Lajme nga vendi
MASH-i filloi debatin publik për përgatitjen e Ligjit të ri për arsim të mesëm
Nevoja për sjelljen e zgjidhjes së re ligjore për arsimin e mesëm në vend fillimisht duhet kërkuar në faktin se ligji ekzistues zbatohet prej më shumë se 27 vitesh ndërsa në ndërkohë arsimi i mesëm është bërë i detyrueshëm, si dhe janë sjellur plane dhe programe të reja mësimore ku vazhdimisht janë duke u azhurnuar dhe plotësuar. Kemi shumë të drejta dhe mundësi të reja për të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor në shkollat e mesme dhe e gjithë kjo duhet të jetë pjesë e një kornize ligjore. Sot jemi këtu së bashku pikërisht për të bërë këtë kornizë. Kemi themelin, të cilin mund ta avancojmë mirë.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në hapjen e debatit të parë nga disa debate publike që do të organizohen në ditët në vijim, me rastin e përpilimit të Ligjit të ri për Arsimin e Mesëm, i cili, siç u shpreh ai duhet të jetë në frymën e parimeve europiane dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë nxënësve.
“Nëse në të kaluarën zgjidhjet ligjore silleshin me dyer të mbyllura, pa praninë e ekspertëve, praktikantëve, mësimdhënësve, sot në përputhje me përkushtimin për punë transparente dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zgjidhjet ligjore i sjell përmes një procesi gjithëpërfshirës, përmes debateve publike me të gjithë pjesëmarrësit në veprimtarinë arsimore” potencoi Shaqiri.
Ai gjithashtu rikujtoi se Strategjia për Arsimin 2018-2025 në pjesën e arsimit të përgjithshëm përcakton këto prioritete: Përmirësimin e përmbajtjes së arsimit të mesëm, rritjen e përfshirjes së nxënësve dhe përmirësimin e inkluzionit dhe integrimit ndëretnik në arsimin e mesëm, përmirësimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore në shkollat e mesme dhe përmirësimin e kushteve të mësimit dhe cilësisë së arsimit. Siç theksoi këto parime, besoj se me zgjidhjen e re ligjore do të kontribuojmë në modernizimin e sistemit arsimor nacional.
“Do të ofrojmë qasje sistematike për të inkurajuar zhvillimin kognitiv, socio-emocional dhe psikomotor në përputhje me potencialin dhe afinitetet të çdo nxënësi. Do të mundësojmë zhvillimin e kompetencave kyçe që do t’iu nevojiten nënësve për arsimimin e mëtejshëm dhe rolin e tyre aktiv në shoqërinë bashkëkohore”, u shpreh ministri.
Ai të pranishmëve ju bëri thirrje që të jenë aktiv në debat dhe të japin mendimet e tyre për propozim versionin e ligjit të përgatitur nga grupi punues i përbërë nga përfaqësues të disa palëve të interesuara dhe të shprehin sugjerime, me qëllim të miratimit të versionit më të mirë të zgjidhjes ligjore.
Me Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm, arsimi i mesëm përkufizohet si institucional, kadrovik dhe përmbajtjësor i organizuar në atë mënyrë që mundëson arsimimin e të gjithë nxënësve, përfshirë fëmijët/personat me shtetësi të huaj apo fëmijët pa shtetësi, formimin e ekipeve gjithëpërfshirëse dhe mbështetjen e nxënësve me vështirësi. Definohet edhe roli i asistentëve arsimor, gjegjësisht përfshirja e tyre në procesin arsimor me status të rregulluar, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Lajme nga vendi
Orari i punës i Shërbimeve administrative të MPB-së gjatë festave të Pashkëve

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të ardhshme të Pashkëve, kumtoi se sot të gjitha Seksionet për punë administrative pranë Repartit për punë administrative të MPB-së, përveç Repartit për punë administrative Shkup, do të punojnë në periudhën prej orës 08:00 deri 16:00.
Reparti për punë administrative Shkup, megjithatë, respektivisht njësitë e tij organizative sot do të punojnë me këtë orar:
Pika Prolet – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30;
Pika TVM – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30, ndërsa me periudhën e njëjtë do të punojnë edhe pikat në Beko dhe Gjorçe Petrov;
Pikat Draçevë dhe Butel do të punojnë në një turn në periudhë prej orës 10:00 deri ora 18:00.
MPB-ja i njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktim të terminit, ndërsa dhënia e dokumenteve do të bëhet rregullisht.
Nesër (e shtunë 19.04) do të punojnë vetëm sportelet për dhënie të dokumenteve personale në TVM dhe Beko nga ora 08:00 deri ora 16:00.
Lajme nga vendi
LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .
Lajme nga vendi
Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.
“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.
Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve