Connect with us

Lajme nga bota

SHBA-ja propozon projektligj për sanksione kundër aktiviteteve destabilizuese dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Published

on

Një grup senatorësh amerikanë, nga të dy krahët, paraqitën një projektligj që synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, tregëtinë, si dhe të luftojë korrupsionin, përfshirë hartimin e legjislacioni të posaçëm për sanksionet, për të frenuar aktivitetet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, njofton VOA.

Projekligji, i njohur ndryshe si Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor është paraqitur nga senatorja demokrate Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin mbi Sigurinë Rajonale dhe senatori republikan Roger Wicker.

Iniciativa vjen mes shqetësimesh të rritura në rajon për shkak të luftës në Ukrainë. Senatorja Shaheen thotë se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Ballkanin Perëndimor janë thelbësore në këto momente, ku duken qartë synimet e Presidentit Putin për të përhapur ndikimin keqdashës në të gjithë Evropën Lindore.

“Projektligji i ri dypartiak forcon tregtinë dhe investimet mes SHBA-ve dhe Ballkanit Perëndimor, duke luftuar në të njejtën kohë korrupsionin, nëpërmjet miratimit të një ligjislacioni të posaçëm për sanksione kundër aktorëve destabilizues. Të gjitha këto hapin rrugën për një integrim më të gjerë euro-atlantik”, tha Shaheen në prezantimin e iniciativës në faqen e saj në internet.

Projekligji udhëzon Sekretarin e Shtetit të ofrojë ndihmë teknike për çdo vend të Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar një strategji kombëtare kundër korrupsionit.

Advertisement

Ai parashikon gjithashtu kthimin në ligj të dy urdhra ekzekutivë, që do të garantonin kompetenca për sanksione kundër atyre që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe që janë të përfshirë në akte korruptive.

Po kështu synohet nxitja e partneritetin universitar, inkurajohet angazhimi i Korpusit të Paqes në rajon, krijimi i një iniciative për udhëheqësi rinore në Ballkan dhe si kërkohet nga Korporata Financiare për Zhvillim që të hapë një zyrë të shpallur më parë në rajon.

Shaheen ishte në krye të një grupi senatorësh amerikanë që vizituan në muajin prill Kosovën, Serbinë e Bosnje e Hercegovinën, mes shqetësimeve rreth ndikimit të konfliktit në Ukrainë, në Ballkanin Perëndimor. Vizita e tyre kishte për qëllim forcimin e lidhjeve mes Uashingtonit dhe Ballkanit Perëndimor, përballë përpjekjeve të huaja për të dëmtuar paqen.

Senatori Wicker tha se projektligji “do të dërgonte një sinjal të fortë dypartiak, se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur diplomacinë në rajon”.

Po kështu senatorët Dick Durbin, Thom Tillis, Chris Van Hollen, Ben Cardin e Chris Murphy janë mbështetës të këtij projektligji.

Advertisement

Për senatorin Tillis, në një kohë kur Rusia vazhdon luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës dhe kërcënon aleatët e NATO-s, rajoni i Ballkanit Perëndimor është kritik për sigurinë e Evropës.

Senatori Ben Cardin, Kryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, i njohur si Komisioni amerikan i Helsinkit, tha se “në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa të mëdhenj drejt qeverisjes demokratike, që nga fundi i luftrave në ish-Jugosllavi, përçarjet politike dhe korrupsioni në rritje, kërcënojnë të gërryejnë këtë përparim.

“Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim partnerët dhe aleatët tanë demokratikë në Ballkanin Perëndimor. Ky projektligj dypartiak do të çojë përpara stabilitetin rajonal dhe përpjekjet kundër korrupsionit duke krijuar programe që inkurajojnë zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës, strategjinë kombëtare kundër korrupsionit dhe të mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë paqen në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Senatorët amerikanë e shohin projekligjin si një mundësi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Ballkanit Perëndimor, zgjerimin e mundësive ekonomike si dhe mbështetje për përpjekjet për të çuar përpara demokracinë dhe çrrënjosur korrupsionin.

Ndryshe, në qershor të këtij viti, Uashingtoni e filloi Dialogun Strategjik me Maqedoninë e Veriut. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ky dialog përqendrohet në raportet dypalëshe dhe në të trajtohen një sërë çështjesh me interes të të dyja shteteve. Maqedonia e Veriut mund të përfitojë në aspektin ekonomik dhe të sigurisë nga dialogu strategjik.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga bota

Ari mbërrin vlerë rekorde

Published

on

Ari ka mbërritur në vlerë rekorde, në kohën kur nervozizmi ka prekur të gjitha tregjet dhe ekonominë botërore.

Siç ka shkruar “The Guardian”, çmimi në mëngjesin e së martës ka mbërritur në 3148.8 dollarë për ons (28 gramë).

Krejt kjo ndodhi në prag të 2 prillit, të asaj që po quhet si “dita e çlirimit” nga presidenti amerikan Donald Trump. Trumpi i sheh tarifat si mënyrë e mbrojtjes së ekonomisë së brendshme nga “gara jo e drejtë botërore”. Ai ka premtuar shpalosjen e një plani të tarifave të mërkurën. Tarifat që do t’i shpalosë ai, pritet të prekin të gjithë botën.

Ngritja e çmimit në vlerë rekorde përbën po ashtu tremujorin më të fuqishëm të arit që nga viti 1986.

Continue Reading

Lajme nga bota

Shpërthen vullkani në Islandë, nisin menjëherë evakuimet

Published

on

Vullkani Sunddhnúksgígar në Islandë ka shpërthyer, duke detyruar autoritetet të shpallin “alarmin e kuq” dhe të evakuojnë turistët nga zona.

Sipas Benedikt Ófeigsson, drejtor i matjeve të deformimeve, shenjat e para të shpërthimit u regjistruan pas aktivitetit sizmik nëntokësor. Aktualisht, autoritetet po punojnë për të evakuuar qytetin Grindavík, ndërsa magma ende nuk ka arritur në sipërfaqe.

Një nga vendet më të njohura turistike, hoteli luksoz Blue Lagoon, është evakuuar plotësisht, duke zhvendosur të gjithë vizitorët në hotele të tjera. Menaxherja e hotelit, Helga Árnadóttir, deklaroi se mysafirët u zgjuan dhe u larguan menjëherë sapo u bë e qartë se shpërthimi kishte filluar.

Autoritetet lëshuan alarmin e kuq rreth orës 6:00 të mëngjesit. Zyra Meteorologjike e Islandës raportoi ndryshime të dukshme në presionin e matjeve, duke treguar rrjedhje magme dhe një shpërthim të mundshëm.

Ekspertët kishin paralajmëruar më parë se një shpërthim në kraterin Sundhnúkur ishte shumë i mundshëm për shkak të akumulimit të magmës.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Masxhidi Al-Haram kanë zbatuar një proces inovativ pastrimi që freskon të gjithë xhaminë dhe oborret e saj në vetëm 35 minuta çdo ditë

Published

on

Për të ruajtur standartet më të larta të higjienës dhe për të siguruar një ambient të pastër për milionat e vizitorëve, autoritetet e Masxhidi Al-Haram kanë zbatuar një proces inovativ pastrimi që freskon të gjithë xhaminë dhe oborret e saj në vetëm 35 minuta çdo ditë.
Ky proces i shpejtë realizohet falë 24 grupeve të specializuara të pastrimit që punojnë pa ndërprerje, mbështetur nga një forcë punëtore prej 3,500 punonjësish të dedikuar.
Operacioni i pastrimit përdor teknologji të avancuar, përfshirë 12 makineri të specializuara larëse dhe 67 makineri pastrimi të avancuara, për të pastruar me efikasitet të gjitha zonat pa ndërprerë rrjedhën e besimtarëve.
Përveç kësaj, sistemi i menaxhimit të mbetjeve është gjithëpërfshirës, me më shumë se 3,000 kosha mbeturinash të vendosur strategjikisht brenda dhe jashtë xhamisë. Në mesatare, mbledhen 70 ton mbetje çdo ditë, me këtë shifër që rritet në 100 ton gjatë periudhave më të ngarkuara.
Ky sukses mbresëlënës tregon angazhimin e menaxhimit të xhamisë për të ofruar një ambient të sigurt, të pastër dhe mikpritës për pelegrinët dhe vizitorët.
Continue Reading

Më të lexuarat