Connect with us

Lajme nga bota

Kriza bankare, banka zvicerane “UBS” ble për 3 mld franga “Credit Suisse”, 10 mijë pushime nga puna

Published

on

Banka më e madhe zvicerane UBS njoftoi se do të blejë për 3 miliardë franga bankën tjetër helvetike, rivalen e saj Credit Suisse, e cila ishte futur në një vorbull vështirësisë. Marrëveshja historike u ndërmjetësua nga qeveria e Bernës, ndërsa në tavolinë janë edhe 100 miliardë euro likuiditet i jashtëzakonshëm dhe garanci publike për paditë dhe humbjet e kapitalit.

I gjithë operacioni konsiderohet si një përpjekje për të çaktivizuar krizën që po ndodh në sistemin bankar. Vetë investitorët e credit Suisse kanë humbur 16 miliard euro letra me vlerë. Për autoritetet zvicerane “nuk është një shpëtim, por një zgjidhje tregtare.”. Ndërsa presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Kristine Lagarde tha se është një “Vendim vendimtar për të siguruar stabilitetin financiar”.

Shkrija mes dy bankave pritet të ndodhë deri në fund të vitit, ndërsa presidenti i UBS Colm Kelleher deklaroi se “Integrimi forcon Zvicrën si një qendër financiare globale”, marrëveshja u përshëndet edhe nga Bankat Qendrore. Nga ana tjetër hapet edhe një çështje e rëndësishme punësimi. Sipas sindikatës bankare zvicerane, bashkimi mes dy bankave më të mëdha vendase do të çonte në rreth 10 mijë pushime nga pune.

(BalkanWeb)

Lajme nga bota

(VIDEO) Digjet në një anije mallrash me 3 mijë makina: Ka të vdekur, disa të plagosur

Published

on

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një anije mallrash në veri të ishujve holandez të Frizianës Perëndimore, tha roja bregdetare holandeze.

Shpëtimi i 23 anëtarëve të ekuipazhit është në proces.

Disa prej tyre u hodhën në ujë, por u gjetën nga roja bregdetare.

Anija e mallrave po transportonte 3000 makina nga Gjermania në Egjipt.

Continue Reading

Lajme nga bota

Biden paralajmëron Xi Jinping: Kujdes, ekonomia juaj varet nga Perëndimi

Published

on

Pasi njoftoi planet e tij për të dërguar municione thërrmuese në Ukrainë, Joe Biden zhvilloi një takim me presidentin e Kinës. Gjatë bisedimeve, ai i tha Xi Jinping të tregonte kujdes sepse Pekini mbështetet në investimet perëndimore.

“Ky nuk është një kërcënim. Ky është një vëzhgim,” tha Biden.

“Që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, 600 korporata amerikane janë tërhequr nga Rusia. Dhe ju më keni thënë se ekonomia juaj varet nga investimet nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara.

“Kini kujdes!

Putin dhe Xi zhvilluan dy ditë bisedime në mars me fjalë të ngrohta miqësie midis Kinës dhe Rusisë dhe kritika të përbashkëta ndaj Perëndimit, por pa asnjë shenjë të një përparimi diplomatik mbi Ukrainën.

Advertisement

Ka tensione dhe pesimizëm të rritur në marrëdhëniet SHBA-Kinë për çështjet e sigurisë kombëtare, duke përfshirë Tajvanin, luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ndalimet në rritje të eksporteve të SHBA.

Continue Reading

Lajme nga bota

Kompania “OceanGate” ofron ende udhëtime me nëndetëse drejt Titanikut

Published

on

Përkundër faktit se nëndetësja e kompanisë OceanGate së fundmi shpërtheu dhe në këtë mënyrë shkaktoi vdekjen e pesë personave, duket se organizatorët e “udhëtimit” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga këto ekspedita.

Gjegjësisht, në faqen zyrtare të OceanGate ende mund të shihni oferta për udhëtime në rrënojat e Titanikut, si dhe “ekspedita” të tjera.

“Çdo ekspeditë kushton 250,000 dollarë për person, ofron një zhytje nënujore, akomodim privat, trajnim të nevojshëm dhe pajisje ekspedite. Kapaciteti maksimal i nëndetëses është i kufizuar në gjashtë persona,” tha ai.

Gjithashtu, theksohet se pasagjerët në udhëtime të tilla marrin një përvojë emocionuese dhe unike.

“Nëndetësja jo vetëm që do t’ju ofrojë një përvojë udhëtimi emocionuese dhe unike, por gjithashtu do të ndihmojë komunitetin shkencor të mësojë më shumë rreth mbytjes dhe mjedisit të thellë të oqeanit. Çdo zhytje ka gjithashtu një qëllim shkencor dhe ju mund të mësoni më shumë rreth kërkimit tonë në faqe“, thuhet në faqen e internetit të kompanisë.

Advertisement

Kompania OceanGate organizoi një udhëtim për pesë persona dhe nëndetësja humbi komunikimin me anijen dhe sipërfaqen një ditë pas zhytjes. Pas disa ditësh kërkime, u konstatua se nëndetësja kishte shpërthyer, duke i lënë pasagjerëve as edhe një milimetër mundësi mbijetese./abcnews.al

Continue Reading

Më të lexuarat