, duke detyruar autoritetet të shpallin “alarmin e kuq” dhe të evakuojnë turistët nga zona.
Sipas Benedikt Ófeigsson, drejtor i matjeve të deformimeve, shenjat e para të shpërthimit u regjistruan pas aktivitetit sizmik nëntokësor. Aktualisht, autoritetet po punojnë për të evakuuar qytetin Grindavík, ndërsa magma ende nuk ka arritur në sipërfaqe.
Një nga vendet më të njohura turistike, hoteli luksoz Blue Lagoon, është evakuuar plotësisht, duke zhvendosur të gjithë vizitorët në hotele të tjera. Menaxherja e hotelit, Helga Árnadóttir, deklaroi se mysafirët u zgjuan dhe u larguan menjëherë sapo u bë e qartë se shpërthimi kishte filluar.
Autoritetet lëshuan alarmin e kuq rreth orës 6:00 të mëngjesit. Zyra Meteorologjike e Islandës raportoi ndryshime të dukshme në presionin e matjeve, duke treguar rrjedhje magme dhe një shpërthim të mundshëm.
Ekspertët kishin paralajmëruar më parë se një shpërthim në kraterin Sundhnúkur ishte shumë i mundshëm për shkak të akumulimit të magmës.
Lajme nga bota
Masxhidi Al-Haram kanë zbatuar një proces inovativ pastrimi që freskon të gjithë xhaminë dhe oborret e saj në vetëm 35 minuta çdo ditë

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve