Lajme nga vendi
Spasovski: IP-adresat e kërcënuesve me bomba çojnë në Iran dhe Rusi
Ministri i Punëve të Brendshme i RMV-së Oliver Spasovski, ka folur për temën e sulmeve hibride në vend, gjegjësisht, për alarmet e rrejshme për bomba nëpër shkolla.
Në një paraqitje për TV24, Spasovski tha se IP-adresat e denoncuesve të bombave çojnë në Iran dhe Rusi.
“Kemi pasur sulm hibrid intensiv nga 19 tetori e deri më sot, ku janë përfshirë më shumë se 520 objekte me alarme false. Gjëja më e rëndësishme është që Ministria dhe të gjitha shërbimet e sigurisë punonin me kapacitet të plotë. Ishte e nevojshme të veprohej sipas udhëzimeve që ishin në fuqi në atë kohë”.
“Kemi krijuar një ekip ekspertësh nga të gjitha strukturat përkatëse dhe kemi shkëmbyer informacione dhe kemi kërkuar zgjidhje. Unë si ministër kam sjellë një udhëzim të veçantë për trajtimin e rasteve të tilla dhe me këtë udhëzim po punohet nga e premtja së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Kulturës”, tha Spasovski.
Ai gjithashtu theksoi se MPB aktivisht punon për zbulimin e autorëve.
Lajme nga vendi
(VIDEO) Në Tetovë mbahen Gara në Rabgy
Lajme nga vendi
(VIDEO) Vendi i parë Gara për Gjykim të simuluar për fakultetin juridik të UEJL-së
Lajme nga vendi
(VIDEO) Promovohet libri i Shaban Sinanit “Kolosët e Sportit”
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve