Connect with us

Lajme nga vendi

Përsëri shtyhet gjykimi për rastin “Llaskarca” dhe përsëri për të njejtën arsye

Published

on

Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të ekspertit Zekiria Zekiri, është shtyrë seanca e sotme për rastin “Laskarca”.

Kjo është anulimi i dytë i procesit, pasi në seancën e kaluar Këshilli Gjyqësor ka njoftuar se eksperti Zekiria Zekiri përmes anëtarëve të tjerë të ekipit që ka përgatitur superekspertizën ka njoftuar se nuk do të vijë për arsye shëndetësore.

Siç informoi prokurori publik Darko Jakimovski, gjykata menjëherë para seancës i ka njoftuar se gjendja e keqe shëndetësore e ekspertit është ende në vazhdim e sipër, me paralajmërim se në seancën e radhës të caktuar për 16 shkurt do të përmirësohet dhe eksperti do të vijë në gjykatë, informon Zhurnal.

Sipas prokurorit, koncepti i ekspertimit bazohet pikërisht në dëshminë e ekspertit konkret që e mori në pyetje për rrethanat e vërtetuara në superekspertizën makinerike.

Superekspertiza e urdhëruar nga Gjykata në dhjetor 2021 është refuzuar nga fakultetet shtetërore, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme, ose nuk kanë qenë kompetentë për të. Pas refuzimit të fakulteteve, lënda është dërguar në Byronë e Ekspertizës Ligjore, e cila ka aftësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar që do të kryejnë një superekspertizë. Superekspertiza mbërriti në penale në dhjetor. Më pas vijoi fillimi formal i procesit, pas së cilës ka filluar dëgjimi i ekspertëve që kanë përgatitur raportin.

Advertisement

Të akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Laskarcës, e që ndodhi më 13 shkurt 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të plagosur rëndë mbi 30, është Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transportin në kompania Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Procesi gjyqësor për aksidentin pati filluar në shtator të vitit 2019 ndërsa e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik, Darko Jakimovski.//Zhurnal.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

Blerant Ramadani: Parim bazë për ne është të nxjerrim kandidatët më të mirë në çdo komunë

Published

on

Sekretari i Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, para fillimit të mbledhjes të kryesisë qendrore të partisë, bëri të ditur se do të diskutohet se si ASH-ja do të dalë në zgjedhjet lokale. Mes tjerash potencoi se për ASH-në parim bazë është të nxjerrin kandidatët më të mirë në çdo komunë.

“Politika është arti i së mundshmes, realisht nuk është temë për të cilën ne sot jemi mbledh. Temë kryesore është se si ne do të dalim në zgjedhjet lokale, dhe si ti japim edhe një frymë fituese koalicionit VLEN, sigurisht se në kuadër të mundësive. Parim bazë për ne është që të gjejmë një modus të nxjerrim kandidatët më të mirë, më të përgatitur në çdo komunë ashtu që ato të jenë menaxherë të ardhshëm të asaj komune. Duhet të bëjmë dallimin ndërmjet zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjeve lokale. Ky është interes i komunave të cilët përgjithësi gravitojnë shqiptarë dhe ne mendojmë se metoda më e mirë për t’ju dal në pah qytetarëve është duke iu ofruar kandidatin më të mirë”, tha Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një mundësi për të rinjtë që synojnë të fillojnë veprimtarinë bujqësore (video)

Published

on

Është shpallur Thirrja Publike nr. për Masën 112- ,,Ndihmë për fermerët e rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore” nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për vitin 2025.Kjo thirrje publike parasheh mbështetje financiare për të rinjtë e moshës 18 deri në 40 vjeç që për herë të parë nisin veprimtari bujqësore, marrin në menaxhim një ekonomi bujqësore ekzistuese apo themelojnë një të re. Mbështetja maksimale është 600.000 denarë për përfitues, me mundësi për pagesë paraprake deri në 40% të shumës së miratuar.Thirrja është e dedikuar për bujq të rinj të cilët:• për herë të parë fillojnë me veprimtari bujqësore; marrin në menaxhim një ekonomi bujqësore ekzistuese ose themelojnë një të re; dhe janë të regjistruar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore gjatë 18 muajve të fundit.Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, theksoi se për këtë thirrje janë lehtësuar procedurat e aplikimit, me qëllim që sa më shumë të rinj të përfitojnë nga mundësia për të filluar veprimtari në bujqësi.Përparësi në përzgjedhje do t’u jepet fermerëve individualë, anëtarëve të kooperativave bujqësore, grave të reja fermere, si dhe aplikuesve me arsim të përfunduar në fushën e bujqësisë ose veterinarisë. Gjithashtu, përparësi do t’u jepet projekteve që kanë për synim blerjen e mekanizimit bujqësor, pajisjeve për aktivitetet pas korrjes në prodhimin bimor, pajisjeve për përpunimin e produkteve bujqësore, si dhe pajisjeve për prodhimin blegtoral (qumësht, mish, vezë dhe përpunimi i tyre).fati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 9 maj 2025.“Qëllimi ynë është të aktivizojmë të rinjtë në prodhimin bujqësor. Masa 112 është një mundësi konkrete për të filluar një ekonomi të re bujqësore, për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe për të kontribuar në zhvillimin e bujqësisë”, theksoi Bexheti.Ai shtoi se Ministria dhe Qeveria do të vazhdojnë të punojnë në krijimin e politikave që motivojnë të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të zhvillojnë prodhimtari bujqësore cilësore, me synim që vendi të forcojë kapacitetet prodhuese dhe të njihet më gjerësisht si eksportues i produkteve bujqësore vendore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fatura të larta të rrymës, qytetarët: Mbështetja financiare qesharake (video)

Published

on

Faturat e larta të energjisë elektrike radhisin Maqedoninë e Veriut në vendet me çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon. Qytetarët vazhdimisht ankohen për çmimin e papërballueshëm të faturave duke marrë parasysh rrogat dhe pensionet e ulëta. Së fundi Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale ka hapur shpallje publike për përkrahje financiare të energjisë elektrike në shumën prej 1000 mijë denarë në muaj për konsumatorët e cënueshëm, për një periudhë 12 mujore. Megjithatë kjo mbështetje financiare sipas qytetarëve është qesharake. Tonikisht – Qytetarët Nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale thonë se të drejtën e mbështetjes e kanë amviseritë me një ose më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara, shfrytëzues të ndihmës së veçantë, me të ardhura totale neto në vitin 2024 nën kufijtë e përcaktuar (nga 42.000 deri në 80.000 denarë, sipas numrit të anëtarëve), kujdestarë të personave, shfrytëzues të kompensimet për përkujdesje, të ardhurat e të cilëve nuk e kalojnë pragun e përcaktuar, sipas numrin të anëtarëve në amvisëri (nga 42.000 deri në 160.000 denarë). Përndryshe, afati për aplikim zhgjat deri më 19 prill. Kërkesa dorëzohet me formular të plotësuar (Formulari 1 ose 2), i disponueshëm në arkivin e Ministrisë dhe në ueb-faqen: www.wea.gov.mk, i shoqëruar me deklaratë të verifikuar në noter për saktësinë e dokumenteve të dorëzuara, kopje të Vendimit për shtesë të veçantë ose ndihmë për përkujdesje, kopje të faturës së fundit të energjisë elektrike, kopje të letërnjoftimit të parashtruesit dhe dëshmi për anëtarët e familjes.

Continue Reading

Më të lexuarat