Connect with us

Lajme nga vendi

Gjashtë milionë euro të konfiskuara nga Sasho Mijallkov kanë hyrë në buxhetin e shtetit

Published

on

Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar më 17 nëntor në buxhetin e Ministrisë së Financave ka transferuar 374.638.383 denarë ose 6,14 milionë euro.

Për herë të parë në historinë e saj, Agjencia e Konfiskimit transferon një shumë kaq të madhe parash në buxhet. Deri më tani, pasuria e konfiskuar përbëhej kryesisht nga makina që u shpërndaheshin më tej autoriteteve shtetërore, ose sekuestroheshin pasuri të paluajtshme me një procedurë të komplikuar të mëtejshme për shitje nga gjykata.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, Faton Asani, tha për “Faktor” se këto para i janë marrë ish-drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov dhe shteti do të vazhdojë t’i përdorë.

“Janë paratë e “thata” nga rastet me Sasho Mijallkovin dhe rezultati më i mirë deri më tani për agjencinë, jo vetëm që kur jam drejtor, por në përgjithësi që nga themelimi i saj. Mund të njoftoj vetëm se në periudhën në vijim do të ketë njoftime ku prona e sekuestruar do të shpallet në shitje pas vlerësimit paraprak të vlerës së saj nga Byroja e Ekspertizës Ligjore dhe se pres hyrje të reja të burimeve financiare”, përgjigjet Asani.

Paraprakisht, rezultatin më të mirë, sa i përket parave të gatshme, ky institucion e ka treguar në vitin 2015, kur dy herë në buxhet janë transferuar qindra milionë denarë. Asani thotë se për rezultate më të mira duhen më shumë profesionistë dhe kërkoi nga Ministria e Financave që të miratojë punësimet e nevojshme. Ai është i kënaqur vetëm me faktin se të paktën agjencia ka marrë ambiente të reja, më të mëdha për punë.

Advertisement

Mijallkov paraprakisht e kishte pranuar fajësinë në rastin “Perandoria” për bashkim kriminal dhe përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë. Ai dhe një grup të dyshuarish të tjerë i kryen krimet përmes personave juridikë të vendosur në vend, pronësia e të cilëve u fsheh, si dhe kompani offshore jashtë vendit. Të ardhurat e fituara nga transferimi i kapitalit i pandehuri nuk i ka raportuar në fletët e anketimit, edhe pse ka mbajtur një funksion publik për të gjithë periudhën e mbuluar nga hetimi.

Prokuroria më pas njoftoi se Mijallkovit, përveç pjesës tjetër të pasurisë, do t’i hiqen paratë e gatshme nga llogaria bankare e personit juridik DTU Makpoint DOOEL Shkup dhe të gjitha paratë në llogarinë e kompanisë Exico.

Në vitin 2018, në Porta Makedonia ishte vendosur “numratorja”, i cili duhej të tregonte se sa para merr shteti nga shitja e pasurisë së konfiskuar, por pajisja nuk funksionoi kurrë.tetovasot

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat