Connect with us

Lajme nga vendi

LSDM: 240 mijë euro tenderë nga Manastiri për Pucko Petrol, furnizuesin e preferuar të VMRO-DPMNE-së

Published

on

Sipas informacionit të shpërndarë nga LSDM, Pucko Petrol ka qenë një furnizues i preferuar për komunat e udhëhequra nga VMRO-DPMNE, për një periudhë të gjatë. Partia sociale-demokrate thotë se kjo lidhje e ngushtë ka përfshirë mbi 170 kontrata të tenderëve me komunat dhe institucionet që udhëhoheshin nga VMRO-DPMNE.

Në veçanti, LSDM përmend tre kontrata të lidhura me Komunën e Manastirit, e cila udhëhiqet nga Kryetari Konjanovski i VMRO-DPMNE-së, ku janë përfshirë gati 240 mijë euro. Kjo është vetëm një pjesë e marrëveshjeve që kanë përfshirë Pucko Petrol, një kompani që ka pasur lidhje të ngushta me periudhën kur VMRO-DPMNE dhe BDI ishin në koalicion.

LSDM kërkon që VMRO-DPMNE dhe lideri i saj, Hristijan Mickoski, të dalin para qytetarëve dhe të japin shpjegime se sa miliona euro nga fondet publike, përmes komunave, ministrive dhe institucioneve të tjera, kanë përfunduar në duar të Pucko Petrol.

Lajme nga vendi

Mickoski: Në këtë moment, aktivitet investues prej rreth dy miliardë denarë për projekte në arsim

Published

on

Arsimi është një nga prioritetet kryesore të kësaj qeverie. Në këtë moment kemi aktivitet investues prej rreth dy miliardë denarëve për projekte në arsim, më shumë se 30 investime kapitale, shtatë objekte tërësisht të reja shkollore, rreth njëzet po rinovohen, salla sportive në Strugë dhe në Manastir, filluam me sallat sportive në Kisella Vodë dhe Aerodrom, në plan është vazhdimi i projektit për rikonstruimin e universiteteve, fillojmë me kampusin “Nënë Tereza”, deklaroi pasdite kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në komunën Studeniçan.

“Ashtu që, arsimi është një fokus i rëndësishëm i kësaj qeverie dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në të njëjtën kohë, do të vazhdojë mbikëqyrja inspektuese e atyre institucioneve të arsimit të lartë, si dhe atyre të tjera arsimore, që nuk i plotësojnë standardet. Do të paralajmërohen. Nëse nuk ndërmarrin asnjë masë për përmbushjen e standardeve, do të duhet të mbyllen”, theksoi kryeministri.

Mickoski tha se fëmijët duhet të fitojnë njohuri evropiane dhe “këtë mund ta ofrojnë institucionet që i respektojnë ligjet dhe ofrojnë këtë lloj transferimi të njohurive”.

“Ashtu që, reforma në arsim është vërtet e gjerë. Këtë vit, diçka që nuk është për t’u mburrur, studentët i morën librat më 1 shtator. E njëjta gjë do të jetë e vërtetë edhe vitin e ardhshëm. Ne para 10-15 vjet kemi folur për një kompjuter për çdo fëmijë, sot jemi të lumtur nëse çdo fëmijë ka libër. Por, për fat të keq, shtatë vite patëm cunami, që edhe atë nuk ka mundur ta bëjë ajo qeveri e LSDM-së dhe BDI-së, kështu që kjo qeveri duhet t’i bëjë të gjitha ato gjëra elementare”, shtoi kryeministri.

Në kuadër të fushatës “Aty ku zemra është shtëpi”, të organizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ai mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për rindërtimin e një rruge lokale.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Është votuar mosbesimi për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, por për largimin e tyre nga detyra vendosin vetë

Published

on

Votimi i mosbesimit për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi – Vesna Dameva, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska dhe Selim Ademi ende po e mbron opinioni. Kryeministri Hristijan Mickoski ka përsëritur dje se nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk veprojnë në përputhje me vendimin e deputetëve që votuan mosbesimin ndaj tyre, mund tu ndodh popull.

Lidhur me interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, dje tha se garancitë kushtetuese për pavarësinë e Këshillit Gjyqësor janë shumë të rëndësishme, ndërsa raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, Tomas Vajc, tha se kjo thirrje nga Qeveria është “shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor”.

Edhe pse interpelancat morën shumicën e kërkuar në Kuvend, për largimin nga detyre e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor vendosin vetë.

Mandati i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor është gjashtë vjeçar, ndërsa tre nga pesë të cilëve Kuvendi u votoi mosbesm u përfundon deri në fund të këtij viti, njërit në vitin 2026 dhe njërit në vitin 2027.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje përsëriti qëndrimin se nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk veprojnë në bazë të vendimit të deputetëve të cilët u votuan mosbesim dhe çojnë inat, se ka mundësi që tu ndodh popull, sepse populli, thotë, është i etur për drejtësi, ndërsa ai do ta mbështesë popullin.

Advertisement

“Kur ata që e kanë dhënë më parë besimin votojnë interpelancë, pra votë mosbesimi ndaj teje, është e virtytshme, e ndershme të mos luash, të mos kërkosh vrima në ligje, të largohesh. Shumë e thjeshtë. Ne shohim që individët atje po çojnë inat. Ata mendojnë se me inat do të mund të bëjnë diçka. Unë jam vazhdimisht me popullin dhe dëgjoj se si reago. Dhe dua të them vetëm se nëse nuk veprojnë sipas vendimit të atyre që i zgjedhin, ata janë deputetët, kam frikë se populli mund të vetëorganizohet dhe të protestojë sepse populli është i etur për drejtës”i, tha kryeministri Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas mbikëqyrjes së projekteve në komunën e Gjorçe Petrovit.

Ai nënvizoi se besimin nga qytetarët në zgjedhjet e fundit e kanë marrë pikërisht për shkak të premtimeve të tyre për drejtësi për të gjithë.

“Ne dolëm në zgjedhje, fituam gjysmë milion vota, për ne ishte e rëndësishme dhe pjesë shumë e rëndësishme e fushatës dhe programit tonë ishte drejtësia. Drejtësi për të gjithë, jo vetëm për individë, por drejtësi për të gjithë. Dhe në emër të kësaj, kam ndjenjën se nëse ndodh një përshkallëzim i tillë dhe del të protestojë populli se ai mund të jetë i shumtë në numër dhe normal, i mbështetur personalisht nga unë. Nëse përdorin lojra, çojnë inat se mund të vetëorganizohet populli dhe tu ndodh popull”, theksoi Mickoski.

Ai nuk vlerëson se kjo është precedent dhe se me paralajmërimin e tillë për protesta sulmohet pavarësia e gjyqësorit, dhe shtoi se si kryetar i Qeverisë detyra e tij është që të paralajmërojë për pasojat nga sjellja e anëtarëve të Këshilli.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dje në brifing me gazetarët, iu referua çështjes së interpelancave për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, duke theksuar se e drejta e ligjvënësit  të bëjë normë është e pakontestueshme, por detyrë e ligjvënësit është ta respektojë Kushtetutën.

Advertisement

“Çka është kushtetuese nuk e them unë, e thotë Gjykata Kushtetuese. Qëndrimi im është se e drejta e ligjvënësit për të bërë norma, ose kur sheh dobësi në sistem, të ndërhyjë me ndryshime dhe plotësime ligjore është e pakontestueshme. Por është detyrë e ligjvënësit të respektojë Kushtetutën dhe pasi tashmë thash se këto tre pushtete i nënshtrohen parimit të ndarjes së pushteteve në përputhje me parimin e kontrollit dhe ekuilibrit, kushtetuta jonë nuk thotë gjithçka, asnjë kushtetutë në botë nuk jep përgjigje për gjithçka. Interpelanca është një kategori kushtetuese, por Kushtetuta jonë garanton pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Mendimi im personal është se parimi i kontrollit dhe balancimit të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv në pushtetin gjyqësor, i cili gëzon garancitë e pavarësisë së tij, është shtjerrë me zgjedhjen e këtyre pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ata nuk janë gjyqtarë, anëtarë jogjyqësorë, ky është mendimi im personal, ky është kontroll i mjaftueshëm në sistemin check and balances”, tha ai.

Konkludoi se, siç tha, “ka dilema edhe për veprimet e Kuvendit, por unë gjithmonë them se nuk është aq vështirë të interpretohet Kushtetuta, garancitë kushtetuese për pavarësinë e Këshillit gjyqësor janë garanci shumë të rëndësishme”.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc, pardje në një deklaratë me shkrim për media ka reaguar në, siç u theksua, “presionin e koalicionit qeveritar që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqjen ose të shkarkohen për shkak të përkatësisë së tyre politike”.

“Kjo thirrje e Qeverisë është shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor. Pavarësia e sistemit gjyqësor është çelësi për sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat janë vlera themelore në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, thekson Vajc në deklaratën e shkruar për mediat. 

Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, tetë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët nga radhët e tyre, pesë zgjidhen nga Kuvendi, dy prej të cilëve propozohen nga Presidenti i shtetit. Anëtarë të Këshillit sipas detyrës zyrtare janë Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Ministri i Drejtësisë, të cilët marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë vote.

Advertisement

Pesë nga anëtarët nga radhët e gjyqtarëve janë zgjedhur vitin e kaluar. Në dhjetor, gjyqtarët Ariton Ala nga Gjykata e Apelit në Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit në Shtip, më parë në shtator, gjyqtarja Xheneta Bektoviq nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit u zgjodh si anëtare e Këshillit nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin komuniteteve që përbëjnë më pak se 20 për qind të popullsisë së vendit,  ndërsa në qërshsot anëtarë të rinj u bënë gjyqtarët Isamedin Limani nga Gjykata Supreme dhe Aleksandar Kambovski nga zona e apelit Manastir.

Tre anëtarët e mbetur të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve janë gjyqtarja Antoaneta Dimovska e zgjedhur në korrik 2023, gjyqtari Ivica Nikolovski i zgjedhur në shtator 2022 dhe Hanif Zendeli i zgjedhur në janar 2020.

Mandati i tre anëtarëve të Këshillit skadon këtë vit. Mandati së pari përfundon për dy që zgjidhen me propozimin e Presidentit të shtetit. Në korrik të këtij viti përfundon mandati i Milazim Mustafës, i cili u zgjodh në korrik të vitit 2019, ndërsa në dhjetor i Vesna Damevës, e cila u zgjodh në dhjetor 2019. Deri në fund të vitit përfundon edhe mandati i Selim Ademit, i zgjedhur në dhjetor 2019.

Vitin e ardhshëm, në dhjetor përfundon mandati i Pavlina Cërvenkovskis, e zgjedhur në dhjetor 2020, Tanja Çaçarova-Ilievska, e cila u zgjodh në dhjetor 2021, ka mandat deri në dhjetor 2027.

Organi i vetëm për zgjedhje, vlerësim dhe kontroll të punës së gjyqtarëve dhe gardiani i besimit të qytetarëve në gjyqësor – Këshilli Gjyqësor, e filloi vitin me “rokada” presidenciale, dhe e mbylli me karrige bosh në pozitën e kryetarit të Këshillit. Këshilli Gjyqësor është gjetur përsëri në qendër të vëmendjes së publikut, jo vetëm pas shkarkimit kontrovers, pastaj rikthimit dhe në fund dorëheqjes së kryetares së tij, Vesna Dameva, por edhe pas përpjekjeve për të aplikuar në punën e tij disa rekomandime të Misionit vlerësues, si dhe thirrjet e hapura të qeverisë për shpërbërjen dhe reformimin e Ligjit të Këshillit Gjyqësor.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Janevska: Racioni studentor do të mbetet 140 denarë, do të zgjerohet fushëveprimi dhe do të përfshihen më shumë studentë

Published

on

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska informoi se punojnë në ligjin për standardin studentor dhe se racioni studentor do të mbetet 140 denarë, por, do të zgjerohet fushëveprimi dhe do të përfshihen më shumë studentë.

E pyetur nëse do të ketë ndryshim të modelit të racionit studentor dhe në cilin drejtim mendon, Janevska u përgjigj pozitivisht.

“Po, planifikohet, në këtë moment po punohet për ligjin për standardet studentore. Sipas shkresës që kemi marrë nga studentët, racioni i studentëve do të mbetet 140 denarë, por do të zgjerohet fushëveprimi dhe do të përfshihen më shumë studentë”, informoi Janevska gjatë vizitës në “Panairin e arsimit” të organizuar nga iniciativa studentore “Studentaria”.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se rinovimi i konviktit të studentëve “Pelagonia” do të fillojë pasi të përfundojnë dy konviktet, të cilat aktualisht janë duke u zbukuruar.

“Renovimi i konvikteve duhet të vazhdojë gradualisht në mënyrë që të mund të akomodohen studentët që duan të studiojnë në Shkup. Prandaj, pasi të përfundojnë dy që kanë filluar, do të fillojë edhe renovimi i ‘Pelagonisë’”, u përgjigj ajo në pyetjen e një gazetari.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat