Connect with us

Lajme nga vendi

BDI: Buxheti për vitin e ardhshëm parasheh 250 milionë euro për Korridorin 8

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thotë se investimet kapitale në Buxhetin për vitin 2023 janë parashikuar të jenë 800 milionë euro, një buxhet zhvillimor, ose thënë në përqindje 52,3 për qind më shumë investime kapitale në krahasim me buxhetin e këtij viti.

Sipas BDI-së, investimet kapitale synojnë projekte infrastrukturore brenda vendit por edhe lidhjet me vendet e rajonit që do të sigurojnë rritje dhe zhvillim më të shpejtë ekonomik, kushte më të mira për zhvillimin e kompanive vendore dhe investimeve të huaja, përfshirë këtu edhe zhvillim më të mirë të biznesit, investime në projekte kapitale në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, bujqësi, mbrojtje të mjedisit, gazifikim dhe energjetikë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se në këtë kohë krize, investimet kapitale do të sigurojnë një të ardhme më të mirë dhe një standard jetese për të gjithë qytetarët. Me menaxhim dhe realizim të përgjegjshëm, investimet kapitale do të sigurojnë një kalim më të lehtë drejt rimëkëmbjes dhe zhvillimit të ekonomisë.

“Vazhdojnë me intensitet punimet për ndërtimin e Korridorit 8 hekurudhor, 250 milion euro për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D të autostradës, rehabilitim të rrugëve lokale si dhe ndërtim të banesave sociale në disa komuna,- Gazifikimi vazhdon në shumë pjesë të vendit, javën e kaluar përfundoi plotësisht gazsjellësi nga hyrja e interkonjektorit nga Bullgaria”.

“Investimet kapitale në bujqësi vazhdojnë të sigurojnë rritjen e prodhimit vendor dhe po ashtu mbështetje për fermerët dhe modernizim të sektorit të bujqësisë. Në fushën e shëndetësisë parashihen investime kapitale, siç janë ndërtimi dhe rikonstruimi i objekteve shëndetësore publike dhe blerja e pajisjeve mjekësore, kurse në fushën e arsimit, mbrojtjen e fëmijëve dhe sporti, parashihet rikonstruim i konvikteve studentore, pajisje moderne dhe rikonstruime të universiteteve”, thonë nga BDI.

Advertisement

Gjithashtu nga atje theksojnë se buxheti i ri parasheh vazhdimin e zbatimit të ciklit të investimeve në sektorin e energjisë, i cili duhet të sigurojë rritje të potencialit energjetik vendor.

Advertisement

Lajme nga vendi

MILEVSKI & BARDHI – OPTIMISTË NË FITOREN E SOTME NDAJ LETONISË

Published

on

Nga  Riga Letoni, Shaban Sinani

 Përfaqësuesja e Maqedonisë mbrëmë stadiumin “Skonto” në Riga zhvilloi séance e fundit stërvitore para ndeshjes  së sotme kundër Letonisë në kuadër të Liga C në grupin katër të UEFA Liga e Kombeve. Pas  seancës stërvitore  u mbajt takim më gazetarë ku opinionin e vetë e dhanë seleksionuesi Milevski dhe kapiteni Enis Bardhi. Takimi Letoni – Maqedonia  zhvillohet sonte në ora 18:00

 Seleksionuesi Bllagoja Milevski është optimist se të përzgjedhurit e tij janë të  vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje ndaj edhe  do të japin  më të mirën nga  vetja e tyre. Gjithashtu ai potencoi se ekipi që ai e drejtoj asnjëherë nuk ka nënë vlerësuar  andaj shprehi respektin e veçantë edhe për Letoninë, por  Maqedonia gjithmonë shkon në fitore

 “Ekipi Lituanisë e ka  respektin tonë maksimal. Jo vetëm Letoni por të gjithë kundërshtarët tanë në grupin tone. Por ne  jemi të koncentruar krejtësisht si do të dukemi na dhe  si do të ngrihemi në terren.  Unë thash se Maqedonia do të pyetet deri në fund të tyre kualifikimeve se si duke renditja në tabelë” tha Milevski
Në ndeshjet e fundit tani më është bërë traditë që edhe gjithë vëmendjen ta  drejtojmë nga  kapiteni Enis Bardhi  dhe forma e tij varet  epilogu i ndeshjes është. Këtë ai e dëshmi në dy ndeshjet e para të edicionit të ri UEFA Liga e Kombeve kundër Ishujve  Farore në transfertë  dhe sidomos kundër Armenisë në Shkup

“Për mua është me rëndësi që të japi gjithmonë maksimumin dhe  gjithmonë të jem me veten mirë edhe tentoj ta ndihmoj ekipin. Kjo ka rëndësi për mua  dhe tentoj ta ndihmoj ekipin kjo ka rëndësi më së shumti edhe shpresoj që nesër  të kthehemi dhe pas ndeshjes të jemi të gjithë të gëzuar edhe ti kemi tre pikët që I kërkojmë” deklaroi kapiteni Enis Bardhi

Advertisement

Sa i përket formacionit të mundshëm seleksionuesi Milevski tha se do të vendos  para fillimit të ndeshjes edhe pse konceptin e ka të qartë për njëmbdhjetshin që do të zbres në fushë. Ndeshja Letoni – Maqedoni, zhvillohet sonte me fillim në ora 18:00, në stadiumin “Skonto” në Riga, ndërsa drejtësi  do të ndaj arbitri Sundberg nga Danimarka./Tv Koha/

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Miteva: Vauçer prej 250 euro për të gjithë studentët dhe ndihmë financiare deri në 30,000 euro për biznes

Published

on

Rinisë duhet t’i jepet vendi qendror në vendimmarrje – ky është vizioni i Qeverisë në zbatimin e masave dhe politikave që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës. Për këtë qëllim, Qeveria ka paraparë masa, konkretisht vauçer prej 250 euro për studentët për pajisje elektronike, si dhe mbështetje financiare deri në 30 mijë euro për bizneset për të rinjtë, tha Marija Miteva – zëdhënëse e Qeverisë.

Lidhur me të njëjtën, Miteva njoftoi se qeveria ka filluar komunikimin me kompanitë në fushën e teknologjisë informative, i cili duhet të finalizohet deri në fund të këtij viti dhe duhet të rezultojë në përcaktimin e qasjes që është më e favorshme dhe përmes e cila do të gjendet më e mira për shpërndarjen e mjeteve financiare

Përkatësisht synohet të gjendet zgjidhja më e favorshme ku kompanitë do t’i sigurojnë pajisjet elektronike, ndërsa pagesa do të bëhet përmes vauçerëve që do të dedikohen për të gjithë studentët. Futja e kësaj mase, e cila do t’u sigurojë të gjithë studentëve një kupon prej 250 eurosh posaçërisht për blerjen e pajisjeve elektronike, është krijuar për të siguruar që të gjithë studentët të kenë akses në teknologjinë që u nevojitet për të pasur sukses në botën e sotme dixhitale.

Çfarë do të thotë kjo për të rinjtë, për studentët tanë? Në një epokë gjithnjë e më dixhitale, qasja në pajisjet elektronike si laptopët, tabletët dhe programet edukative është thelbësore për të mësuarit efektiv. Këto vauçer do t’u mundësojnë studentëve të marrin mjetet që u nevojiten për të marrë pjesë plotësisht në edukimin e tyre”, thekson Miteva.(Telegrafi)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rrahen mes vete dy kirurg në Spitalin e Tetovës

Published

on

Rrahje në spitalin klinik të Tetovës. Mesditën e sotme në repartin e kirurgjisë në Spitalin klinik të Tetovës, ka ardhur deri tek përleshja fizike mes dy kirurgëve.

Për rastin në fjalë, nga drejtoria e Spitalit të Tetovës thonë se përveç që e kanë lajmëruar në polici, do të ngrenë edhe komision nga spitali klinik i Tetovës, për të vërtetuar saktë se çka ka ndodhur mes dy mjekëve, për të pasuar më tej edhe me masat nga drejtoria e spitalit.

Rasti u konfirmua edhe nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, nga ku thonë se paraqitja është bërë mesditën e sotme nga spitali klinik i Tetovës, dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Mund tua konfirmojmë se sot rreth 13 midis dy kirurgëve, në Spitalin Klinik në Tetovë, ka ndodhur rrahje. Nuk i japim dot emrat e mjekëve shkaku i qartsimit të pafajësisë deri sa organi gjyqësor të caktoj fajësinë. Inicialet janë D.H. dhe Z.S. Drejtori i Spitalit personalisht ka komunikuar edhe me Stacionin policor në Tetovë dhe me krye shefin e policisë dhe presim organet të veprojnë. Në kuadër të kompetencave tona patjetër që do marrim masa, mirëpo rasti për momentin është objekt trajtimi nga organet e policisë. Pasi të kemi vendim për njërin apo tjetrin apo për të dy bashkë, do ndërmarrim edhe masat e nevojshme konform Ligjit”, tha Valon Abdylhamiti, nga Spitali i Tetovës.

Continue Reading

Më të lexuarat