Connect with us

Lajme nga vendi

Kërcënimet me bomba në RMV, sipas ekspertëve janë të stilit rus: Vijnë nga Moska për ta frikësuar popullatën

Published

on

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba nëpër objekte shkollore, qendra tregtare dhe institucione vijnë prej Rusisë. Ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës, shkruan Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut, ashtu sikur edhe shtetet e rajonit, në periudhën e kaluar është duke u përballur me kërcënime për vendosje të bombave nëpër objekte dhe vende publike. MPB pas çdo kërcënimi i ka evakuuar qytetarët, megjithatë ende nuk mund të bie në gjurmë të dërguesve të e-mailave, të cilat kanë krijuar kaos të vërtetë.

Selim Ibraimi
Selim Ibraimi

“Qëllimi i kërcënimeve me bomba në Maqedoninë e Veriut dhe në disa vende të rajonit është që rrisë frikën sidomos atë  psikologjike në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt të izoluar në veri të Kosovës. Caku i kërcënimeve është përzgjedhur nga aktorët malinj dhe janë vendet e përziera etnike, kulturore dhe fetare. Kërcënimet e fundit janë një fushatë e re e ndryshimet  në strategjinë e dezinformimit psikologjik rus- serb në Ballkanin  Perëndimor”, deklaron eksperti i politikës ndërkombëtare, autori dhe gazetari, me fokus në gjeopolitikën dhe çështjet e sigurisë së Evropës dhe Ballkanit, Selim Ibraimi.

Nikolla Dujovski, foto: Fakulteti i Sigurisë
Nikolla Dujovski, foto: Fakulteti i Sigurisë

Profesori i Fakultetit për Siguri, Nikolla Dujovski, këto kërcënime i sheh si pjesë të luftës hibride që Rusia i udhëheqë kundër vendeve anëtare.

“Këto kërcënime hibride janë pjesë e luftës që Rusia e udhëheq kundër kësaj pjese të botës. Nuk guxon askush të ketë mëdyshje në diçka të tillë. Pjesën më të madhe të këtyre kërcënimeve unë i shoh si pjesë të luftës hibride që Rusia e udhëheqë kundër vendeve anëtare të NATO-s. Nëse ne jemi vendi i fundit që është bërë pjesë e NATO-s, ende të prekshëm në fazën e këmbimit të informatave dhe për atë sipas të gjitha gjasave ne jemi më së shumti edhe qëllimi i këtyre sulmeve, krahasuar me shtetet tjera. Mundësia që të zbuloni saktësisht në këtë moment se prej cilit vend të Rusisë dërgohen këto kërcënime është e barabartë me zero”, thotë Dujovski për Telma.

Edhe Ibraimi vlerëson se metodat e frikësimit kanë një lidhje logjike me taktikat e deritanishme ruse që nga viti 2008 në Ballkanin Perëndimor.

“Tani vetëm kemi një ndryshim në fushën e zbatimit të politikës së përhapjes së frikës. Këtu është me rëndësi që organet e sigurisë të bëjnë identifikimin e burimeve të thirrjeve telefonike me atë të “SIGNAL ANALYSIS”, pasi vendi është anëtare e NATO-s ekzistojnë mundësi të shihet se prej nga e kanë prejardhjen thirrjet dhe të analizohet sfondi. Kjo është metoda e vetme dhe organet inteligjente të Maqedonisë së V. në bashkëpunim sidomos me amerikane shumë lehtë mund të bëjnë zbulimin e tyre”, thotë Ibraimi.

Advertisement

Sipas tij, në një gjendje të re të krijuar në Evropën Lindore dhe në veri të Kosovës, shtete të treta dhe lojtarë politik të brendshëm mund të jenë të interesuar për të krijuar një situatë të paqëndrueshme në Ballkan dhe në Maqedoninë e Veriut para ndryshimeve kushtetuese.

“Rusia vazhdon të shfrytëzojë disa aktorë lokal në rajon për qëllimet e ndikimit dhe rritjes së frikës në zonat e ngrira të konflikteve. Maqedonia e V. gjegjësisht shërbimet e inteligjencës duhet të fillojnë që të bëjnë zbërthimin e sinjaleve që shumë lehtë mund t’i marrin nga institucionet e telekomunikimit. Këtu duhet theksuar vendosmërinë e shtetit për të bërë zbulimin se kush qëndron pas kërcënimeve”, shton Ibraimi.

Gjimnazi "Josip Broz Tito" në Shkup, foto: Meta.mk, shkolle, bomba, kercenim
Gjimnazi “Josip Broz Tito” në Shkup, Foto arkiv: Meta.mk

Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski nuk ka dyshim se këto janë sulme hibride ndaj shtetit dhe se ky është një akt monstruoz. Raportimet për bomba të vendosura kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe të gjithë rajonit, pasi raste të tilla janë regjistruar edhe në vendet fqinje.

“Këto sulme hibride janë për shkak të qëllimeve gjeostrategjike ose atyre lokale. Ato u bënë veçanërisht të shpeshta pas fillimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë. Ndaj këtij llojit të sulmeve janë të ekspozuara edhe Serbia, Mali i Zi, por ka edhe në Zelandën e Re, SHBA, Kanada dhe Gjermani”, deklaroi Kovaçevski.

Ai vlerëson se MPB-ja nuk ka dështuar në detyrën e saj, pavarësisht se për tre muaj nuk ka arritur ta zbulojë autorin apo autorët e mesazheve kërcënuese. Kryeministri e konfirmoi se porositë dërgohen nga jashtë shtetit dhe se po dërgoheshin nga jashtë dhe se bëhet fjalë për rrjete private virtuale (VPN).

Nga ana tjetër, sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se Këshilli për Koordinim të Shërbimeve të Zbulimit do ta shqyrtojë situatën me alarmet për bomba. Ministri deklaroi se Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor është në komunikim të vazhdueshëm me Interpolit dhe Europolin.

Advertisement
Oliver Spasovski dhe DImitar Kovaçevski, foto: Qeveria e RMV-së
Oliver Spasovski dhe DImitar Kovaçevski, foto: Qeveria e RMV-së

Gjithashtu, edhe ai tha se paraqitjet për vendosje të bombave janë pjesë të luftës hibride që zbatohet jo vetëm në shtetin tonë.

“Informatat kryesisht i ndajmë edhe me vendet e rajonit që marrin kërcënime të tilla, Serbia në vazhdimësi tanimë me vite, Mali i Zi, Kroacia, Gjermania, SHBA, Zelanda e Re, por edhe shumë vende tjera në këtë periudhë dhe praktikisht edhe paraqitjet, gjegjësisht teksti është thuajse i njëjtë”, tha ministri Spasovski.

Nga 26 tetori i këtij viti në SPB Shkup disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Krahas shkollave të mesme dhe fillore, në fillim të javës ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura edhe në institucione dhe qendra tregtare. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.

Spasovski më 19 nëntor deklaroi se së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për paralajmërime për bomba, të cilat krijojnë shqetësim në opinion tashmë një kohë të gjatë. Por, deri më tani s’ka kurrfarë njoftimi se kush qëndron prapa këtyre alarmeve të rrejshme që i shqetësojnë qytetarët.

Advertisement

Lajme nga vendi

Taravari konfirmon bisedën telefonike me Ahmetin

Published

on

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili është larguar nga koalicioni VLEN pasi vendosi të shkojë në zgjedhje lokale ndaras, ka pranuar se ka realizuar bisedë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Në një intervistë për Lajm ai thotë se takim nuk ka pasur, por është dëgjuar me të në telefon.

Takim me Ali Ahmetin a keni pasur apo prisni të keni?

“Jo, jo, jo. Ka pasur një bisedë telefonike dhe ajo është…”, deklaroi Arven Taravari, kryetar i ASH.

Televizioni Alsat që në fillim të muajit prill raportoi për një bisedë telefonike 40 minutëshe mes Taravarit dhe Ahmetit, e cila sipas burimeve tona ka bërë që Taravari të lëkundet në bindjet, që deri dje i mbronte me aq fanatizëm ndaj BDI-së. Disa herë, Taravari përmendi që partia e tij ka kanale komunikimi me BDI-në, por edhe sinjale për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Madje, duke relativizuar se edhe partitë tjera të VLEN-it kanë kontakte. Ndaj kësaj, mori përgjigje të ashpër nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje se nuk kanë asnjë arsye për të komunikuar me një parti të korruptuar, funksionarët e të cilës janë në lista të zeza.

Biseda telefonike është realizuar pikërisht në kohën kur Aleanca për Shqiptarët do të duhej të vendoste për mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale, për çka Taravari disa herë përsëriti se ekzistojnë dy opsione për të garuar në zgjedhje. I pari, të garojnë së bashku me VLEN-in dhe i dyti të garojë vetëm si ASH, që në këtë rast nuk do të përjashtohej mundësia për të bashkëpunuar në komuna të caktuara me BDI-në.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB: Gjatë festave të Pashkëve fotografimi për dokumentet personale do të bëhet pa termin

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme, në pritje të festave të Pashkëve, njofton se sot të gjitha Seksionet për Çështje Administrative pranë Departamentit për Çështje Administrative të MPB-së, përveç Sektorit për Çështje Administrative Shkup, do të punojnë nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Departamenti për Çështje Administrative Shkup, ose më saktë njësitë e tij organizative, sot do të punojnë me këtë orar:

Pika e kontrollit pranveror  dy ndërrime nga ora 7:30 e mëngjesit deri në 19:30;

Postblloku i “RTMV” dy ndërrime nga ora 7:30 deri në 19:30, dhe me të njëjtin orar do të funksionojnë edhe pikat e kontrollit në “Beko” dhe Gjorçe Petrov.

Pikat e kontrollit në Draçevë dhe Butel do të funksionojnë me një turn nga ora 10:00 deri në ora 18:00.

Advertisement

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktuar termin dhe dhënia e dokumenteve do të bëhet në vazhdimësi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Më shumë se 1000 propozime për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave në Tetovë

Published

on

Përskaj nismës së ndryshimit të emrave të rrugëve, në Tetovë janë shtuar kërkesat edhe për ndryshimin e emrit të disa shkollave. Individë të sektorit të arsimit thonë se disa emra të shkollave, madje nuk kanë asnjë domethënie as simbolike dhe as historike për qytetarët. Nga gjithësej pesë shkolla të mesme katër prej tyre kanë emra që nuk përkojnë me siç është rasti i shkollës së mjekësisë Nikolla Shtejn.

“Ato pak të dhëna që ne i kemi nuk themi dot se janë të sakta thjeshtë ka qenë një infermier partizan që as nuk është nga shteti ynë e as nuk lidhet diçka me vendin tonë. Meqë edhe jemi shkolla më e madhe në vend shpesh kemi kërkesa nga prindër e nxënës se përse shkolla nuk merr një emër që do lidhej qoftë me Tetovën qoftë me ndonjë personalitet të mjekësisë”, tha Malësore Ramadani, drejtoreshë e SHMK “Nikolla Shtejn”.

Kërkesa të këtilla ka pasur edhe në shkollat tjera.

“Në kuadër të Komunës së Tetovës funksionojnë pesë shkolla të mesme nga të cilat vetëm njëra nga to ka emrin “7Marsi” ndërsa katër të tjerat kanë emra të periudhës së komunizmit dhe realisht sipas kërkimeve që kemi bë për një shkollë që quhet Nikolla Shtejn, nuk ka të dhëna as në google apo mjete tjera kërkimore”, tha Nazmi Dauti, sektori për Arsim Tetovë.

Nisma të ngjashme për ndërrim të emrave të shkollave fillore dhe të mesme ka pasur disa herë, por shkaku i mungesës së kohezionit politik në pushtetin lokal, ndryshimi i tyre, gjithnjë ka dështuar.
Problemi me emrat e shkollave po hapet në të njëjtën kohë kur procedura për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë është në fazën e debatit publik. Numri i propozimeve të dorëzuara në dy debatet e fundit publike ka arritur në 1050. Edhe pse sot duhej që të mbahet debati i tretë publik, debati është anuluar për javën e ardhshme, shkaku i festës së Pashkëve. Zëdhënësi i komunës Albion Alili për Alsat thotë se procedura zhvillohet pa përplasje.

Advertisement

“Pas debateve komisioni do të vlerësojë propozimet dhe biografitë e emrave të propozuar dhe do veprojë për emërtim të tyre. Realisht komisioni po punon në formën e paraparë dhe do veprohet. Nuk ka ndonjë përplasje siç plasohet në opinion, gjithëçka shkon si duhet”, u shpreh Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Për momentin nuk ka ndonjë afat konkret se sa procedura do të zgjasë. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat