Connect with us

Lajme nga vendi

E goditi me veturë dhe iku, fëmija nga Shemshova përfundon në spital

Published

on

Një fëmijë nga fshati Shemshovë është goditur me veturë dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.

Shoferi i cili e goditi ka ikur dhe mbetet i panjohur për Policinë edhe më tej.

“Më 28.02.2025 në ora 21.30 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrethrrotullimi i rrugës “Jane Sandaski” me rrugën “Goce Stojçeski” në Tetovë, një veturë ka goditur një fëmijë këmbësor nga fshati Shemshovë e Tetovës, pas çfarë shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes. Në këtë fatkeqësi, siç kanë konstatuar nga Spitali Klinik në Tetovë, fëmija këmbësor ka marrë lëndime trupore të rënda”, qëndron në raportin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga atje shtojnë se merren masat për zbardhjen e rastit.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mbetet e paqartë ngordhja e dhenve berberë në Kopshtin Zoologjik në Shkup

Published

on

Arsyeja e ngordhjes së dhenve berberë në kopshtin zoologjik në Shkup ende nuk dihet, shkruan Alsat.

Kjo pasi ende nuk ka konfirmim zyrtar pas autopsisë së kryer, thotë biologu akustik, Jordanço Milloshevski, i punësuar në kopshtin zoologjik të Shkupit.

Ngordhja e kafshëve ndodhi pothuajse një muaj më parë.

“Ngjarja e fundit ishte ajo e ngordhjes së shtatë dhenve berberë, ishte shkaktuar nga me sa duket, nga helmimi nga ndonjë bimë, gjë që ende nuk është vërtetuar sepse rezultatet e autopsisë nuk janë marrë ende zyrtarisht, në mënyrë që të mund të japim një deklaratë të saktë se çfarë e shkaktoi ngordhjen e dhenve berberë”, tha Jordanço Milloshevski – Biolog akustik në Kopshtin Zoologjik, Shkup.

Sipas Milloshevskit, edhe përskaj një sërë ndodhish gjatë këtij viti, kopshti zoologjik i Shkupit, mbetet vend i sigurt për tu vizituar.

Advertisement

“Vizitat varën nga kushtet e motit, nëse dita është e mirë si kjo sot, atëherë vizitorët vijnë pa marrë parasysh ndodhitë që ndodhen, apo nëse ndonjë kafshë ka ngordhur apo ka lindur. Vitet e fundit kemi më shumë vizita nga qytetarët e Kosovës e sidomos gjatë fundjavës”, u shpreh Jordanço Milloshevski – Biolog akustik në Kopshtin Zoologjik, Shkup.

Gjatë një periudhe të shkurtër në kopshtin zoologjik të Shkupit ndodhën një sërë shkarkimesh dhe ngjarjesh. Në vitin 2022 u shkarkua drejtori i tretë më radhë, Kristijan Stamenov, pas skandalit me therjen e 10 kuajve të kopshtit zoologjik.

Më pas erdhi edhe vrasja e shpendëve për shkak të dyshimit se janë të sëmurë me gripin e shpendëve, pas së cilave kopshti mbeti i mbyllur për ca kohë ndërsa kishte reagime të shumta nga organizatat për të drejtat e kafshëve.

Ngjarja e fundit është ajo me dhentë berberë për të cilat ende nuk ka rezultat nga autopsia për të sqaruar shkaqet e ngordhjes. / Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjykata e Apelit ul dënimin me burg të “Boki 13” për rastin “Haraçi”

Published

on

Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin Bojan Jovanovskit, i njohur në opinion si Boki 13, në rastin “Haraçi” për katër vjet, nga nëntë në pesë vjet burgim, ka konfirmuar për “Sloboden Peçat” avokati i tij mbrojtës Vladimir Tufegxhiq. Me këtë, Jovanovskit i kanë mbetur edhe pak muaj për të vuajtur dënimin.

Siç raportojnë disa media, ky vendim gjyqësor është marrë për shkak të gjendjes shëndetësore të Jovanovskit.

“Boki 13” aktualisht ka një dënim me burg me kusht në bazë të dokumentacionit mjekësor të siguruar nga një bord mjekësor. Disa mjekë pohojnë se ai është invalid i shkallës së parë dhe nuk mund të kryejë dënimin me burg. Gjykata i pranoi ato gjetje mjekësore dhe e lejoi atë të qëndronte i lirë. Në vitin 2023, Jovanovski iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plotë të stomakut.

Në fund të janarit, Jovanovski në llogarinë e tij në Instagram njoftoi se shëndeti i tij është ende në rrezik. Ish-prezantuesi i televizionit nuk ka dashur të komentojë problemet e tij, ndaj ka kërkuar privatësi.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Published

on

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,10 % në raport me vendimin e datës 24.02.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, si dhe të EURODIZELIT (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,50 den/litër.

Nga data 04.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 77,50 (denarë/litër)

BEUROSUPER BS – 98 do të shitet për 79,50 (denarë/litër)

Advertisement

EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 72,00 (denarë/litër)

Vaj për djegje Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 71,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 S do të shitet për 44,952 (denarë/kilogram).

Continue Reading

Më të lexuarat