Connect with us

Lajme nga vendi

ALARME PËR BOMBA NË DY SHKOLLA FILLORE TË TETOVËS | VIDEO

Published

on

“Bombë është vendosur në shkollë. Do të ketë viktima. Mos me pyesni asgjë. I kam fshirë të gjitha gjurmët. Asgjë nuk do të marr përsipër. Kjo është një përshëndetje nga unë”.

Ky mesazh me këtë përmbajtje pas orës 9 ka arritur në dy shkolla fillore në Tetovë, gjegjësisht në shkollën fillore Liria dhe në shkollën Kirili dhe Metodi. Me të marrë këta mesazhe nga stafi pedagogjik I shkollës janë informuar pjesëtarët e policisë të cilët mënjëherë kanë ardhur në vendngjarje, shkruan Televizioni Koha.

Në dy shkollat e Tetovës ka arritur mënjeherë edhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami. Edhe ai ka konfirmuar se në dy shkollat fillore në Tetovë ka arritur mesazh kërcënues për bombë.Kasami njofton se me urdhër të policisë janë evakuar nxënësit në të dyja shkollat. Kasami u bënë thirrje qytetarëve, mësuesit dhe prindërit që të ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë panik.

“Duke pasur parasysh se lajme të tilla ka pasur edhe në qytete tjera dhe se janë identifikuar si të rrejshme, gjithsesi ne duhet të jemi të kujdesshëm.Njëkohësisht njoftojmë se në shkollat tjera fillore si dhe shkollat e mesme nuk ka ndonjë paralajmërim të tillë dhe situata është në kontrollë.Apelojmë tek qytetarët, mësuesit dhe prindërit që të ruajnë qetësinë dhe të mos krijohet panik.Sektori i arsimit pranë komunës së Tetovës me sugjerim të organeve shtetërore të sigurisë ka shtuar kujdesin dhe mbikëqyrjen e shkollave dhe në vazhdimësi janë në komunikim me udhëheqësit e shkollave dhe organet e shtetit për sigurinë në vend” tha Kasami për Televizionin Koha.

Sikurse në shkollat e Shkupit dhe qytetet tjera në vend edhe në dy shkollat e Tetovës alarmet për bomba rezultuan të jenë të rreme. Nga ana e drejtorisë së shkollës fillore Liria thonë se fëmijët janë evakuar për gjashtë minuta.Për të mos krijuar panikë, nxënësve u është thënë se do të kryhet dezinfektim.Nga policia e Tetovës thobë se pas marrjes së denoncimeve janë marrë masa të mënjëhershme.

Advertisement

“Deri më tani në SPB Tetovë është raportuar se kërcënime për mjet shpërthyes janë dërguar në adresat elektronike të shkollave dy shkollave fillore në Tetovë . Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt nga objektet dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga policia e Tetovës.

Alarmet për bomba deri më tani kanë qenë praktikë në shkollat në Shkup dhe pjesë tjera të maqedonisë lindore, kurse prej sot këta alarme filluan të shpërndahen edhe në shkollat e Tetovës. Nxënësit e shkollave tjera fillore dhe të mesme të Tetovës vijuan procesin edukativo arsimor.

Nga MPB njoftojnë se të gjitha denoncimet për bomba gjatë ditës së sotme kanë rezultuar të rreme,. Shtojnë se evakuimi dhe masat janë realizuar në kohë dhe se është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme.“Janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me denoncimet e sotme nga shkollat në Shkup, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Strugë pas mesazheve të pranuara në adresat elektronike me kërcënime për vendosje mjeteve shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”. Urim HASIPI/Tv Koha

 

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat