Connect with us

Lajme nga vendi

Emërimi i rrugëve në Tetovë/ Siljanovksa kundër, i përgjigjet ashpër Kasami

Published

on

Presidentja Gordana Siljanovska mbështetë kërkesën e Lidhjes së Luftëtarëve të Maqedonisë për mos ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë, shkruan Alsat.

Siljanovska me këtë qëndrim e ka arsyetuar me mbështetjen për historinë që tregojnë këto emra, edhe pse të njëjtët nuk përkojnë aspak me realitetin etnik të vendit.

“Me pasardhësit e luftëtarëve të LNÇ, sot u pajtuam se nuk guxojmë ta harrojmë historinë dhe duke i nderuar personalitetet që kanë qenë pjesë e luftës anti-fashiste, tregojmë se mbetemi siç kemi qenë në anën e progresit. Heronjtë që na sollën lirinë nuk janë të paramenduar. Emrat e tyre tregojnë dhe rrëfejnë të vërtetën historike. Andaj, Lidhja e luftëtarëve duhet të jetë e vendosur në mos ndryshimin e emrave të rrugëve për një pjesë të rrugëve në Tetovë që mbajnë emrat e veprimtarëve kombëtar në të kaluarën anti – fashiste. Të gjithë kemi përgjegjësi ndaj historisë dhe ë njëjta duhet t`iu lihet fëmijëve tanë”, tha presidentja Siljanovska.

I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të komunës Bilall kasami. Ai në përgjigjen e tij drejtuar presidentes, ka përmendur se ky projekt ka tejet rëndësi për Tetovën dhe vet banorët.

Kasami i kërkon Siljanovskës që para se të jep deklarata të këtilla, fillimisht ta bisedoj këtë projekt me drejtuesit e komunës së Tetovës.

Advertisement

“Përskaj shumë projekteve të realizuar në Tetovë për interes të qytetarëve dhe për të përmirësuar jetën e tyre këtyre ditëve është edhe procesi i ndryshimit të emrave të rrugëve shesheve bulevardeve dhe urave. Ky është një proces po aq i rëndësishëm sa edhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore, ndriçimit apo kanalizimit e ujësjellësit. Andaj ftoj gjithë faktorët politik që janë të përfshirë në këtë proces të jenë konstruktiv sepse kjo është nevojë e qytetarëve të Tetovës pa marrë parasyshë përkatësinë politike etnike apo fetare. Ftoj presidenten që para se të jep deklarata që nuk kontribojnë për përmbylljen me sukses të këtij procesi, të konsultoj fillimisht pushtetin lokal të komunës së Tetovës për të marrë informata më të sakta për realizimin e këtij projekti. I gjithë procesi është konform Ligjit e Kushtetutës, është gjithpërfshirës dhe në fund do dalin fitues qytetarët e saj. Tetovarët meritojnë të kenë adresa të sakta me emër dhe numër në banesat e tyre”, iu përgjigj Kasami.

Fillimi i procesit të ndryshimin e emrave në Tetovë, për herë të parë pas më së dy dekadash, has në një kohezion politik dhe pajtueshmëri gjithëpërfshirëse, ndërsa kundër këtij procesi, që në fillimin e tij, janë shprehur Lidhja e pasardhësve të Luftëtarëve të Tetovës, ndërsa së fundmi edhe LSDM e cila javë më parë u largua nga komisioni për ndryshim të emrave./ Alsat.mk

Lajme nga vendi

Ja emrat e kryesisë së VLEN, LD me 5 anëtarë, BESA me 7, Alternativa me 9 dhe VV me 2

Published

on

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme me të njëjtën emër, ndërkohë që kryetari akoma nuk është zgjedhur. Tash për tash VLEN-in do ta udhëheq Kresia e partisë me 23 anëtarë, ndërkohë që Alternativa e Zeqirija Ibrahimit do të ketë numrin më të madh të anëtarëve 9 gjithsej, BESA e Bilall Kasamit 7, ndërkohë që LD e Izet Mexhitit 5 anëtarë, ndërsa dy vende janë rezervuar për Vetëvendosjen, konkretisht Bekim Qoku dhe Jusuf Sopi.

Anëtarët e Kryesisë nga Lëvizja Demokratike:
1. Izet Mexhiti
2. Visar Ganiu
3. Saranda Imeri
4. Merita Koxhaxhiku, dhe
5. Feride Haxhiu

Lëvizja BESA për anëtarë të Kryesisë së partisë propozoi:
1. Bilall Kasami
2. Fatmir Limani
3. Blerim Sejdiu
4. Melinda Rashidi
5. Hasim Murtezani
6. Sedat Sulejmani, dhe
7. Fadil Zendeli

Alternativa propozoi:
1. Zeqirija Ibrahimi
2. Amir Elezi
3. Afan Elezi
4. Arben Labënishti
5. Orhan Murtezani
6. Safije Sadiki Shahini
7. Bashkim Murtezi
8. Bekim Sali, dhe
9. Imërlije Saliu Fetai

Anëtar i Kryesisë së partisë VLEN do të jetë edhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes, pjesë e koalicionit VLEN do të jetë edhe:
1. Bekim Qoku, dhe
2. Jusuf Sopi

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Pas 22 vitesh mashtrime, VLEN i sjell kanalizimin Zajazit

Published

on

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se projekti madhor për ndërtimin e sistemit të kolektorit dhe impiantit modern për trajtimin e ujërave të zeza në Kërçovë, me vlerë mbi 1 miliard denarë nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur të realizohet.

Nga VLEN thonë se ky projekt përfaqëson një hap të madh përpara në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kërçovës, duke mbrojtur shëndetin publik dhe mjedisin.

“Por jo vetëm kaq, pas 22 vitesh premtime dhe manipulime politike nga BDI-ja, më në fund edhe Zajazi i Ali Ahmetit po bëhet me kanalizim. E pabesueshme, por e vërtetë: duhej të vinte VLEN-i në qeveri, që të zgjidhej një problem bazik në vendlindjen e atij që për dy dekada sundoi pa i zgjidhur hallet e vetë vendit të tij. Ky projekt ishte buzë dështimit kur VLEN mori përgjegjësinë qeverisëse: vetëm 17% zbatim në 21 muaj, fonde IPA të humbura, kontraktor jofunksional dhe mungesë totale reagimi institucional nga qeveria paraprake – një tjetër pasqyrë e paaftësisë dhe dështimit sistematik që i është servirur qytetarëve për vite me radhë”.

“Falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, si dhe punës së palodhshme të kolegëve në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, projekti u shpëtua nga dështimi i plotë. Kontrata e mëparshme u ndërpre, u kërkua dëmshpërblim dhe përmes një prokurimi të ri, transparent dhe afatgjatë, u sigurua financimi i plotë nga buxheti i shtetit për realizimin e këtij investimi strategjik”, thonë nga VLEN.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sela: Taravari nuk mund të kthehet në ASH, bashkimi me të do të ishte “imoralitet ekstrem”

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe pjesë e Frontit Evropian, Ziadin Sela hodhi poshtë kategorikisht çdo mundësi bashkimi me krahun e partisë që aktualisht drejtohet nga Arben Taravari.

“Dera mbetet e hapur për anëtarët e ASH-së që shkuan me Taravarin, por jo për Taravarin”, tha Sela, në “RTMV2”.

Ai tha se do të ishte “imoralitet ekstrem”, duke nënkuptuar se përçarja në parti nuk është vetëm çështje strategjish apo interesash aktuale, por një pasojë e thellë e qasjes dhe parimeve politike.

Taravari më herët ka theksuar se është i vendosur që në zgjedhjet lokale të garoj me lista të veçanta për këshilltarë.

“Ne po shkojmë në zgjedhjet lokale me lista të ndara për këshilltarë dhe nuk ka kthim prapa nga ai vendim”, tha dje Taravari.

Advertisement

Ai shtoi se janë të gatshëm të diskutojnë gjithçka tjetër me të gjithë, dhe do të takohen me kryeministrin Mickoski, me të cilin kanë pasur komunikim të rregullt, pasi ai të kthehet nga udhëtimi i tij.

Lidhur me situatën në VLEN, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski theksoi se nuk pret që Taravari të ndërmarrë një hap që do të çonte në një koalicion me BDI-në opozitare, sepse kjo do të thoshte vetëvrasje politike për të.

Continue Reading

Më të lexuarat