Lajme nga vendi
BDI: Buxheti për vitin e ardhshëm parasheh 250 milionë euro për Korridorin 8
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thotë se investimet kapitale në Buxhetin për vitin 2023 janë parashikuar të jenë 800 milionë euro, një buxhet zhvillimor, ose thënë në përqindje 52,3 për qind më shumë investime kapitale në krahasim me buxhetin e këtij viti.
Sipas BDI-së, investimet kapitale synojnë projekte infrastrukturore brenda vendit por edhe lidhjet me vendet e rajonit që do të sigurojnë rritje dhe zhvillim më të shpejtë ekonomik, kushte më të mira për zhvillimin e kompanive vendore dhe investimeve të huaja, përfshirë këtu edhe zhvillim më të mirë të biznesit, investime në projekte kapitale në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, bujqësi, mbrojtje të mjedisit, gazifikim dhe energjetikë.
“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se në këtë kohë krize, investimet kapitale do të sigurojnë një të ardhme më të mirë dhe një standard jetese për të gjithë qytetarët. Me menaxhim dhe realizim të përgjegjshëm, investimet kapitale do të sigurojnë një kalim më të lehtë drejt rimëkëmbjes dhe zhvillimit të ekonomisë.
“Vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e Korridorit 8 hekurudhor, 250 milion euro për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D të autostradës, rehabilitim të rrugëve lokale si dhe ndërtim të banesave sociale në disa komuna,- Gazifikimi vazhdon në shumë pjesë të vendit, javën e kaluar përfundoi plotësisht gazsjellësi nga hyrja e interkonjektorit nga Bullgaria”.
“Investimet kapitale në bujqësi vazhdojnë të sigurojnë rritjen e prodhimit vendor dhe po ashtu mbështetje për fermerët dhe modernizim të sektorit të bujqësisë. Në fushën e shëndetësisë parashihen investime kapitale, siç janë ndërtimi dhe rikonstruimi i objekteve shëndetësore publike dhe blerja e pajisjeve mjekësore, kurse në fushën e arsimit, mbrojtjen e fëmijëve dhe sporti, parashihet rikonstruim i konvikteve studentore, pajisje moderne dhe rikonstruime të universiteteve”, thonë nga BDI.
Gjithashtu nga atje theksojnë se buxheti i ri parasheh vazhdimin e zbatimit të ciklit të investimeve në sektorin e energjisë, i cili duhet të sigurojë rritje të potencialit energjetik vendor.
Lajme nga vendi
Orari i punës i Shërbimeve administrative të MPB-së gjatë festave të Pashkëve

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të ardhshme të Pashkëve, kumtoi se sot të gjitha Seksionet për punë administrative pranë Repartit për punë administrative të MPB-së, përveç Repartit për punë administrative Shkup, do të punojnë në periudhën prej orës 08:00 deri 16:00.
Reparti për punë administrative Shkup, megjithatë, respektivisht njësitë e tij organizative sot do të punojnë me këtë orar:
Pika Prolet – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30;
Pika TVM – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30, ndërsa me periudhën e njëjtë do të punojnë edhe pikat në Beko dhe Gjorçe Petrov;
Pikat Draçevë dhe Butel do të punojnë në një turn në periudhë prej orës 10:00 deri ora 18:00.
MPB-ja i njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktim të terminit, ndërsa dhënia e dokumenteve do të bëhet rregullisht.
Nesër (e shtunë 19.04) do të punojnë vetëm sportelet për dhënie të dokumenteve personale në TVM dhe Beko nga ora 08:00 deri ora 16:00.
Lajme nga vendi
LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .
Lajme nga vendi
Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.
“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.
Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve