Lajme nga vendi
Alternativa: Mbrëmë filloi fundi i pushtetit të BDI-së, jemi të gatshëm të bashkohemi për t’u përballur me ta

Partia Alternativa, e cila tani është pjesë e opozitës, ka reaguar në lidhje me tubimin e mbrëmshëm të BDI-së në Çair të Shkupit.
Nga Alternativa thonë se “mbrëmë kaloi edhe një festë e shtrenjtë private e BDI-së”. Sipas tyre, “mbrëmë u dëshmua për të satën herë se Çairi është i çairasve dhe jo i BDI-së, të paktën jo i Artan Grubit”.
“Përderisa shqiptarët mezi e lidhin muajin me muajin tjetër, ndërkohë që familje të tëra largohen çdo ditë nga vendi duke kërkuar rrugëdalje jashtë vendit, BDI-ja është e fokusuar ekskluzivisht në shtypjen e revoltës së brendshme partiake. Le ta parafrazojmë fjalën e urtë se “Fshati digjet, ndërsa Artani luan futboll e basketboll në kabinetet shtetërore dhe mbledh aktivistë partiakë në sallat sportive”. Me sa duket, frika e dikujt po mbulohet me tubime të dobëta aktivistëve të hutuar partiakë”.
“Dhe, për këtë qëllim nuk kursehen resurse. Ata po e keqpërdorin çdo atom të pushtetit ekzekutiv. Tjetërsimi i tillë i BDI-së nga populli është motivimi më i fuqishëm që shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme ta ndëshkojnë këtë model shpërdorues të pushtetit që i mban peng. Alternativa është e gatshme të jetë lehtësuese në procesin e konsolidimit dhe bashkimit të forcave shoqërore që janë të gatshme që përfundimisht të përballen me dinastinë e BDI-së. Siç ka filluar BDI-ja t’i nënvlerësojë shqiptarët, jemi të sigurt se në vend të “Ai po vjen” do të përfundojë me “Ai po ik””, thuhet në reagimin e Alternavitës./telegrafi/
Lajme nga vendi
Orari i punës i Shërbimeve administrative të MPB-së gjatë festave të Pashkëve

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të ardhshme të Pashkëve, kumtoi se sot të gjitha Seksionet për punë administrative pranë Repartit për punë administrative të MPB-së, përveç Repartit për punë administrative Shkup, do të punojnë në periudhën prej orës 08:00 deri 16:00.
Reparti për punë administrative Shkup, megjithatë, respektivisht njësitë e tij organizative sot do të punojnë me këtë orar:
Pika Prolet – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30;
Pika TVM – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30, ndërsa me periudhën e njëjtë do të punojnë edhe pikat në Beko dhe Gjorçe Petrov;
Pikat Draçevë dhe Butel do të punojnë në një turn në periudhë prej orës 10:00 deri ora 18:00.
MPB-ja i njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktim të terminit, ndërsa dhënia e dokumenteve do të bëhet rregullisht.
Nesër (e shtunë 19.04) do të punojnë vetëm sportelet për dhënie të dokumenteve personale në TVM dhe Beko nga ora 08:00 deri ora 16:00.
Lajme nga vendi
LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .
Lajme nga vendi
Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.
“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.
Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve