Connect with us

Lajme nga vendi

Kovaçevski: Mbështetja energjetike nga Turqia është e rëndësishme për ne

Published

on

Turqia është bërë një qendër e madhe rajonale për ruajtjen dhe dërgimin e gazit natyror, për SHA EMV dhe Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme që të ketë një furnizim të besueshëm dhe të qëndrueshëm me këtë energjens, për shkak të nevojave në krizën e energjisë elektrike, dhe veçanërisht në pjesën e krizës me energjinë ngrohëse, dhe presim që në të ardhmen të kemi mbështetje nga Turqia në këtë fushë, deklaroi drejtori i SHA EMV, Vasko Kovaçevski, në takimin e sotëm me ministrin turk të Energjetikës, Fatih Donmez.

Siç informojnë nga EMV, takimi është mbajtur në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Kovaçevski e njoftoi ministrin e Energjetikës Fatih Donmez dhe anëtarët e delegacionit me kapacitetet e SHA EMV, prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohëse, si dhe me menaxhimin në kushte të krizës energjetike.

Drejtori Kovaçevski theksoi se është mirë që vendi të ketë mbështetje nga Turqia në kohë të krizës energjetike, e cila ka rritur mundësitë dhe kapacitetet për prodhimin e energjisë elektrike, veçanërisht për furnizimin me gaz natyror.

“Me përfaqësuesit e kompanisë shtetërore turke BOTASH, aktiviteti parësor i së cilës është shitja, shpërndarja dhe ruajtja e gazit natyror, u shkëmbyen informacione dhe përvoja nga veprimtaria e të dyja kompanive, ndërsa gjatë muajit janar do të mbahet një takim i veçantë ndërmjet SHA EMV dhe BOTASH në lidhje me furnizimin me gaz natyror, në të cilin takim do të diskutohet edhe për kapacitetet energjetike, mundësitë e furnizimit me energjensa dhe opsione të tjera për ndihmë dhe mbështetje nga Turqia në fushën e energjetikës”, thuhet në njoftim

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Fronti dhe VLEN-i ndeshen në Tetovë?! Që të dy taborët njoftojnë se do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në Sheshin “Iliria”, më 6 maj

Published

on

Një gjë që nuk ka ndodhur në zgjedhjet paraprake. Dy taborët shqiptare në zgjedhjet parlamentare, do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në po të njëjtin vend, në po të njëjtën datë dhe në po të njëjtën orë, transmeton TV21.

Fronti Europian tubimin përmbyllës e kishte paralajmëruar që më parë, për në ora 20:00 më datë 6 maj 2024. Vendi Sheshi “Iliria” në Tetovë.

Por, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen është se edhe VLEN njofton se do të mbajë tubimin përmbyllës po ashtu në Sheshin “Ilira” në Tetovë, më 6 maj 2024 dhe në ora 20:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KSHZ-ja nuk pranon ankesat për votimin në Likovë

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot në seancë vendosi që të mos pranohet ankesa për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit të koalicionit VLEN për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me sugjerim të anëtarit të KSHZ-së, Abdush Demiri, është hapur materiali zgjedhor konfidencial nga ky vendvotim dhe, siç tha ai, mungojnë dy fletëvotime, andaj ka kërkuar që votimi në këtë vendvotim të anulohet, ndërsa Bordi zgjedhor të shkarkohet.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, tha se votimi anulohet vetëm nëse ka më shumë fletë votimi në kuti, gjë që nuk ka ndodhur.

Anëtarët e KSHZ-së votuan dhe propozimi i Demirit nuk u pranua, dhe ai paralajmëroi se për këtë vendvotim do të ketë mendim të veçantë.

Në seancën e KSHZ-së janë pranuar edhe kërkesat për akreditime shtesë për rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski nga Bërvenica: Qeverinë e ardhshme do ta kryesojë VMRO-DPMNE-ja, BDI do të shkojë në opozitë

Published

on

Në kuadër të fushatës parlamentare “Maqedonia sërish e jotja! Ndryshimet në duart e tua” VMRO-DPMNE mbajti tubim në Jançishtë, Komuna e Jegunovcës dhe në Bërvenicë të Tetovës. Kryetari Hristian Mickoski, bartësja e listës së kandidatëve për njësinë e gjashtë zgjehdore, Dafina Stojanoska si dhe kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova folën para qytetarëve të pranishëm.

Continue Reading

Më të lexuarat