Lajme nga vendi
(video)Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë sot kanë bojkotuar mësimin për shkak të ndryshimit të orarit dhe pamundësisë për të qenë të lirë gjatë kohës së iftarit.

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë sot kanë bojkotuar mësimin për shkak të ndryshimit të orarit dhe pamundësisë për të qenë të lirë gjatë kohës së iftarit.Në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” dhe Shkollën e Mesme Ekonomike, protestën në shenjë mbështetjeje për nxënësit e pasdites, e kanë mbajtur edhe ata që janë në paradite dhe nuk kanë mbajtur mësim pas orës së katërt. Nga Komuna e Tetovës thonë se nuk mund të bojkotohet mësimi dhe nuk mund të ndryshohet orari apo të shkurtohen orët mësimore. Sipas përgjegjësit të sektorit për arsim, shkollat do të duhet të përshtatin pushimin e gjatë dhe ta zgjatin atë për kohën e iftarit, duke siguruar që nxënësit të kenë kohë të mjaftueshme për të konsumuar ushqimin.“Asesi nuk ka pasur ndonjë njoftim apo lajmërim zyrtar nga ana e themeluesit apo Komunës së Tetovës për shkurtimin e mësimeve apo rikthimin e orarit normal. Sipas nenit 27 të ligjit për mësimdhënie të mesëm, është përcaktuar se ora mësimore zgjat 45 minuta dhe themeluesi nuk mund të ndërmarrë një veprim të tillë për shkurtimin e orëve mësimore, pasi neni 23 i Ligjit për Arsimin e Mesëm përcakton se mund të ndërpriten dhe shkurtohen orët mësimore vetëm për shkak të fatkeqësive natyrore apo pandemive,” tha Nazmi Dauti, përgjegjës i sektorit për arsim në Komunën e Tetovës.Ndryshe, shkollat e mesme kanw adatuar vet orarin në mënyrë që gjatë kohës së iftarit të mund të jetë i zgjatur pushimi“Shkollat e mesme kanë bërë adaptimin e orarit, në mënyrë që gjatë kohës së iftarit të mund të jetë i zgjatur pushimi i njohur brenda shkollave dhe asesi nuk duhet të ndërpritet procesi edukativo-arsimor, qoftë për arsye fetare, ashtu edhe për arsye ligjore. Kështu që nxënësit dhe prindërit, pasi kishin paralajmëruar bojkotin e procesit edukativo-arsimor, duhet të dinë se nuk mund të bojkotohet ai, pasi kjo është e papranueshme,” shtoi ai.Dauti theksoi se Inspektoriati Shtetëror i Arsimit nuk ka dalë me ndonjë prononcim në lidhje me këtë çështje, por Komuna e Tetovës ka informuar të gjitha drejtoritë e shkollave për të përshtatur pushimin e gjatë me kohën e iftarit, dhe nxënësit, pas kësaj, do të duhet të vazhdojnë mësimin deri në përfundim të orarit të plotë pa ndërprerje. TV KOHA
Lajme nga vendi
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami mer pjesë në asamblen e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë ditë së djeshme ka marrë pjesë në asamblen e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë ku ka theksuar se Komuna e Tetovës është nder dhe kënaqësi të marr pjesë në asamblen e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë. Në këtë asamble theksova angazhimin tonë të plotë se Komuna e Tetovës është këtu për të bashkëpunuar, për të mësuar, për të kontribuar dhe për të ndërtuar bashkë me ju, një horizont të ri për qytetarët tanë.
Lajme nga vendi
Rritet numri i kontrolleve mjekësore për shkak të alergjive

Është rritur numri i kontrolleve mjekësore për shkak të alergjive kjo ndodh si rezultat i rritjes së temperaturave, ndërsa më të prekurit janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët. Pacientët që vuajnë nga alergjitë rrezikojnë që të preken nga sinuset, sëmundjet respiratore, kardiovaskulare ndërsa në të shumtën e rasteve kanë vjellje dhe diarre.
Problemi është se alergjitë ndikojnë në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, që paraqitet si formë e asmës apo të sëmundjeve repsiratore kronike që bëjnë pengesë në ndryshimin e gazrave që bëhet në mushkëri dhe oksigjenimi nuk mund të bëhet në qelizat e trupit tonë”.
Simptomat më të shpeshta janë teshtitja, lotimi dhe kruarja e syve, si dhe temperatura. Bellçishta tha se ekzistojnë disa lloje të alergjive, ndërsa më e zakonshmja është ajo e polenit dhe alergjia e rrezeve të diellit.
“Janë alergji të ndryshme, kemi alergji prej ushqimeve, kemi alergji prej polenit, kemi alergji prej rrezeve të diellit, dielli është aq i fortë tani që bënë ndryshim shumë në lëkurë, derisa tek disa persona mund të paraqitet skuqje e lëkurës dhe disa puçrra mund të paraqiten që janë të rrezikshme dhe mandej mund të marrin ndonjë infeksion se shumica e personave nuk dinë fillojnë të kruhen dhe e gërvishtin atë vendin dhe është si portë për të hyrë bakteret apo viruset në ato vende”.
Mjekët apelojnë për pastrim të shpeshtë të duarve, ndërrimin e rrobave çdo ditë, ndërsa për çdo simptomë pacientët të paraqiten në mjek pasi pasojat janë të mëdha.
Lajme nga vendi
Mickoski: Qeveria është stabile dhe e fuqishme! VMRO-ja e përgatitur për fitore të madhe në zgjedhje

Kryeministri njëherë edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka njoftuar për temat dhe konstatimet që janë bërë sot në mbledhjen e rregullt të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së. Mickoski thotë se është konstatuar se qeveria është e qëndrueshme dhe e fuqishme, ndërkaq, thekson se komitetet komunale të partisë janë të përgatitura për fitore të madhe në zgjedhje.
“Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së sot mbajti seancë të rregullt, në të cilën u diskutua për gjendjen aktuale në vend dhe përgatitjet për zgjedhje. U konstatua se qeveria është e stabile dhe e fuqishme dhe se i përmbush pritshmëritë e qytetarëve, pavarësisht sfidave të shumta dhe fatkeqësisë së përgjithshme ekonomike që u trashëgua. Pikëpamja e përgjithshme është se po bëhen të gjitha përpjekjet për ta vënë Maqedoninë në një rrugë të shpejtë të rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Komitetet komunale janë fuqishëm të motivuar dhe të përgatitur për zgjedhjet, në të cilat pritet një fitore e madhe. Theksova se Maqedoninë e presin suksese dhe rezultate të mira si rezultat i reformave të ndërmarra në periudhën e kaluar dhe se qëllimi është stabilitet ekonomik dhe prosperitet për të gjithë qytetarët. Njoftova se në periudhën në vijim do të vazhdojnë anketat dhe sondazhet e opinionit publik për kandidatët e VMRO-DPMNE-së, të cilët kanë përparësi të konsiderueshme ndaj konkurrentëve politikë, por edhe se duhet të përmbushin përgjegjësinë e premtimeve që u janë dhënë qytetarëve”, ka shkruar Mickoski./tv21.tv
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve