Connect with us

Lajme nga vendi

Maqedoni, këtë vit nga skanimi i llogarive fiskale do të mund të merrni 2100 denarë

Published

on

Nga ky vit rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar nga llogaritë fiskale do të rritet në 2.100 denarë në vend të 1.800 denarë.

Zgjidhja e propozuar ligjore është në procedurë parlamentare dhe është vendosur si pika e gjashtë e seancës së sotme plenare të 99-të. Ligji nxirret pas procedurës së shkurtuar.

E drejta e rimbursimit të TVSH-së ushtrohet për çdo tremujor kalendarik në të cilin lëshohet fatura fiskale.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria më 27 dhjetor 2022 përcaktoi tekstin e Projektligjit që rrit shumën maksimale të rimbursimit të TVSH-së që mund të marrë një person fizik duke skanuar llogaritë fiskale për një tremujor.

Advertisement

Lajme nga vendi

Edhe një problem me dekada merr fund për Tetovën, strehimore për qentë endacak

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar edhe për një problem të zgjidhur:

Ja postimi i tij:

Ju kujtohet në kohën e zgjedhjeve, premtimi për zgjidhjen e problemit me qentë endacak? Ata që zhvatën dhe e shkatërruan Tetovën thonin se nuk i’a dalim. Dhe, pikërisht sot, ne përurojmë STREHIMOREN për qentë endacak për të zgjidhur kështu njëherë e përgjithmonë këtë problem për qytetarët e Tetovës.

E kemi përmbushur premtimin se do të jemi ndër komunat e para që do të gjejmë një zgjidhje serioze për këtë problem që prek të gjithë vendin.

Qentë e pastrehë do t’i nënshtrohen trajtimit maksimal njerëzor që përfshin kapjen e tyre, transportin në spital, pritjen dhe ekzaminimin nga një veteriner i certifikuar, testin e socializimit, ekzaminimin laboratorik për sëmundje të caktuara, identifikimin dhe mbajtjen e shënimeve (çipe dhe etiketë në vesh), sterilizimin, tredhjen, akomodimi, trajtimi dhe kujdesi pas operacionit, si dhe vaksinimi i duhur.

Advertisement

Kur të tjerët flasin e premtojnë, ne gjejmë zgjidhje dhe realizojmë. Kjo është puna jonë, puna e besës dhe fjalës së dhënë!”, shkruan Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: Vasalët të pa aftë ta ndalin poshtërimin e popullit në Qeverinë monoetnike, reagojnë me komunikata!

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër vendimin e qeverisë me legjitimitet një etnik, për të ndryshuar formulën e “balancerit” nga 29. 5 % siç është nxjerë nga përqindja e popullsisë totale, në 24.3%, që nënkupton mijëra shqiptarë më pak në institucionet shtetërore.   Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj të arriturave të deritanishme për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të komuniteteve etnike në vend.  Ndryshimi i formulës për të reflektuar vetëm popullsinë rezidente dhe jo atë të përgjithshme është një përpjekje e qartë për të margjinalizuar komunitetin shqiptar por edhe për të minuar kontributin e popullatës jorezidente të cilët kanë dhënë kontribit të vazhdueshëm në stabilitetin financiar të vendit përmes remitancave.  Ky është veprim i dytë në drejtim të zhbërjes së rezultateve të regjistrimit të popullësisë, sëpari nga VMRO dhe tash nga Znam, dhe nxjerr në sipërfaqe pa aftësinë e vazalëve pa legjitimitet zgjedhor që po e poshtërsojnë popullin shqiptar në qeverinë monoetnike. 

Ne, në BDI, e shohim këtë si një përpjekje të rrezikshme për të ulur ndikimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale të vendit. Ky vendim është në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe vlerat e demokracisë dhe barazisë të cilat kanë qenë themelore për paqen dhe stabilitetin në vend.  BDI do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të kundërshtuar këtë vendim të padrejtë dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.  Ne i bëjmë thirrje qeverisë të rishikojë këtë vendim diskriminues dhe të garantojë një përfaqësim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.radiokosovaelire

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sërish edhe sot u regjistrua tërmet në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Mëngjesin e sotëm në orën 07:33 është ndjerë një tërmet në Maqedoninë e Veriut.

Fuqia e tërmetit është 2.2 gradë sipas Rihterit, ndërsa epiqendra është 120 km nga Pehçeva.

Thellësia është 10 kilometra.

Continue Reading

Më të lexuarat