Lajme nga vendi
Maqedonia nuk vendos masa të reja kufizuese ndaj koronavirusit, situata është stabile
Maqedonia e Veriut është në fazën e transmetimit të gjerë të koronavirusit, mirëpo me kapacitete adekuate për reagim, ndaj në këto kushte Komisioni për Sëmundje Infektive nuk rekomandon vendosjen e masave të reja kufizuese dhe apelon qytetarët që të sillen në mënyrë të duhur dhe të respektojnë masat aktuale.
Në mbledhjen e fundit të Komisionit, u theksua se javën e kaluar është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të rasteve të reja për 8,5, por nuk është fakt shqetësues.
KSI apelon qytetarët që kanë simptoma apo dyshojnë se janë pozitivë për koronavirusin të sillen me përgjegjësi dhe të shmangin kontaktet e afërta me persona të tjerë dhe të qëndrojnë në dhoma të mbyllura pa maska dhe me ajrosje të vazhdueshme.
“Rekomandimi mbetet për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut për ecuri më të rëndë të sëmundjes, t’u përmbahen të gjitha masave të konfirmuara epidemiologjike për mbrojtjen nga infeksioni, si larja e shpeshtë dhe e plotë ose dezinfektimi i duarve, shmangia turma dhe qëndrimi në dhoma të mbyllura dhe pa ajrosje dhe mbajtja e maskave mbrojtëse, si dhe respektimi i rekomandimeve për vaksinimin kundër Covid-19”, apelon Komisioni.
Gjatë ditës së djeshme, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, janë kryer 1570 analiza dhe janë regjistruar 739 raste të reja me Covid-19, nga të cilat 153 janë riinfeksion.
Shkupi mbetet qyteti me numrin më të madh të rasteve aktive – 1700.
Vaksinimi për dozën e katërt kundër koronavirusit, të cilin mund ta marrin personat mbi 18 vjeç, të cilët kanë marrë tre doza të vaksinës kundër Covid-19, është në vazhdim.
Lajme nga vendi
Matura shtetërore do të zhvillohet në shkolla

Provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen brenda objekteve shkollore nëse shkollat kanë hapësira të mjaftueshme në të kundërtën provimet do të realizohen në hapësirat e fakulteteve të caktuara. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve thanë se tashmë kanë pranuar kërkesën e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme që matura shtetërore mos te zhvillohet në amfiteatrot e fakulteteve përveç atyre shkollave që nuk i plotësojnë kushtet.
“Të gjitha shkollat që plotësojnë kushtet hapësinore, në përputhje me Rregulloren për Organizimin e Maturës Shtetërore, që do të thotë një metër e gjysmë distancë para dhe pas nxënësit dhe anash, kanë mundësi të japin provimin në hapësirat e mëdha që kanë në shkolla, që janë korridoret apo sallat. Për shkollat e tjera që nuk kanë mundësi të tilla ose nuk i plotësojnë kushtet hapësinore, provimi shtetëror i maturës do të organizohet në lokacione të tjera”, deklaroi Daniella Jovçevska Mihajllovska, drejtore e QSHP.
Nga UNSHM-ja thanë se maturantët tashmë kanë nisur përgatitjet për këto provime duke kujtuar se materiali mësimor ose testet e viteve të kaluara bashkë me përgjigje janë publikuar nga Qendra e Provimeve.
“Tani fillojnë edhe temat projektuese, prezentimi dhe mbrojtja e temave projektuese nga ana e nxënësve dhe shumica e profesorëve veç se kanë filluar me parapërgatitjen e nxënësve për maturën shtetërore. Ai proces besoj se ka filluar mjaft mirë shkaku se nga ana e Qendrës Shtetërore Testuese janë dorëzuar testet prej çdo viti të kaluar plus me përgjigjet e sakta kështu që nxënësit e kanë hapësirën për tu përgatitur sa i përket testit dhe normal ushtrimet dhe parapërgatitjet që i marrin nga ana e profesorëve”, deklalroi Berin Muhamed, kryetar iUNSHM-së.
Dy provimet eksterne të maturës shtetërore për vitin 2024/2025 do të zhvillohen më 31 maj dhe 11 qershor. Rreth 15 mijë maturantë janë regjistruar për të dhënë provimin.
Lajme nga vendi
Pallati i kulturës në ZHelinë përfundon para zgjedhjeve lokale (video)

Komuna e Zhelinës planifikon që të aplikojë në thirrjen e qeverisë për mbështetje të projekteve infrastrukturore për fazën e dytë të pallatit të kulturës. Faza e parë ka përfunduar para dy viteve ndërsa kryetari i kësaj komune Blerim Sejdiu thotë se në thirrjen që ka hapur qeveria do të aplikohet për të marrë mjete të cilët do të jenë të destinuara për të vazhduar dhe përfunduar pjesën e brendshme të pallatit të kulturës në Zhelinë. “Që ta bëjmë të qartë, në mandatin e parë është bërë tërë konstruksioni I objektit në formën karabinë, me izolim, fasadim, dyer, dritare dhe me dysheme.Tani në mandatin e dytë duam që ta vendojmë në funksion që është faza e dytë dhe përfundimtare dhe me këtë mendoj se është sukses I madh sepse të ndërtosh një pallat të kulturës, njejtë si bulevard, janë projekte gjigande ku komunat rurale nuk janë të njohura me pallate kulture.Ajo do jetë një qendër rinore multifunksionale dhe dua që rinia mos të ri në kafe por të merret me punë kreative, artistët do të mund të performojnë artin e tyre dhe mendoj se ky do të jetë një vend shumë I qëlluar për të zhvilluar kulturën në këtë komunë”, deklaroi kryetari I komunbës së Zhelinës Blerim Sejdiu.Sejdiu premton se pallati I kulturës në Zhelinë do të përfundohet para zgjedhjeve lokale në tetor të këtij viti.“Planifikoj që të përfundojmë këtë projekt para shpalljes së zgjedhjeve lokale.Në muajin shkurt kemi aplikuar, në muajin maj pres që të fillojmë me realizimin. Ky muaj do të marrë kohë për shpalljen e tenderit dhe neve mendoj se do të na ngelin katër muaj që ta realizojmë”, deklaroi Sejdiu.Gurrëthemeli për ndërtimin e së njëjtës ishte vendosur në muajin shtator të vitit 2001, me mjete të Tav Maqedonisë.
Lajme nga vendi
Sjediu mesazh Taravarit:Historia nuk i njeh ata që braktisën betejat (video)

Arben Taravari zgjedhjen më të mirë e ka bërë kur është bashkuar me koalicionin VLEN.Dhe e ardhmja është VLEN. Kështu e ka komentuar qëndrimin e fundit të Taravarit, nënkryetari i Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu kur u pyet nga Televizioni Koha se pse Taravari thotë se brenda koalicionit nuk ka koordinim.Sejdiu theksoi se Arben Taravari kur I është bashkuar këtij koalicioni ka bërë zgjidhjen më të mirë.Por, ai ka edhe një mesazh për Taravarin. Thotë se historia i mban mend vetëm ata që kanë qëndurar në beteja.Deklarata Blerim SejdiuSejdiu nuk beson se Arben Taravari do të zgjedhë opcione tjera jashtë koalicionit VLEN.
Përplasjet e fundit në koalicionin VLEN dolën në pah, kur njëri prej artnerëve Arben Taravari publikisht tha se qytetarët janë të pakënaqur me koalicionin VLEN dhe se brenda tyre nuk ka koordinim.Këto qëndrime kanë bërë që edhe përkrahësit e partive të kenë përplasje brenda tyre në rrjetet sociale. Intervistën e plotë të nënkryetarit të Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu mund ta ndiqni pas përfundimit të edicionit të lajmeve dhe në rrjetet sociale.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve
You must be logged in to post a comment Login