Lajme nga vendi
Alternativa: Drejtësia e gjunjëzuar në Maqedoninë e Veriut
Alternativa e Afrim Gashit përmes një kumtese ka reaguar në lidhje me vjetërsimin e lëndës së ”Titanik 2” ku akuzohet Sasho Mijallkov. Sipas tyre kjo është peshqesh për ministrin e ri të Drejtësisë.
”Lajmi se seanca për lëndën “Titanik 2″ është shtyrë, në mënyrë që kjo lëndë të vjetrohet, është dëshmia më e saktë jo vetëm për korruptimin e skajshëm të sistemit gjyqësor, por edhe arsye absolute që të pranohet propozim-amendamenti kushtetues i Alternativës që lëndët e korrupsionitpolitik të mos mund të vjetrohen asnjëherë. Lënda e Mijallkovit është peshqesh edhe për ministrin e Drejtësisë, i cili akoma nuk është deklaruar për propozimin tonë për luftën kundër korrupsionit politik. Sidoqoftë, ne urojmë që ky vendim të mos jetë pjesë e pazareve për krijimin e shumicës për ndryshime kushtetuese. Se nëse korrupsioni politik është mjet për agjendën eurointegruese, kjo flet se ka perënduar ëndrra europiane e këtij vendi” – thuhet në kumtesën e Alternativës.
Lajme nga vendi
Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë
Deri sa bisedat per formimin e qeverisë së re ne Shkup po i afrohen fundit, sot në Prishtinë do të realizohet një takim mes krerëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kanë njoftuar burime partiake për portalin Lideri.mk nga Shkupi.
Sipas këtyre burimeve, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Bekim Qoku sot në ora 14 e 45 do të priten nga kryeministri Kurti në Qeverinë e Kosovës.
Temë e bisedimeve, siç mer vesh lideri.mk, do të jenë bashkëpunimi mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe Taravari dje ka deklaruar se po mbizotëron atmosferë pozitive ndërmjet grupeve punuese të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.
“Shpresoj se deri në fund të javës së ardhshme do të kemi marrëveshje për programin qeveritar dhe ndarjen e resorëve, gjegjësisht kush dhe ku do të jetë ministër. Ne si kryetar të partive kemi patur dy takime, më tej në mënyrë intensive punojnë grupet e punës, shpresoj deri të hënën do të dalim me program të përbashkët ndërsa deri të premten do të kemi praktikisht marrëveshje për qeverinë e re”, ka deklaruar Arben Taravari nga koalicioni VLEN.
Lajme nga vendi
Tetovari diplomon në Columbian University në New York me bursë universitare!
Altrim A. Mamuti, i lindur në Tetovë, ka përfunduar studimet në shkencat biologjike (Biological Sciences) në Columbia University in the City of New York te nivelit Bachelor (BA 24’). Altrimi, tashmë për disa vite është Jack Kent Cooke Foundation Scholar, një ndër bursat më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte një ndër tre studentet e vetëm që fitoi këtë bursë në shtetin e New York-ut .
Altrimi mban postin e Presidentit të Shoqërisë së Biologjisë Mjedisore në Columbia University (CU Environmental Biology Society) dhe poashtu është Champion Young Scientist në Microbiology Society ne Mbretërine e Bashkuar. Në të ardhmen, Altrimi synon që të vazhdojë studimet e doktoraturës në Bioengineering and Systems Biology./Pa Censurë
Lajme nga vendi
Arrestohet i kërkuari nga Velesi, ishte i dënuar për vjedhjen e energjisë elektrike
Me datë 17.05.2024 në ora 16.00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria personin ER (44) nga Velesi. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror, me urdhër të gjykatës, për të vuajtur dënimin me burg për veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror” nga neni 235-a i Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve