Lajme nga vendi
Kuvend, në rend dite zgjedhja e zëvendësministrave të rinj

Kuvendi sot do ta vazhdojë mbledhjen e 104-t, me votim për shkarkimin e zëvendësministrave pasi që mbrëmë përfundoi debati rreth kësaj pike të rendit të ditës. Më pas mbledhja plenare duhet të vazhdojë me zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj.
Kryeministri Kovaçevski për zëvendësministra i propozoi Tiron Jajagën në Ministrinë e Mbrojtjes, Viktoria Avramovska-Madiq në Ministrinë e Drejtësisë, Vjollca Berisha në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Maja Manoleva në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agim Nuhiu në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Në vazhdimin e djeshëm të mbledhjes së 104-t folën vetëm deputetë të VMRO-DPMNE-së, sipas të cilëve Qeveria në mungesë të rezultateve po tenton të fshihet prapa eurointegrimeve.
Lajme nga vendi
Ahmeti kërkon nga VLEN të braktisë qeverinë anti-shqiptare

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Likova ku ka përuruar ujësjellësin, ka deklaruar se shqiptarët nuk janë hyzmeqar dhe argat në Maqedoni, ngase shteti u takon edhe shqiptarëve. Ai tha se me vasalë dhe hyzmeqarë nuk mund të bëhet shteti.“Nuk kemi kërkuar ma shumë nga përfaqësues që hiqen si legjitim që i përfaqësojnë shqiptarët por ta mbajnë situatën aty ku e lamë ne. E di që për kryeministër edhe 10 jetë me i pas këta smunden me e realizu. Ne e morëm nga zero dhe e lamë këtë shtet me kryeministër shqiptarë…Le ta braktisin qeverin anti-shqiptare Nuk është më Maqedonia e viteve para 2000…Maqedonia është e pas viteve 2000 e kemi larë me gjak çdo pëllëmbë të këtij vend, historinë më të re të Maqedonisë… nuk do të ju dëshpërojmë por do të jemi dalë Zotë, të vërtetë të atyre mal sakrificave që kanë bërë shqiptarët për t jetuar të lirë”, ka deklaruar Ahmeti.Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ka komentuar zhvillimet e fundit brena koalicionit VLEN me arysetimin se është kryetar partie dhe jo komentator i zhvillimeve politike.
Lajme nga vendi
Kasami: Do të kërkojmë nga Mikcoski rishqyrtimin e marrëveshjes për pozicionet e VLEN-it në qeveri

Pas vendimit të ASH-Taravari që në zgjedhje lokale të shkojë me lista të veçanta për këshilltarë komunalë, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se do të kërkojnë nga kryeministri Hristijan Mickoski që të rishqyrtohen pozicionet e VLEN-it në Qeveri.
“Ne kur jemi futur në qeveri si koalicion VLEN, kemi pasur një marrëveshje me kryeministrit, atëherë mandatarin e qeverisë, sigurisht që në rrethanat e reja të krijuara, ne do të kërkojmë nga kryeministri të rishqyrtojmë marrëveshjen si koalicion, tash pjesa tjetër mbetet të diskutohet se si do të vazhdojë më tutje formati i qeverisë, por ne sigurisht si VLEN, do të kërkojmë që të ulemi dhe të bisedojmë edhe njëherë për pozicionet tona në qeveri”, tha mes tjerash Kasami.
Lajme nga vendi
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim

Sekretari i Përgjithëm i Lëvizjes BESA dhe deputeti Adnan Azizi i është përgjigjur kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit, i cili gjatë fjalës së tij, në përurimin e një projekti në Likovë, koalicionin VLEN e quajti si vazalë e hyzmeqarë në Qeveri.
“Vasali dhe hyzmeqari i cili, për 20 vite kishte pushtet absolut e vazhdon të ketë pushtet në Komunën e Kërçovës, ende e ka lënë fshatin e vet pa kanalizim, pa rrugë të asfaltuara dhe pa salla sporti. E asnjëherë ska promovuar asnjë projekt serioz në vendbanimet shqiptare, as edhe një investim dhe fabrikë. Ndërsa sot, kur VLEN është në Qeveri, paska filluar të shëtis nëpër inaugurime të projekteve. Por edhe pas 20 viteve, mbetet nëpër kanalizime! Sa keq!”, ka shkruar Azizi.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve