Lajme nga vendi
Durmishi: Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës japin rezultat, çmimet e ushqimeve po stabilizohen, me përkushtim po punojmë në mbrojtjen e standartit jetësor.

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka informuar për të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për inflacionin në muajin prill.
Bashkangjitur u dërgojmë fjalimin e ministrit Durmishi:
Të nderuar,
Të gjithë e dimë se në kohë krize ekonomike çdo denar vlen. Dhe çdo ndryshim në treg ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë – në bukën që blejmë, vajin, sheqerin apo produktet higjienike.
Prandaj, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, që nga dita e parë jemi përkushtuar të mbrojmë standardin e jetesës së qytetarëve dhe të garantojmë stabilitetin e çmimeve.
Falë masave të marra që nga fillimi i vitit – përfshirë kufizimin e marzheve në ushqime dhe produkte higjienike – sot kemi rezultate konkrete.
Të dhënat zyrtare tregojnë se:
-Inflacioni për muajin prill është praktikisht zero krahasuar me muajin mars, një rritje prej 0.6%;
-Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, inflacioni është 2.6%;
-Çmimet e ushqimeve janë pothuajse të pandryshuara – vetëm 0,3% rritje vjetore, dhe një rënie prej -1,3% krahasuar me dhjetorin 2024.
Këto janë fakte që tregojnë se ekonomia është më e qëndrueshme, dhe qytetarët nuk po përballen me rritje të papërballueshme të çmimeve. Por, ne nuk do të ndalemi këtu.
Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ne monitorojmë dinamikën e çmimeve në baza ditore. Deri më tani nuk ka pasur rritje të ndjeshme pas përfundimit të masës. Por nëse dikush përpiqet të abuzojë me situatën – ne do të reagojmë menjëherë.
Dhe reagimi do të jetë vendimtar:
-Mund ta zgjerojmë listën e produkteve me çmime të kufizuara;
-të vendosim marzhe për të gjitha produktet;
-Ose të risim kufizimet ekzistuese.
Së fundmi, Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve. Me përgjegjësi, vendosmëri dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente do të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme për të siguruar një treg fer dhe të qëndrueshëm për të gjithë.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve