Connect with us

Lajme nga rajoni

Autobusi përmbyset në Antalia të Turqisë, të paktën 18 turistë rusë u plagosën

Published

on

Të paktën 18 turistë rusë u plagosën mëngjesin e 29 prillit pasi autobusi ku po udhëtonin u përmbys në lagjen Manavgat të Antalyas në Turqi.

Autobusi po transportonte turistë për në hotelin e tyre kur shoferi raportoi se kishte humbur kontrollin e automjetit, duke bërë që ai të përmbysej pranë një grumbulli serrash. Incidenti ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe të gjithë pasagjerët e lënduar u transportuan në spitalet më të afërta për trajtim mjekësor.

Autoritetet lokale kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Advertisement

Lajme nga rajoni

Për të gjashtën herë, Haxhiu dështon të zgjidhet kryeparlamentare e Kuvendit

Published

on

Seanca e Kuvendit është ndërprerë sërish për shkak që serish ka dështuar votimi për kryekuvendarin e ri të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Deputetja Albulena Haxhiu është sërish emri i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje e ku nuk arriti të i marrë votat.

Me 54 vota për, 46 Kundër dhe 3 abstenime nuk është miratuar propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pasi dështoi të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.

Ai tha se seanca do të vazhdojë sërish më 1 maj në ora 10:00.

Advertisement

“Në sallë kanë votuar 54 deputetë për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Në bazë të rezultateve të votimit nuk kalon kandidatja për kryetare dhe seanca ndërpritet për të enjten me 1 maj në ora 10:00”, tha Dehari. /Gazeta Infokus/

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Mashtroi qindra qytetarë shqiptarë, arrestohet 23-vjeçari francez në Tiranë! Prezantohej si filiali i një banke!

Published

on

Policia ka vendosur në pranga një 23-vjeçar francez, i cili mashtronte qytetarët në Shqipëri duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë dhe u dërgonte link të rremë për të plotësuar të dhënat e tyre bankare.

Adem Said u kap në flagrancë në një bankomat në Tiranë duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor kundër krimit kibernetik, i koduar “MISLEADING MESSAGES”.

Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria, falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Kapet në flagrancë në një bankomat në Tiranë, duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut, Policia vë në pranga 23-vjeçarin nga Franca.

Advertisement

23-vjeçari, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas denoncimeve të marra nga qytetarë të cilët kishin rënë pre e një mashtrimi nëpërmjet linqeve bankare të rreme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “MISLEADING MESSAGES”.
Në kuadër të këtij operacioni, pas një pune intensive hetimore dhe operative, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 23 vjeç, lindur dhe banues në Francë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare.

Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Video/ Rrëshqitje dheu në Turqi, 3 persona humbin jetën, dalin pamjet!

Published

on

Një rrëshqitje dheu është regjistruar në lagjen Canik të Samsunit në Turqi duke rezultuar në bllokimin e një automjeti nën rrënoja.

Nga ngjarja raportohet se mbetën të vdekur tre persona. Incidenti ndodhi pranë një stacioni karburanti, konkretisht në zonën e larjes së makinave pranë një qendre tregtare në autostradën Samsun-Ordu.

Rrëshqitja e dheut, e cila u shkaktua nga shkëmbinjtë dhe dheu që binin nga një mal aty pranë, bllokoi automjetin dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonë. Sipas raporteve fillestare, një person u shpëtua nga rrënojat, ndërsa një baba humbi jetën në rrëshqitjen e dheut së bashku me dy vajzat e tij.

Ekipet shëndetësore janë thirrur për të ndihmuar në operacione. Besohet se pasagjerët e automjetit përfshijnë një grua, burrin e saj dhe fëmijët e tyre, ndërsa gruaja është shpëtuar tashmë dhe është dërguar në spital.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën, pasi ende ekziston rreziku i rrëshqitjeve të mëtejshme të tokës në zonë.

Advertisement

https://www.facebook.com/share/v/1NdTkzEuau/

Continue Reading

Më të lexuarat