Connect with us

Lajme nga vendi

Personat me diabet kërkojnë pompa insulini për të gjithë personat me diabet të llojit 1

Published

on

Lidhja e shoqatave të personave me diabet (LSHDMV) kërkon nga Qeveroa, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni nacional për diabet para furnizimit të ardhshëm publik me pompa të insulinit të sigurohen minimum kriteret për cilësi dhe atë me secili person me diabet të llojit 1 të ketë qasje drejt teknologjive të reja të cialt parandalojnë çrregullimin e shëndetit.

“Maqedonia po përballet me sfida në kujdesin për diabetin, posaçërisht me qasje më të vogël shqetësuese me vetëm rreth 300 pacientë me pompa insulini, të ashtuquajtura vegla ndihmëse për menaxhim të Diabetit tek personat me Llojin 1. Pompat e insulinit janë shumë të rëndësishme për menaxhim me diabetin. Për momentin po sigurohet numër i konsiderueshëm i Pompave të insulinit për personat me llojin 1 të diabetit. Kjo lë mijëra pacientë me llojin 1 të diabetit dhe të mos mund të kenë dobi nga përfitimet e këtyre teknologjive të reja”, thonë nga Shoqata.

Nga atje shtojnë se pompat e insulinit të cilat duhet të furnizohen në vitin 2025, duhet të jenë sisteme të avancuara të mbyllura hibride (pompa insulini lidhur me sistem për matje të vazhdueshme të glukemisë) të cilat përmes një algoritmi të caktuar (të automatizuar) dërgojnë insulin dhe mundësojnë arritje të niveleve targetore të glukemisë, individualisht të vendosura për secilin pacient në veçanti.

Këto sisteme quhen edhe sisteme për dërgesë automatike të insulinës (AID) apo pankreas artificial dhe sipas Asociacionit amerika të diabetit, AID sistemet janë zgjedhja e parë e terapisë për personat me llojin 1 të diabetit.

Sipas hulumtimeve klinike, këto sisteme mundësojnë kontroll të glukemisë në pajtim me rekomandimet më të reja në terapinë e diabetit T1.

Advertisement

Në pajtim me studimet e publikuara klinike, këto sisteme, çojnë drejt numrit të pakësuar të hipoglukemive dhe ketoacidoza diabetike, që çon drejt kurismit të drejtpërdrejtë afatgjatë të sistemit shëndetësor. Me vendosjen e pacientëve me Llojin 1 të diabetit të këtyre sistemeve avancuese, ata njëkohësisht bëhen edhe shfrytëzues të senzorit.

Lajme nga vendi

Mickoski: Me ose pa Taravarin Qeveria është stabile dhe me shumicë të madhe

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski sot para mediave deklaroi se para Arben Taravarit janë dy zgjidhje: njëra është kjo Qeveri e cila ofron reforma dhe ndryshime, ndërsa opsioni i dytë është ai që me vite e ka kriminalizuar shtetin dhe ka shkatërruar institucionet.

“Nuk ka opsion të tretë, kjo është zgjidhja. Do të doja të dëgjojë nga Taravari se cili opsion është më i mirë për të”, tha Mickoski, përcjell SHENJA.

Për marrëdhëniet personale me Taravarin, Mickoski tha se si person ka mendim pozitiv, por në politik, fytyra është diçka që ose e ke ose nuk e ke.

“Ose e mbanë fjalë ose nuk e mban. Në rastin e tij, të paktën tre herë kamë treguar se e mbajë fjalën dhe në momente kur ndoshta ka patur dilema në kuadër të udhëheqësisë së partisë. Lojërat prapa perdeve janë të lexueshme dhe lehtë identifikohen. Zakonisht ju bien në kokë atyre që i bëjnë. Askënd në jetë nuk e kam lutur dhe nuk e kam ndërmend ta lus. Me ose pa Taravarin, Qeveria është stabile me shumicë të madhe”, tha Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: VLEN-i sikur serviloset, me çdo kusht duan të jenë në Qeveri

Published

on

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka folur për takimin e tij që do ta mbajë sot me kryeministrin Hristijan Mickoski. Ai tha se do t’ia sqarojë çështjet që Mickoski nuk i ka të qarta në lidhje me funksionimin e ASH-së në Qeveri.

Taravari foli edhe për VLEN-in, për të cilët tha se “servilosen dhe duan me çdo kusht të jenë në Qeveri”.

“VLEN-i sikur serviloset dhe me çdo kusht mundohen të jenë në Qeveri. Nëse është kusht ky neve nuk na pengojnë, por duken jashtë prej jashtë dhe lënë përshtypje të keqe. U urojmë suksese, brenda ditës së nesërme do ta kemi grupin tonë parlamentar dhe do ta shohim si do të rrjedhin zhvillimet politike”, tha Taravari.

I pyetur për bashkëpunimin me MPB-në, ai tha se për momentin kryesia e partisë së tij ka vetëm vendim për të shkuar në zgjedhjet lokale me lista të veçanta për kandidatë për këshilltarë komunash.

“Për momentin kryesia e partisë ka vetëm një vendim, që është të shkojmë me lista të veçanta për këshilltarë komunal, ndërsa për kandidatët për kryetarë komunash do të shohim”, tha Taravari.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Orientojmë investimet e huaja drejt vendit tonë

Published

on

VLEN në një kumtesë për media thotë se përfaqësuesi i tyre, në cilësinë e ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ditëve të fundit ka qëndruar në Japoni për të zhvilluar takime të frytshme me përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe personalitete të rëndësishëm dhe biznesmen të rëndësishëm në Japoni.

Nga VLEN thonë se takime të tilla shënojnë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet tona bilaterale me Japoninë.

“Bashkëpunimi me JICA-n ka një histori të gjatë dhe të konsoliduar që përfshin dekada miqësie dhe solidariteti konkret. Deri më sot, Japonia ka investuar mbi 421 milionë dollarë në projekte kyçe për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Këto investime kanë përfshirë sektorë jetikë si shëndetësia, mbrojtja e mjedisit jetësor, dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme – duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët tanë dhe ekonominë e vendit tonë”.

“Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia e hapjes së një zyre të JICA-s në Maqedoninë e Veriut, një nismë që do të intensifikojë koordinimin, do të përforcojë bashkëpunimin institucional dhe do të lehtësojë implementimin e projekteve të reja në terren. Një prezencë fizike e JICA-s në Shkup do të sillte një ritëm të ri në bashkëpunimin tonë dhe do të shërbente si pikë kontakti për projekte afatgjata. Duke parë drejt vitit 2025 dhe më tej, riafirmuam përkushtimin për të vazhduar me iniciativa të reja në fushën e turizmit për bizneset e vogla dhe të mesme, duke forcuar kështu zhvillimin ekonomik lokal dhe ndërtuar një model më të qëndrueshëm zhvillimi”.

“Partneritetet si ai me Japoninë nuk janë thjesht projekte të izoluara, por pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse që synon rritje të kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. VLEN të përkushtuar për zhvillimin ekonomik që të lehtësohet jeta e qytetarëve tanë!”, thonë nga VLEN.

Continue Reading

Më të lexuarat