Connect with us

Lajme nga vendi

Bytyqi: Me ngrirjen çmimeve prodhuesit dhe tregtarët nuk do të kenë humbje, por do të fitojnë më pak

Published

on

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thekson se me ngrirjen çmimeve të prodhimeve, tregtarët nuk do të kenë humbje, por do të kenë ulje të fitimit.

“Këtë në ekonomi e quajmë fitim “opportune” sepse ju planifikoni dhe bërtisni këtë vit nga x njësi unë do të marr aq shumë fitim. Ne nuk i detyrojmë ata të bëjnë humbje. Në fund të fundit do të diskutohet nga qytetarët dhe është legjitim – kur ne subvencionuam energjinë elektrike, dhe ata thanë se energjia elektrike ishte faktori kryesor, pse atëherë nuk thanë se a po rrisin fitimet apo çfarë po ndodh?, si po i ndihmonim. Ata morën energji me çmim më të ulët. Rezultati është se rritën fitimet dhe rritën çmimet shumë më tepër se ç’duhej realisht”, tha Bytyqi për “Studio 10”.

Bytyqi vlerëson se Qeveria nuk duhet t’i dënojë, “por klientët vetë duhet t’i dënojnë prodhuesit dhe tregtarët të cilët sillen në mënyrë të papërgjegjshme”./Telegrafi/

Advertisement

Lajme nga vendi

Samharadze: Po vëzhgojmë nëse votohet në pajtim me standardet e OSBE-së

Published

on

Gjatë vëzhgimit do të tentojmë të regjistrojmë nëse votimi po zhvillohet në pajtim me standardet e OSBE-së. U dëshirojmë sukses votuesve në arritjet e tyre të ardhshme, deklaroi sot koordinatori i posaçëm i OSBE-së, Nikoloz Samharadze pasi me shefen e misionit të AP të OSBE-së, Karina Odebrik vizituan vendvotime në SHF “Kiro Gligorov” në lagjen Kapishtec në Shkup.

Ai potencoi se aktivitetet e tyre janë në kuadër të misionit të përbashkët të Asamblesë parlamentare të OSBE/ODIHR-së dhe Këshillit të Evropës.

“Këtu jemi në qendër të Shkupit, kryejmë vëzhgim të vendvotimit në një shkollë fillore. Po ashtu do të bëjmë vëzhgime në tërë shtetin, në rajonet rurale dhe urbane dhe të gjitha vërejtjet dhe vëzhgimet tona, do t’i themi nesër në konferencë për shtyp në ora tre”, paralajmëroi Samharadze.

Karina Odebrik, shefe e misionit të AP të OSBE-së, informoi se kanë mbi 300 vëzhgues, ndërsa nga Asamblea parlamentare 56 vëzhgues nga 25 vende.

“Ajo që është me rëndësi gjatë vëzhgimit, është, t’i mbledhim të gjitha vërejtjet dhe vëzhgimet dhe të gjithë i vendosim në një deklaratë të përbashkët”, sqaroi Odebrik./MIA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB: Merren masa për zbardhjen e rasteve në Shuto Orizare, Çair, Kumanovë

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme deri më tani nuk ka regjistruar shqetësime më serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, i cili në përgjithësi ka ndodhur në mënyrë të qetë dhe pa probleme, informoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

“Nga hapja e vendvotimeve deri në ora 11:00 janë regjistruar dy kallëzime për vendosjen e tendave të partive politike pranë një vendvotimi në Shuto Orizarë, si dhe për ngjitjen e afisheve dhe fletushkave të shpërndara në zonën e Çairit në Shkup.

Po merren masa për zbardhjen e rasteve. Raportime për agjitacion kemi edhe në Tetovë, Shkup, fshatin Banicë të Kumanovës, Strumicë dhe komunën e Bogovinës, por pas masave të marra nga zyrtarët policorë ato pretendime deri më tani nuk janë vërtetuar,” tha Angellovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Deri në ora 11:00 jehona e votuesve në zgjedhjet parlamentare është 13,69%, thonë nga KSHZ

Published

on

Aleksandar Dashtevski nga KSHZ njoftoi se jehona e votuesve në zgjedhje parlamentare deri në ora 11:00 është 13,69%.

“Për zgjedhjet parlamentare, nga 1976 vendvotime, në këto vendvotime kanë votuar 140.990 qytetarë, 13,69% është dalja. Dalja më e madhe në zgjedhjet parlamentare është në Krivogashtan 28,38%, ndërsa dalja më e ulët për zgjedhjet parlamentare është në Vrapçishte, 5,2%”, tha Dashtevski.

Continue Reading

Më të lexuarat