Lajme nga vendi
Platforma “Qytet i sigurt”, Kasami priti në takim ministrin Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot qëndroi për vizitë pune në Tetovë me ç’rast u takua me kryetarin e Komunës, Bilall Kasamit.
Siç u tha nga të dy, kjo vizitë ishte në kuadër të promovimit të sistemit “Safe City”, që do të lehtësoi qarkullimin dhe do të bëjë që qytetarët të ndihen më të sigurtë gjatë lëvizjes nëpër qytet.
Toshkovski tha tha se kudo në vend ka mungesë të policëve, por në disa sektorë ka mbingarkesë.
“Në ato pozita ku ka punë të vështirë, punë që është në terren, rrezikon jetën që qytetarët të jetojnë të sigurt, aty na mungojnë gjithmonë punonjësit e policisë. Nga ana tjetër, pjesa komode, ku nuk ekspozohen ndaj shiut, erës, rrugës, kemi një tepricë punonjësish. Në të ardhmen po ndërmerren plane operative dhe po aktivizohen të gjithë ata të punësuar të pashfrytëzuar në MPB dhe do ta shihni do të tregojë koha dhe do të shihni ndryshim në krahasim me më parë”, tha Toshkovski.
Lajme nga vendi
VLEN: Artan Grubi komandon BDI-në me telekomandë nga jashtë!

VLEN sot akuzon se Artan Grubi është prapa idesë që BDI të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme lokale.
“BDI e di se ka vetëm një mënyrë për të shmangur humbjen: të bojkotojë zgjedhjet dhe të provokojë tensione në ditën e votimit! Kjo është karta e tyre e fundit, sepse e dinë që shqiptarët nuk u besojnë më dhe nuk i duan më në pushtet.
Ali Ahmeti vetë e pranoi nga Likova: BDI po përgatit bojkotin e zgjedhjeve lokale! Çfarë tregon kjo? Që BDI nuk ka as ide, as program, as njerëz të rinj – por vetëm frikën nga shantazhi.
Kjo parti, e cila për dy dekada i ka mbajtur shqiptarët peng me gënjeshtra dhe manipulime politike, sot është e kapur nga një klikë e zhytur në korrupsion dhe panik. Tani nuk vendos më as anëtarësia e saj dhe as votuesit – BDI komandohet me telekomandë nga i arratisuri Artan Grubi.
Ata që dikur mburreshin se nuk i trembeshin as bombave të 2001-shit, sot janë katandisur sa t’u dridhen gjunjët nga bombat politike të Artan Grubit!
A është Artan Grubi autor i skenarit për bojkotin e zgjedhjeve lokale? Me çfarë po e mban peng Artan Grubi këtë kryesi të BDI-së? Shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën! Koha e BDI-së ka mbaruar – askush nuk do t’i shpëtojë nga ndëshkimi i popullit!”, akuzojnë nga VLEN.
Lajme nga vendi
Lukarevska: Me propozim ligjin e LSDM-së pagat e punëtorëve do të rriten për 15 mijë denarë

Deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska njofton se partia e saj po propozon zgjidhje ligjore që do t’u ndihmojë punëtorëve dhe kompanive, por edhe të hyra shtesë për Buxhetin.
Sipas saj, projektligji do t’u mundësojë punëdhënësve në sektorin privat që punëtorëve të tyre t’i rrisin pagat për 3 mijë deri në 15 mijë denarë, pa pasur nevojë të paguajnë kontribute për atë pjesë të shtuar.
“Kontributet pensionale, shëndetësore dhe shoqërore do të ngrihen në mesataren e 3 pagave të fundit të paguara të punonjësit. Kjo ngrirje është i vlefshëm për një periudhë njëvjeçare, që do të thotë se punëdhënësit nuk do të kenë barrë shtesë financiare gjatë rritjes së pagave. Cilat kompani dhe për cilët punëtorë mund të përfitojnë përjashtim? Për punëtorët për të cilët kompanitë paguajnë pagë neto që nuk është më e lartë se 65.380 denarë… Janë rreth 400 mijë punëtorë të tillë që do të mund të merrnin të ardhura më të larta pa shpenzime të shtuara për kompanitë. Nëse shifrat i përkthejmë në shembuj: Nëse rritja mesatare e pagave është 7.500 denarë për 400.000 të punësuar, atëherë rritja totale e pagave në nivel vendi do të ishte 585 milionë euro”, tha Lukarevska.
Lajme nga vendi
BDI: VLEN në panik pas skandaleve të korrupsionit, shpif për të mbuluar të vërtetën

Pas skandaleve ku zyrtarët e tyre u kapën në flagrancë për korrupsion, VLEN ka humbur kontrollin dhe po sillet si një anije pa busull. Në vend që të japin përgjigje për aferat ku janë përfshirë, tani shpikin teori absurde për të larguar vëmendjen nga skandalet e tyre.
Një parti që ka zyrtarë të akuzuar për korrupsion dhe të përfshirë në afera të rënda nuk mund të flasë për të tjerët. Shqiptarët e shohin qartë se kush po punon për ta dhe kush po tenton të shpëtojë nga ndëshkimi. VLEN nuk ka më as ide, as vizion – vetëm panik dhe shpifje!
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve