Lajme nga vendi
Rritet importi i veturave të përdorura në Maqedoni

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave, në katër muajt e parë të këtij viti, importi i veturave të përdorura është rritur në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa importi i veturave të reja është zvogëluar, shkruan Faktor.
Shifrat tregojnë se nga janari deri në fund të prillit të këtij viti janë importuar 24.023 vetura të përdorura nga jashtë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i këtyre importeve ka qenë 18.328.
Shikuar sipas muajve, marsi i këtij viti kryeson në blerjen e automjeteve të përdorura, me 8375 automjete të importuara, pasuar nga 5666 në muajin prill dhe një shifër e ngjashme në shkurt, pra 5560, ndërsa janari ishte më i dobëti me 4422 vetura të përdorura të importuara.
Në të njëjtën periudhë, gjatë vitit të kaluar, në janar janë importuar 3.367 automjete të përdorura, në shkurt 4.658, në mars 4.906, ndërsa në prill kjo shifër është rritur në 5.397.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave, në katër muajt e parë të këtij viti është shënuar rënie e numrit të veturave të reja të importuara në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjegjësisht, nga janari deri në fund të prillit të këtij viti, në vend janë importuar 3.911 vetura të reja, që është 146 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u importuan 4.057 vetura të reja.
Në janar të këtij viti, importi i veturave të reja ka nisur mbarë dhe janë blerë 735 vetura, nga 583 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Por, shkurti i këtij viti ishte më i dobët, me 1035 vetura të reja të importuara, krahasuar me 1164 në shkurt të vitit të kaluar. Në mars të këtij viti janë importuar 978 vetura të reja, krahasuar me 1.064 në mars të vitit të kaluar, ndërsa në prill të këtij viti qytetarët kanë blerë 1.163 vetura të reja, ndërsa në prill të vitit të kaluar ky numër ka qenë 1.276.
Kujtojmë se përafërsisht, një veturë e përdorur, e vjetër rreth 10 vjet, në gjendje solide, kushton rreth 7,000 euro. Nëse para disa viteve mund të gjenit veturë në gjendje të mirë me 3,000 euro, kjo tani më po bëhet e pamundur. Një nga arsyet e çmimit të lartë të automjeteve të përdorura në vend janë edhe taksat ndaj shtetit, që janë shumë të larta.
Lajme nga vendi
Së shpejti 10 deri 20 linja të reja ajrore nga Shkupi, modele të reja subvencionimi

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve të RMV-së, Aleksandar Nikollovski paralajmëron linka të reja fluturimesh nga Shkup përmes formave të reja të subvencionimeve.
“Bisedojmë me “Wizz Air” për ta hapur linjën Budapest-Ohër. Konsiderojmë se është më tërheqëse sepse plazhi i Ohrit ka shumë për të ofruar për turistët. Ndërkohë, po zhvillojmë një model të ri për tërheqjen e linjave të reja ajrore dhe konsiderojmë se ky model do të sjellë të paktën dhjetë, ndërsa potencialisht njëzet destinacione të reja”, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski në një intervistë të mëngjesit në Radio Lider.
Sipas tij, modeli i tanishëm i subvencioneve për pasagjerët që vijnë po jep rezultate, siç thotë ministri, brenda pak muaj janë siguruar 10 linja të reja. Me modelin e ri po shqyrtohet rritja e subvencioneve.
“Me njerëzit nga ministria punoj për një model të ri, nuk dua të jap premtoj, por mendoj se do të sjellë të paktën dhjetë dhe potencialisht deri në njëzet destinacione të reja në një periudhë të shkurtër kohore. Modeli është që duam t’i rrisim subvencionet. Për momentin paguajmë për çdo pasagjer që vjen për dikë që do të zbarkojë në Shkup nga 9 euro, ndërsa për dikë që do të zbarkojë në Ohër paguajmnë nga 12 euro. Jemi të gatshëm të ngjitemi lart me kusht që kompania të hapë të paktën 10 destinacione në të njëjtën kohë, por le ta përfundojmë dhe pastaj do të flasim për këtë”, tha zëvendëskryeministri Nikolloski.
Siç informoi Ministria e Transportit, po negociohet me “Wizz Air“-in për të krijuar një linjë ajrore nga Budapesti në Ohër si më tërheqëse krahasuar me Aeroportin e Shkupit.
“Budapest – Shkup, ishte e vetmja linjë ajrore për të cilën “Wizz Air“-i kanë marrë subvencione nga qeveria hungareze, subvencionet kanë mbaruar, fatkeqësisht, numri i pasagjerëve është i ulët, dhe për këtë arsye ajo linjë u anulua. Ne bisedojmë me kompaninë “Wizz Air“, meqenëse baza e tyre më e madhe është në Budapest, për të hapur një linjë për në Ohër. Mendojmë se do të jetë më tërheqëse sepse potenciali turistik është shumë më i madh, dhe në aspektin komercial, Budapesti nuk ishte tërheqës për Shkupin sepse ka dy destinacione më të afërta, Vjenë dhe Bratislavë, për të cilat ka fluturime nga Shkupi, dhe nuk ka aq shumë pasagjerë nga Maqedonia që të shërbehen brenda një radiusi dy orësh në tre aeroporte”, shpjegoi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Ai potencoi se fluturimet çarter të “Fribird” janë një input i fortë për rritjen e trafikut ajror, dhe kështu drejtpërdrejt për turizmin, pasi çdo ditë të paktën 180 turistë zbarkojnë në Aeroportin e Shkupit. Ambicia, sipas zëvendëskryeministrit Nikolloski, është të paktën dy fluturime çarter në ditë në Aeroportin e Ohrit.
“Ambicia është që vitin e ardhshëm të zbarkojnë të paktën dy aeroplanë në Ohër, që do të thotë se çdo ditë do të kemi dyqind turistë të rinj. Ata qëndrojnë për të paktën 4 ditë, që do të thotë se ke 800 turistë në bregdetin e Ohrit në muaj jo tërheqës, duke mbushur hotelet, restorantet dhe çarshinë. Input është edhe “Turkish erlajns”, kompani ajrore numër një në botë, duke fluturuar nga aeroporti më i madh në Evropë për në Ohër. Pra, në aeroportin e Ohrit ndryshimi është dukshëm”, tha zëvendëskryeministri Nikolloski.
Siç theksoi, kemi lidhje me 64 destinacione, nga të cilat 56 nga Shkupi dhe 8 nga aeroporti i Ohrit, që, potencoi, është një sukses serioz i Qeverisë dhe koncesionerit TAV.
Lajme nga vendi
Protestojnë kultivuesit e Orizit, bllokojnë rrugën me traktorët e tyre

Kultivuesit e orizit, të komunës së Çeshinovës-Obleshevës, bllokuan rrugën me traktorët e tyre, duke shprehur në këtë mënyrë revoltën dhe kërkesat e tyre për korrigjimin e pagesës prej gjashtë denarësh për subvencione, korrigjimi i draft planit të ujitjes dhe që blerja e rezervave të orizit të fillojë sa më shpejt në ditët në vijim.
“Prej kohësh kemi problem me disa drejtime dhe politika të gabuara nga disa aktorë kryesorë në vend, prandaj kemi disa kërkesa. Kërkesa e parë është korrigjimi i draft planit të ujitjes për territorin e komunës së Çeshinovës-Obleshevës. Kërkesa e dytë është korrigjimi i pagesës prej gjashtë denarë për prodhim të dorëzuar. Kjo do të thotë se ne kërkojmë që 6 denarë të jenë për prodhim të dorëzuar dhe jo 6 denarë për 800 kilogramë për sipërfaqe të deklaruar. Kjo ishte edhe marrëveshja me autoritetet kompetente. Kërkesa e tretë është që blerja për rezerva mallrash të fillojë sa më shpejt në ditët në vijim”, deklaroi Stojce Tashovski – Kultivues i orizit. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Artisti Nikoll Nikprelaj zgjodhi Tetovën për ekspozitën e tij personale “Kontrast”

Drejtoresha e Galerisë së Arteve në Tetovë, Arbenita Meta përmes një postimi në profilin e saj ka falenderuar artistin Nikoll Nikprelaj që ka zgjedhur Tetovën për të mbajtur ekspozitën e tij personale personale “Kontrast”
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve