Connect with us

Lajme nga vendi

Paratë e mërgimtarëve në RMV, tre herë më të mëdha se investimet e huaja

Published

on

Mërgimtarët po dërgojnë në Maqedoni mbi 361 milionë euro në vit. Sipas metodologjisë të zyrës evropiane të statistikave – Eurostat, në vend dërgohen një shumë që si vlerë është e njëjtë me 3.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mirëpo shuma totale supozohet të jetë edhe më e madhe pasi shumica e remitancave transferohen përmes kanaleve të parregulluara (dërgesat personalisht, përmes ndërmjetësve si drejtuesit e autobusëve, etj). Të ardhura më të mëdha nga remitancat ka Serbia me mbi 7 milionë banorë me 3.3 miliardë euro, pason Bosnje e Hercegovina me 1.6 miliard euro, Shqipëria me afër 1.3 miliard euro, Kosova me 1.2 miliard euro.

E shprehur si përqindje e PBB-ja e që është vlera totale e të gjithë mallrave dhe shërbimeve që janë prodhuar në një vend minus vlerën e mallrave dhe shërbimeve të nevojshme për prodhimin e tyre, në Kosovë janë dërguar 18.5 për qind, në Mal të Zi 12.5 për qind, në Shqipëri janë dërguar 9.8 për qind, në Bosnje e Hercegovinë 9.3 për qind dhe në Serbi janë dërguar 7.2 për qind.

Mirëpo nga Banka Popullore thonë se është vështirë të ofrohen të dhëna të sakta për shifrat reale që mërgimtarët dërgojnë në vendlindje. “Vlerësimet tona të bazuara në metodologjinë e harmonizuar me Fondin Monetar ndërkombëtar tregojnë se shuma e këtyre dërgesave, që nga viti 2009 e këndej tejkalon një miliard euro apo është afër 16 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, thonë nga Banka Popullore.

Në Maqedoninë e Veriut, vlera e të hollave që dërgojnë mërgimtarët bile është për tre herë më e madhe se ajo e investimeve të huaja që në vitin 2021 kanë arritur vlerën prej mbi 300 milionë euro.

Njëherësh remitancat janë fonde të transferuara nga emigrantët në vendin e tyre të lindjes. Ato janë kursimet private të punëtorëve dhe familjeve që shpenzohen në vendin e lindjes për ushqim, veshmbathje dhe shpenzime të tjera dhe që drejtojnë ekonominë familjare. Remitancat gjithashtu mund të kenë efekte të rëndësishme në ekonominë e vendit pranues. Duke pasur parasysh që remitancat janë praktikisht një pjesë e të ardhurave të dikujt, ndikimi dhe rëndësia e tyre ekonomike është shpesh e dyfishtë. Ato ndikojnë në statusin ­financiar të buxhetit personal të një individi dhe statusin financiar të pranuesit dhe familjes së tij. Gjithashtu ato ndikojnë edhe në fluksin ekonomik të vendit marrës përmes investimeve, aktivitetit ekonomik dhe konsumit.

Advertisement

Këto mjete për çdo vit mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të deficitit tregtar të Maqedonisë së Veriut si dhe të minuseve të tjera në llogaritë financiare të shtetit. Llogaritet se në Maqedoninë e Veriut së paku 150 mijë familje marrin mbështetje të rregullt nga familjarët e tyre që punojnë jashtë, ndërsa shuma e madhe për çdo vjet, jo vetëm që mbulon një pjesë të konsiderueshme të deficitit tregtar të Maqedonisë së Veriut, por siguron edhe ekzistencën e këtyre familjeve dhe stabilitetin makroekonomik të shtetit, përfshi edhe kursin stabil të denarit./Koha.mk/

Advertisement

Lajme nga vendi

Policia jep detaje për vdekjen e 18-vjeçarit nga Tetova, është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë

Published

on

Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH zgjodhi nënkryetarët dhe sekretarët partiakë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarët partiakë, mëson INA.

Nënkryetarë janë zgjedhur: Bujare Abazi, Gëzim Kadriu dhe Bekim Pocesta

Sekretar i Përgjithshëm: Blerant Ramadani

Sekretar Organizativ: Gadaf Uzairi

Të sapozgjedhurit do kryejnë këto detyra si ushtrues detyre deri në kongresin e ardhshëm partiak.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“Monstra” në Strasburg, avokatët dorëzojnë tre ankesa

Published

on

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri u dënuan me burg 15 dhe 9 vjet burg. Sami Luta u lirua nga akuza, në mungesë të fakteve. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat