Connect with us

Lajme nga vendi

Dyshohen për vrasje dhe tentim-vrasje dy vëllezërit nga Haraçina

Published

on

Pas një procedure të zhvilluar hetimore, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka parashtruar aktakuzë ndaj dy vëllezërve, të cilët si bashkëveprues akuzohen se kanë kryer dy vepra penale, “vrasje” dhe “vrasje në tentativë”. Prokuroria gjithashtu ka kërkuar që ndaj dy vëllezërve të vazhdohet masa e paraburgimit

Sipas njoftimit të Prokurorisë, janë siguruar prova që konfirmojnë se më datë 01.11.2024 në Haraçinë, dy vëllezërit, të moshës 23 dhe 31 vjeç, me paramendim privuan nga jeta një person dhe tentuan të vrasin edhe një tjetër.

“Me dy të dëmtuarit, babë e bir, të akuzuarit ishin dakorduar të takoheshin për të biseduar rreth një borxhi që pretendohet të jetë 7.000 euro. Ata arritën me veturë në vendin e caktuar, por pas një bisede të shkurtër, njëri nga të akuzuarit nxori një armë zjarri – pistoletë dhe filloi të qëllonte drejt viktimave. Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, babai ndërroi jetë, ndërsa djali mbeti me lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se me vendimin e fundit janë rritur çmimet e derivateve të naftës.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-E-V) rritet për 2,00 den/litër.
Sipas vendimit çmimi i shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-95 është 73,50 den/litër, çmimi i shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-98 është 75,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V) është 66,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) rritet për 1,50 den/litër, kështu që çmimi i shitjes me pakicë të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) është 65,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Мazutit М-1 SU rritet për 0,375 den/kg, kështu që çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit M-1 SU është 37,155 den/kg.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vitin e ardhshëm do të vazhdojë ndërtimi i bulevardit “Bllagoja Toska”

Published

on

Përderisa një pjesë e bulevardit “Bllagoja Toska” është drejt përufundimit, kurse një pjesë është përfunduar, për vazhdimin e të njejtit, këtë vit nuk do të ketë lëvizje konkrete. Të paktën këto janë informacionet zyrtare që vijnë nga pushteti lokal në Tetovë. Bëhet fjalë për vazhdimin e bulevardit nga Shkolla e Mesme Tekstile e deri tek lidhje me bulevardin “Ilinden”, ku momentalisht rruga është tepër e ngushtë dhe e dëmtuar dhe krijohet kaos vazhdimisht. Vazhdimi i këtij bulevardi është nevojë e kohës dhe urgjente për të lehtësuar komunikacionin në pjesët tjera të qytetit të Tetovës, thonë banorët e kësaj lagje.

“Duhet të bëhet, por nuk besojmë se ndonjëherë do të ndërtohet. Do të lehtësonte komunikacionin shumë për këtë pjesë ku jetojmë ne, por edhe për vet qytetin”, thotë një banorë i kësaj lagje.

Pas përfundimit të një pjese të këtij bulevardi, ende nuk ka informacione të sakta se kur mund të vazhdojë ndërtimi që do të zvogëlonte dukshëm kaosin në trafikun rrugor brenda në rrugët e qytetit, por kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami është shprehur se vitin e ardhshëm do të jetë prioritet ky bulevard, por nëse e merr besimin edhe njëherë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

“Për vitin 2025 është në plan vazhdimi i bulevardit ‘Bllagoja Toska’, tek kazerma e qytetit, ashtu që kemi edhe vendim në fakt, ka kompani, operatorë që duhet të përmbyllë ato punë dhe jemi në fazën përfundimtare të përcaktimit të eksproprijimit të atyre pronave që ishin problematike dhe sigurisht dhe punimet tjera në qytet për riparimin e rrugëve, kurse sa i përket vazhdimit të bulevardit nga Shkolla e Mesme Tekstile e deri në bulevardit e Ilindenit, do të jetë në prioritet nga viti 2026”, tha kryetari Kasami.

Rikujtojmë se vetëm për një pjesë të vazhdimit të këtij bulevardi u deshën një dekadë, ndërsa për pjesën tjetër të mbetur me gjasë do të duhen edhe shumë vite, duke patur parasysh se për projektet kapitale gjithmonë ka ngecje administrative, por edhe mungesë fondesh. Në ndërkohë, gati se dy dekada në pjesën ku duhet të ndërtohet pjesa e fundit e bulevardit “Bllagoja Toska” nuk jepen leje për ndërtim, ndërsa ka mbi 10 objekte që duhet të rrënohen. Disa prej objekteve u është bërë edhe vlerësim shumë vite më parë, por nuk ka informacione të sakta se deri në cilën fazë është bërë shpronësimi.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Durmishi: Nëse ka rritje të çmimeve, do të ketë masa më rigoroze

Published

on

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në një dalje për media tha se masat për uljen e çmimeve kanë dhënë rezultat. Durmishi bëri të ditur se së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të dalin në teren. Siç bëri të ditur nesë vërehet se ka rritje të çmimeve, Durmishi paralajmëroi masa më rigorize.

“Në pjesën e ushqimeve dhe pijeve, janë zvogëluar çmimet. Informacionet i kemi se këtë muaj, muajin prill të dhënat tregojnë se çmimet në pjesën e ushqimit dhe pijeve janë ulur, kështu që masat kanë dhënë rezultat. Tutje, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të jemi në teren, do t’i shohim çmimet, nëse ka devijim nga ana e marketeve, nëse kemi rritje enorme të çmimeve, normalisht që do të shkojmë sërish me masa të reja. Nëse nuk sillen siç duhet tregtarët, ose i rrisin çmimet do të ketë sërish masa rigoroze, nga ato që kemi tani”, deklaroi Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës.

 

Continue Reading

Më të lexuarat