Connect with us

Lajme nga vendi

Kasami kërkoi që komunat të kenë më shumë kompetenca, ministri Penov: varret nga Kuvendi

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami disa herë ka theksuar se komunave duhet të u jepen më shumë kompetenca. Të njëjtën ai e theksoi edhe në konferencën e përbashkët me Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov. Ky i fundit theksoi që komunat më të mëdha duhet të kenë më shumë kompetenca, por kjo varret nga Kuvendi. Nevojat për reforma në vetëqeverisjet lokale dhe kompetencat i theksoi edhe Raporti i fundit i Komisionit Evropian për vendin, shkruan Portalb.mk.

Komuna e Tetovës kërkon që komunat të kenë më shumë kompetenca në urbanizëm dhe të ju jepen më shumë mjete financiare përmes decentralizimit fiskal. Sipas Kasamit, kjo bëhet përmes decentralizimit, por ai vlerëson se edhe me këtë në vendin tonë bëhet politikë.

“Në këtë rast unë vlerësoj se vazhdimi i procesit të decentralizimit nuk ka a kufi politik edhe as kufi politik edhe as etnik, por është një interes i të gjithë qytetarëve… decentralizimi nënkupton që sa më shumë pushtet të marrin komunat dhe ai pushtet të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha Kasami.

Nga ana tjetër, sipas ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, komunat më të mëdha përfshirë këtu edhe Tetovën, duhet të kenë më shumë kompetenca që të funksionojnë të pavarura, megjithatë kjo nuk mund të bëhet pa marrëveshje midis partive politike.

“Në këto procese punohet dhe kërkohet momenti kur do ketë vullnet politik që një sistem i tillë të kalojë edhe në Parlament. Në procesin e decentralizimit po punohet, Parlamenti është i bllokuar dhe nuk është reale që të hapim një debat të tillë në këtë moment, theksoi Penov.

Advertisement

Kujtojmë që edhe në konferencën e tij për një vjetorin e udhëheqjes me Komunën e Tetovës, Kasami theksoi se kërkesa për zgjerim të kompetencave dhe decentralizim është permanente por pa përgjigje nga institucionet qendrore.

Përndryshe, në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian theksohet se vendi duhet të finalizojë procesin e reformës në sistemin e vetëqeverisjes lokale. Konkretisht, raporti thotë se “ndryshimet në ligjin për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale synojnë sigurimin e burimeve shtesë financiare për komunat dhe fuqizimin e menaxhimit të financave publike në nivel qendror. Duke u mbështetur në këtë, Qeveria duhet të përparojë me riorganizimin e përgjithshëm të kompetencave ndërmjet nivelit qendror dhe atij subnacional”.

Advertisement

Lajme nga vendi

Fronti dhe VLEN-i ndeshen në Tetovë?! Që të dy taborët njoftojnë se do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në Sheshin “Iliria”, më 6 maj

Published

on

Një gjë që nuk ka ndodhur në zgjedhjet paraprake. Dy taborët shqiptare në zgjedhjet parlamentare, do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në po të njëjtin vend, në po të njëjtën datë dhe në po të njëjtën orë, transmeton TV21.

Fronti Europian tubimin përmbyllës e kishte paralajmëruar që më parë, për në ora 20:00 më datë 6 maj 2024. Vendi Sheshi “Iliria” në Tetovë.

Por, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen është se edhe VLEN njofton se do të mbajë tubimin përmbyllës po ashtu në Sheshin “Ilira” në Tetovë, më 6 maj 2024 dhe në ora 20:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KSHZ-ja nuk pranon ankesat për votimin në Likovë

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot në seancë vendosi që të mos pranohet ankesa për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit të koalicionit VLEN për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me sugjerim të anëtarit të KSHZ-së, Abdush Demiri, është hapur materiali zgjedhor konfidencial nga ky vendvotim dhe, siç tha ai, mungojnë dy fletëvotime, andaj ka kërkuar që votimi në këtë vendvotim të anulohet, ndërsa Bordi zgjedhor të shkarkohet.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, tha se votimi anulohet vetëm nëse ka më shumë fletë votimi në kuti, gjë që nuk ka ndodhur.

Anëtarët e KSHZ-së votuan dhe propozimi i Demirit nuk u pranua, dhe ai paralajmëroi se për këtë vendvotim do të ketë mendim të veçantë.

Në seancën e KSHZ-së janë pranuar edhe kërkesat për akreditime shtesë për rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski nga Bërvenica: Qeverinë e ardhshme do ta kryesojë VMRO-DPMNE-ja, BDI do të shkojë në opozitë

Published

on

Në kuadër të fushatës parlamentare “Maqedonia sërish e jotja! Ndryshimet në duart e tua” VMRO-DPMNE mbajti tubim në Jançishtë, Komuna e Jegunovcës dhe në Bërvenicë të Tetovës. Kryetari Hristian Mickoski, bartësja e listës së kandidatëve për njësinë e gjashtë zgjehdore, Dafina Stojanoska si dhe kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova folën para qytetarëve të pranishëm.

Continue Reading

Më të lexuarat